Shqiperia-Etnike  
 
  ORGANIZATAT EKSTREMISTE SERBE NË KOSOVË 04/25/2024 7:55pm (UTC)
   
 
ORGANIZATAT EKSTREMISTE SERBE NË KOSOVË (nga libri i Fetnete Ramosaj)
 
1. “OSA – Oslobodilacka Srpska Armija”
 
Motoja: “Ubij i bezi!”
(“Vrit dhe ik”!)
 
Bauar në hulumtimin e kryer mbi veprimtarinë e organizatavë ekstremiste serbe, rezulton se të njëjtën organizatë e hasim me emra të ndryshëm, që duket se kishte të bënte me mosmarrëveshje ndërmjet drejtueseve të saj, si: “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”, si “Oslobodilacka Srpska Armija (OSA) apo “Srpska Oslobodilacka Armija” (SOA). Pas rishfaqjes së bujshme në vitin 2005, ky emërtim duket të jetë modfikuar në “Srpski Oslobodilacki Antiteroristicki Pokreta – SOAP” (“Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe), të cilën do ta trajtojmë vecmas.
Politikanë, e në veçanti mediet në Kosovë (shumica syresh), që pas përfundimiy të luftës e kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve këtu se aktiviteti i UDB-së është duke u zhvilluar në mënyrë latente dhe papengueshëm. Dhe, mbase të gjitha do të mbeteshin në nivel të “alarmit” sikur, në vitin 2000, në Graçanicë mos të kapeshin pjesëtarë të njësive më elite të të ashtuquajturës Ushtri Jugosllave, të specializuar për diversione dhe aksione terroriste. Vetëm disa ditë më pas edhe në Cagllavicë, fshat ky buzë Prishtinës, u zbuluan armë të fshehura, të serbëve të cilat ishin të vendosura nëpër bunkerë specialë, fare pranë oborreve të shtëpive të serbëve të mbetur aty. Lloji i eksplozivit ishte po ai i cili u zbulua tek diversantët e “Ushtrisë Jugosllave” në Gracanicë. Por, këtu nuk u arrestua njeri, sado që rasti i Graçanicës dhe i Cagllavicës dëshmuan qartë se ekipe të specializuara të komandove dhe të diversantëve terroristë serbë, më nuk janë të përqendruar, por janë të shtrirë gjithandej nëpër enklavat serbe. Kjo, para së gjithash vlen për Mitrovicën, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, ku, pikëriaht këto formacione të armatosura serbe ndërmorën sulme të armatosura mbi objektet e policisë së UNMIK-ut si dhe të pjesëtarëve të KFOR-it. Këto sulme mbetën të pandëshkuara dhe të pandriçuara.
Tashmë është e ditur publike se anëtarët e një njësie të Ushtrisë Jugosllave (UJ), përkatësisht të Brigadës 125 të Motorizuar, kanë qëndruar në Kosovë edhe pasi pjesa tjetër e Ushtrisë Jugosllave u tërhoq nga Kosova pas përfundimit të luftës. Oficerër e mbetur prapa në Kosovë ishin urdhëruar nga superiorët e tyre që “të shkrihen me ambientin dhe të presin urdhrat” . Këta kanë kryer detyrra të ndryshme operative, qoftë edhe për rrëmbimin e gazetarëve të huaj dhe të punonjësve të organizatave ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës, me qëllim të dështimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur paqen, etj. Një gjë e tillë është bërë publike edhe në hulumtimin e Institutit për Njoftime të Luftës dhe Paqes – IËPR me titull: “Ilegalë” serbë veprojnë pas shpinës së armikut në Kosovë, të datës 17 dhjetor 1999. Burimi i IËPR-së, një ish-oficër i UJ-së (i cili mund të jetë akoma në shërbim aktiv), duke iu referuar njësisë që kanë mbetur prapa në Kosovë, kishte deklaruar se ata kanë mbetur brenda në Kosovë dhe vazhdojnë të shërbejnë aktivisht për UJ-në.
 
Ata janë oficerë, megjithëse ka edhe policë, të cilët kanë kaluar shumë vjet në shërbim aktiv në Kosovë, të cilt kanë krijuar familjet e tyre atje, kanë ndërtuar shtëpitë, kanë blerë prona, etj. dhe të cilët kanë pranuar me shumë dëshirë propozimin e Komandës së Lartë për të mbetur në Kosovë. Unë nuk mund të them se sa prej tyre kanë mbetur atje dhe çfarë detyrash kryejnë, por ata janë atje dhe do të zbatojnë urdhrat në çdo moment”, tha ai.
 
Brigada 125 e Motorizuar, ka marrë pjesë në masakra dhe në krime të shumta gjatë luftës pothuajse në gjithë territorin e Kosovës, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit dhe Drenicës, nën komandën e gjeneralit serb Dragan Zhivanoviq.
Po ashtu, pas përfundimit të luftës në Kosovë, shumica e trupave dhe teknikës serbe u vendosën në Kosovën Lindore, komunat Preshevë, Medvegje e Bujanoc. Që nga shtatori i vitit 2000, në këtë rajon veproi edhe njësiti special i quajtur “Kosovski Odred” (“Njësiti i Kosovës”), i cili idhyr i kombinuar nga ushtria jugosllave. Pjesëtarët e këtij njësiti, paraprakisht u përgatitën në rrethinën e Pirotit. Ky njësit, i përbërë prej 1500 vetave, fillimisht u pozicionua në rajonin e Bujanocit. Armatimi që kishte në dispozicion njësiti special për operim në rajon, përbëhej nga mjetet e blinduara, ato mekanike, njsitet e inxhinierisë, ato për lidhje dhe komunikim, për mbrojtje kimike, biologjike dhe atomike, si dhe shërbime të tjera përcjellëse. Njësiti kishte në përdorim mbi 200 automjete të ndryshme, më shumë se 110 automjete të luftës, të llojeve dhe destinacioneve të ndryshme, 17 automjete speciale, ssi dhe mbi 60 automjete të tjera joluftarake. Njësiti kishte në dispozicion edhe tanke T 90 S, dhe tipe të tjera të tankeve, deri te ato me pajisje kundërajrore.
Me njësitin komasndonin ushtarakë të lartë serbë, të lindur kryesisht në Kosovë, që e njohin mirë mentalitetin dhe gjuhën shqipe, siç janë Momir Vukadinovic, i lindur në Pejë; Momir Stojanoviqi, i rrethinës së Gjakovës, kolonel i KOS-it ushtarak, pjesëmarrës në krime lufte në Kosovë (më pas shef i shërbimit sekret ushtarak VBA); Millorad Gjakoviqi, me prejardhje nga Mredari, afër Podujevës; Stefan Ragjenoviqi, nga Peja; Ivica Stankoviqi nga Nishi, por që ka punuar një kohë në Kosovë. Ky njësit kishte në dispozicion edhe aeroplanët MIG 29 e MIG 21, si dhe helikopterët. Rreth 35 përqind të pjesëtaëve të njësitit kanë qenë pjesëmarrës në luftë në Kosovë, ndërkaq një e katërta e tyre janë serbë nga Kosova. Pikësynimi i tyre ishte depërtimi në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, në momentin e përshtatshëm.
Veç tjerash, nga gushti i vitit 2000, Korpusi i Pçinjit ishte shëndrruar në një zonë operative, t cilës iu bashkangjitën edhe njësitet nga Nishi, Beogradi, Novi-Sadi e Kragujevci, ndërsa u përforcua edhe me Divizionin e Drinës dhe atë të Kosovës, të formuar për nevoja dhe intervenime të veçanta. Në përbërje të këtij “Odredi” bënin pjesë më shumë se 2 mijë pjesëtarë të përgatitur mirë, që i flisnin gjuhët shqipe e angleze, të cilët kishin në dispozicion edhe uniforma të UÇPMB-së, UÇK-së dhe të KFOR-it amerikan,.anglez e rus. Po ashtu, gjatë kësaj kohe në rajonin e Kosovës Lindore vepronin edhe grupet paramilitare, si dhe garda vullnetare serbe, nën udhëheqjen e Frenki Simatoviqit. Këto gjendej me veprim edhe Millorad Ulemeku – “Legija”. Divizioni i Drinës komandohej nga nënkoloneli Tomisllav Obradov, ndërsa KOS-i ushtarak nga kolonel Dushko Peshiq nga Gjakova, i cili e flet mirë gjuhën shqipe. Kompania e vëzhbimit udhëhiqej nga koloneli Miqa Zhivojinoviq. 
Të gjitha aksionet e përmendura më lart, sikundër dhe aksionet diversante të krijera kudo ndëpër Kosovë, janë të lidhura drejtpërdrejt me të ashtuquajturën “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”, si recidive e ushtrisë, policisë dhe e sigurimit terrorist serb në Kosovë.
Organizata terroriste serbe e ashtuquajtur “Oskibodilacka Srbska Armija – OSA” (“Ushtria Çlirimtare Serbe”), u deklarua si organizim ushtarak në tetor të vitit 1999, pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit, në magjistralën e Ibrit, si dhe një varg aksionesh të kryera në Kosovë. Kjo organizatë kishte për qëllim: sulmet ndaj qeverisë së Beografit – njerëzve të Millosheviçit në tri faza; likuidimin e personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimin e monarkisë serbë; bojkotimin dhe sabotimin nëpër qytetet kryesore të Serbisë; depërtimin e tyre nëpër gjykata dhe stacione policore; edukimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Europën e bashkuar, krijimin e njësive të OSA në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovën Lindore etj.
Sipas burimeve të konfirmuara dhe që janë plotësisht konfidenciale, organizimi i formacionit paramilitar serb të ashtuquajtur “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovvës dhe Metohisë” në Kosovë ndërlidhet drejtpërsëdrejti me emrin e Zoran Angjelkoviqit, njërit prej funksionarëve të lartë të Serbisë para dhe gjatë luftës në Kosovë, njëherësh kryetarit të të ashtuquajturit “Këshill Ekzekutiv i Kosovës dhe Metohisë”, ndërsa, gjatë luftës edhe komandant i “Mbrojtjes Civile” pranë Shtabit të Ushtrisë Jugosllave në Kosovë, mbi të cilin bie një barrë e rëndë për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Angjelkoviqi, përndryshe ishte njëri prej njerëve më besnike të kriminelit Millosheviq, i cili, me direktivë nga lart, menjëher pas mbarimit të luftës, në qershor të vitit 1999, e themeloi organizatën parapolitike të ashtuquajtur “Organizata Serbe për Paqe dhe Tolerancë”. Kjo organizatë parimisht, e kishte vetëm një objektiv: tendencën për ruajtjen e ndikimit politik të Millosheviqit në Kosov dhe faktorizimit të tij këtu. Në organizatën e tij, gjegjësisht të Millosheviqit, Angjelkoviqi ia doli të tubojë një numër të madh të ish bashkëpjesëmarrësve të tij në luftë kundër shqiptarëve, të cilët janë të evidentuar si kryes të veprave më monstruoze kundër popullatës shqiptare. Madje, edhe qarqet antimillosheviqiane në Serbi, lidhur me organizatën e Angjelkoviqit, më shumë se një herë janë shprehur se ai, gjegjësisht shefi i ti, këtë organizate “për paqe dhe tolerancë” (sa ironike) e mban përe ta fshehur aktivitetin diversiv dhe terrorist të mbeturinave të UDB-së dhe KOS-it në Kosovë. Me një fjalë, nëpërmjet këtij organizimi në mënyrë ilegale vazhdoi kontinuiteti i lufts së UDB-së kundër shqiptarëve, mu në Kosovë, por tani në forma speciale, duke e avancuar idene e aksioneve diversante në nivelin e idesë tepër të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen në tërë rajonin, të ashtuquajtur “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”.
Sipas burimeve tepër të besueshme, të cilave iu referohej “Gazeta e Re”, në shkurt të vitit 2001, këtë bandë terroristësh serbë e udhëhiqnin oficerë të “Ushtrisë Jugosllave”, të UDB-së dhe të KOS-it ushtarak, me prejardhje kryesisht nga Nishi, Prokupla, Rashka dhe vendet e tjera nga rrethinat e kufirit me Kosovën, të cilët ia dolën që të përgatissin një mori grupesh të vogla operative, guerile për të kryer aksione terroriste kudo nëpër Kosovë, para së gjithash kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së, më qartë kundër drejtuesve të luftës në Kosovë, por edhe personaliteteve të tjera.
Zoran Angjelkoviqi, nëpërmjet serbit S.G. nga Fushë – Kosova i formoi celulat e të ashtquajtures “Armatë Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë në këto lokalitete: Babi Moc, Gorazhdec, Hoçeë e Madhe, Cërnicë të Gjilanit, Brezovicë, Shtërpcë dhe në disa lokalitete të tjera. Problemet më të mëdha lidhur me këtë organizim Zoran Angjelkoviqi dhe gjeneralët e tij i kishin në Mitrovicë, ku pas shumë mosmarrëveshjeve rreth formave të organizimit dhe të veprimit, shefi i të ashtquajturës “Organizatë për Paqe dhe Tolerancë”, pra Angjelkoviqi, rrahet keqnga njerëzit e Oliver Ivanoviqit, gjë të cilën Angjelkoviqi, natyrisht paksa të modifikuare sqaroi edhe në të përdyjavshmen “Duga të Beogradit, në tetor të vitit 2000. Arsyjet për këtë konfrontim fizik ndërmjet njerëzve të Angjelkoviqit dhe të Oliver Ivanoviqit ishin krejtësisht të natyrës politike, gjë e cila u hetua edhe gjatë vizitës të cilën në muajin shtator të vitit 2000, gjatë fushatës së paligjshme elektorale në Kosovë e bëri kryetari i të ashtuquajturës Jugosllavi, Vojsllav Koshtunica, i cili u sulmua brutalisht nga fansat e Angjelkoviqit. Por, për dallim nga Angjelkoviqi, i cili përfundoi në spital, Koshtunica fitoi vetëm disa hematoma në kokë dhe nëpër trup nga goditjet që iu bënë nga guret e mjetet e tjera të cilat u hodhën mbi të.
Edhe përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, e ashtuquajtura “Armatë Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”, u themelua nga mesi i dhjetorit të vitit 1999. Në mbledhjen sekrete, e cila u mbajt në Kosovë, pos skemës organizative dhe aspekteve operative, pas shumë propozimeve, moto e kësaj organizate terroriste do të jetë kjo: “Ubij i bezi!” (“Vrit dhe ik!”).Mbase kjo moto më së miri e definon edhe përcaktimin për taktikën që do ta përdorë ky organizim, duke futur në aksione grupe të përgatitura në Kosovë dhe në Serbi, të komanduara nga oficerë me përvojë në luftërat në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, si dhe me direktiva të plota të Sigurimit Shtetëror Serb (UDB) dhe të Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit ushtarak (KOS), si dhe njerëzit e kriminelit Zheko Razhnjatoviq - Arkan, të cilët ishin instruktorë në bazën e tij në Erdut dhe koamndo në tri luftërat e lartpërmendura. Pra, vrasës të stervitur dhe me “dëshmi”.
Udhëheqës të të ashtuquajturës “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”  u emëruan disa pensionistë të shebimit sekret serb, siç janë: Radosllav Llukiq, David Gajiq, Millan Llakoviq, Zoran Dragoviq, etj., të cilët në një kohë kanë vepruar në Kosovë, por që më kohë kishin kaluar me detyra të tjera operative shtetërore në viset e ish Jugosllavisë. Gjatë luftës në Kosovë, edhe pse të pensionuar dhe me banim në Beograd, si “ekspertë” të “çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve” ata morën pjesë në përgaditjen e aksioneve të shumta të ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve serbë në Kosovë. Ata, pas përfundimit të luftës, me dokumente të falsifikuara dhe me emra të tjerë, në mënyrë të vazhdueshme i shfrytëzuan konvojete serbëve të përcjellë nga KFOR-i, që të shkojnë dhe vijnë në Kosovë. Dyshimi në ta ishte dhe mbetet më i vogël, për shkak të moshës, por rreziku nga ata është tepër i madh. Ata flasin fare mirë edhe gjuhën shqipe dhe jo rrallë herë janë futur edhe nëpër ato pjesë ku nuk ka serbë.
Edhe pse e themeluar në mesin e dhjetorit të vitit 1999, ideja për themelimin e të ashtuquajturës “Armatë Çlirimtare Serbë të Kosovës dhe Metohisë”, është hedhur që në prill të vitit 1999. Mbledhja e parë e “ekipit” tepër interesant është mbajtur në godinën e “Këshillit Ekzekutiv të Kosovës dhe Metohisë”, konkretisht në zyrën e Zoran Angjelkoviqit, i cili edhe e ka kryesuar këtë mbledhje dhe njëkohësisht i ka njoftuar të pranishmit ndërmjet veti. 
Në mbledhjen e pareë, por edhe në të dytën dhe në të tretën, përveç Angjelkoviqit, kanë marrë pjesë edhe kryeshefi i UDB-së për Kosovë, Mishko Llakoviq, eksperti i UDB-së për plan dhe analizë, Zoran Stijoviq dhe Xhafer Beiqi, një prej udbashëve më famëkëqinj në Kosovë. Ideja primare ishte që të krijohen formacione mundësisht të përziera nacionale, nëpërmjet të cilave do të depërtohej ndër shqiptarët të mbetur, ku do të kërkohej lojaliteti i një numri më të madh të qytetarëve, me anë të të cilëve UDB-ja do t’i kundërvihej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë mbledhje, sipas dokumentacionit që e kanë në dispozicion ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nga një kopje e të cilit dokumentacion është gjetur në godinën e braktisur të UDB-së në Prishtinë, në Kastriot (ish Obiliq) dhe në Lipjan, del se ndër të tjerët në atë takim kanë marrë pjesë edhe D.R. ish politikan i ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në fund të viteve të ‘70-ta deri më 1981 me prejardhje nga Zhegra e Dardanës, përndryshe një prej njerëzve më me influencë ndër serbët e Kosovës, si dhe njëfarë Selim Goxhufi, nga Prishtina, i cili në mbledhjen e trete merr instruksionin që në kampin e krijuar nga të zhvendosurit në Surkish të Podujevës të fillojë fushatën e “përvetësimit” të shqiptarëve që mbaheshin në rethim të hekurt të forcave serbe. Pjesën propagandistike e bënin dy televizione të sapohapura në Prishtinë: TV S-ja si dhe AS TV, një televizion hibrid, i cili, për habinë e të gjithëve, në kohën kur Serbia dhe serbët ushtronin gjenocid mbi shqiptarët emitonte “program” në gjuhën shqipe. Këto programe ishin nën kontrollin e plotë të udbashit Zoran Stijoviq, i specializuar për propagandë dhe kundërpropagandë ndaj shqiptarëve.
Mirëpo, siç mund të konkludohet nga dokumentet të cilave referohej “Gazeta e Re”, siç duket, pjesëtarët “elitë” të UDB-së së Kosovës, të zhgënyjer nga rrjedha e ngjarjeve të cilat po intensifikoheshin qoftë me bombardimet e NATO-s, qoftë me zhvillimet në terren ku numri i pjesëtarëve të UÇK-së po rritej shumë, saktësisht më 6 maj i vitit 19999, në një shtëpi të braktisur të shqiptarëve, në lagjen Kolovicë e Re të Prishtinës mbahet edhe një mbledhje tjetër e sigurimsave serbë. Në këtë mbledhje sërish ishin të pranishëm Mishko Llakoviq, Zoran Stijoviq, një Labus (mbase Llabush, ngase emri nuk i lexohet qartë në dokument), Xhafer Beiqi si dhe dy shqiptarë të tjerë me pseudonimet “Arda” dhe “Çetnik”, që të dy nga Podujeva, të cilët, sipas informacioneve, luajtën dhe luajnë rol të jashtëzakonshëm në kuadër të të ashtuquajturës “Armatë Çlirimtare Serbe të Kosovës dhe Metohisë”
Dokumenti i dytë, të cilit i referohej dhe e kishte në posedim edhe “Gazeta e Re” është interesant edhe për faktin se më 6 maj 1999 UDB-ja nis ta kuptojë realitetin se Serbia po e humbiste luftën në Kosovë, kështu që dokumenti nga kjo mbledhje në të cilën, siç theksohet, me arsyje mungojnë D.R. dhe Zh.I. (shefi i Partisë Socialiste Serbe për Kosovë) mban shifrën “Sekret” dhe prapashtesën “Në rast tërheqjeje”. Në këtë dokument parashihet mundësia e krijimit të një formacioni tjetër operativ, sekret në Kosovë, i cili do të quhej “Ushtria Çlirimtare e Serbisë”, “Armata Çlirimtare e Serbisë” apo “Ushtria për Çlirimin e Jugut të Serbisë”.
Më 11 maj të vitit 1999, të mësipërmit në mbledhjen e dakorduar, në të cilën nuk marrin pjesë “Arda” dhe “Cetnik”, pra dy “shqiptarët” nga Podujeva, frohet të marrë pjesë S.G. nga Fushë Kosova, u cili pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte zhvendosur nmë të ashtuqiajturën Republika Srpska, konkretisht në Bjelinë, por i cili, çdo të dytën javë futej në Kosovë përmes konvojeve.
Me propozimin e S.G., më 11 maj 1999, viet kontakti me Radosllav Llukiqin, David Gajiqin, Millan Llakoviqin, Zoran Dragoviqin e të tjerët, të gjithë ish pensionistë të UDB-së më banim në Beogradm të cilët në Kosovë për herë të parë, më ftesë arrijnë më 26 maj të vitit 1999. Këta të fundit, praktikisht e krijojnë shtabin e organizatës, e cila në fillim u quajt “Ushtria Çlirimtare e Serbisë” e cila, pas shumë mosmarrëveshjesh ndërserbe, në muajin dhjetor të vitit 1999 e merr emrin e saj shprehës “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë” apo shkurtesën SOA. Ata kishin përgatitur edhe uniformat ushtarake me shkurtesën SOA KM.
Kjo organizatë, aksionet e para i ndërmori në korrik të vitit 1999, pikërisht kundër pjesëtarëve të minoritetit serb.
Në fund të qershorit të vitit 1999, në Graçanicë, është vërejtur eprori i “Ushtrisë Jugosllave”, koloneli “Legija” (Millorad Ulemeku), një epror me përvojë në Legjionin e të Huajve në Francë. Ai ishte i përfshirë në shumë zona të luftës. I ka shpëtuar një atentati në Stallovë të Gallapit, në maj të vitit 1999 kur makina e tipit “Golf 2” ishte sulmuar nga pjesëtarët e Brigadës 153 të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit. “Golfi” kishte targa të Prishtinës. “Legjia” është njohur për diversione dhepër shkak të rezultateve të treguara në luftërat e Bosnjës dhe të Kroacisë. Nga një major i Legjionit të të Huajve ishte avancuar në gradë koloneli dhe ishte emëruar komandant i “Beretave të Kuqe”, formacion elit i “Ushtrisë Jugosllave” gjatë luftërave në ish Jugosllavi. Ky formacion së bashku me “frenkistët” e Frenki Simatoviqit, të cilët gjithashtu janë pjesë aktive e të ashtuquajturës “Armatë Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë”, ishin drejtpërdrejti nën komandën e Sllobodan Millosheviqit dhe të Nikolla Shainoviqit, ndërsa më vonë të Vojisllav Koshtunicës.
Takimi i Millorad Ulemekut – “Legija”-s me Zoran Angjelloviqin, është mbajtur në shtëpinë e njëfarë Jovaniviqit, apo mase edhe Jankoviqit në Graçanicë, më 3 korrik 1999. Veç tjerash, i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Momçillo Trajkoviq, lider i të ashtuquajturës “Lëvizje Serbe e Rezistencës në Kosovë e Metohi”. Po ashtu, këtë ditë, nga Prishtina në Gracanicë ishte shpërngulur ish funksionari i lartë i KSA të Kosovës, D.R. Në këtë takim, lidhur me zhvillimin e ngjarjeve, kishte ndodhur një thyerje e madhe ndërmjet Momçillo Trajkoviqit dhe Zoran Angjelkoviqit. Trajkoviq, sipas burimeve, e kishte refuzuar çështjen e krijimit të organizatës terroriste, e cila tashme po formësohej. Angjeloviqi e mendonte të kundërtën. D.R. ia mbante krahun Angjelkoviqit. “Legija” nuk ishte pozicionuar. Sido që të jetë, që atë ditë raportet ndërmjet Angjelkoviqit dhe Trajkoviqit përfundimisht u thyen. Dhe, mu për këtë shkak Trajkoviqit disa muaj më pas i ndodhi aksidenti në apartamentin e tij, në lagjen “Dardania” të Prishtinës. Vetëm disa ditë pas takimit të “Legija-s me Zoran Angjelkoviqin dhe të tjerët në Gracanicë, në fshatin Grackë të Lypjanit ndodhi vrasja monstruoze e dymbëdhjetë serbëve. Të gjitha dëshmitë tregojnë se kjo ishte pjesë e sulmit të kolonelit “Legija” dhe bashkëluftëtarëve të tij. Sulmi ishte i shifurar me emrin “SREB” (“Drapri”). Ndërsa, e tëra kishte për qëllim që pas krimeve monstruoze, të cilat Serbia dhe serbët i kishin bërë në Kosovë, të fillohej përpunimi i opinionit të jashtëm, duke i paraqitur serbët si viktima të shqiptarëve, me qëllim që ta tërheqin vëmendjen e opinionit të jashtëm, duke i paraqitur serbët si viktima të shqiptarëve, me qëllim që ta tërheqin vëmendjen e opinionit publik nga krimet e tmerrshme që i kryen forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Fatkeqësisht, një numër i konsiderueshëm i ndërkombëtarëve “ gëlltiti këtë karrem” serb. Me krimin e kryer në fshatin Graçkë e Vjetër të Lypianit, de facto filloi aktivitetin ajo që quhet “Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës e Metohisë”. 
 
2. Cilat ishin lidhjet e “Drejtorisë së Gjashtë” (“Drejtorisë për Vrasje”) të Sigurimit Shtetëror të Serbisë me OSA-n?
 
Në vitin 1999, në kuadër të Qendrës së Sigurimit Shtetëror serb në Beograd, ishte formuar edhe një njësit i veçantë për likuidime, gjë që u bë publike vetëm një dekadë më vonë. Në përfundim të regjimit të Millosheviqit, Qendra e Sigurimit Shtetëror në Beograd jashtëligjshëm themeloi Drejtorinë e Gjashtë (Sesto odeljenje Centra DB u Beogradu) e njohur si “Drejtoria për Vrasje” (Odeljenje DB za ubistva) nën përkujdesjen e së cilës, rezulton të jenë krimër krime të shumta monstruoze dhe ekzekutime enigmatike të kundërshtarëve politikë në Serbi dhe jashtë saj. Mësohet se “Drejtoria e Gjashtë” është formuar më 22 nëntor 1999, me vendim të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në kohën kur kryeshef i Sigurimit Shtetëror ishte Radomir Markoviqi, menjëherë pasi ishte bërë publikë përfshirja e Sigurimit Shtetëror në vrasjen e katër aktivistëve të Partisë SPO të Drashkoviqit në magjistralën e Ibrit, më 3 tetor 1999, dhe se ka vepruar der më 27 shkurt 2001, kur eështë nënshkruar vendimi për shpërbërjen e saj.
Ndonëse kjo drejtori ishte formuar jashtë të gjitha rregullave dhe procedurave standarde ligjore, dhe nuk kishte asnjë përshkrim të fushëveprimtarisë apo të detyrave, raporti i BIA-s lidhur me veprimtarinë e Drejtorisë së Gjashtë, thotë se detyra e kësaj drejtorie ishte “për përgatitje dhe realizim teknik” (“za pripenu i tehnicku realizacju”), duke shtuar se terme të tilla nuk janë përdorur në Sigurimin Shtetëror Serb. Duke ciguar një deklaratë të shkurtër të shefit të “Drejtorisë së Gjashtë”, Ratko Romiq, thuhet se kjo drejtori është formuar “për kryerjen e shërbimeve të fshehta dhe aktiviteteve operative jashtë vendit” (“za vodenje obavestajno-operativnih aktivinosti u inostranstvu). 
Ndonëse “Drejtoria e Gjashtë” për shkaqe konspirative përbëhej vetëm nga pësembëdhjetë persona: Ratko Romiq – kryeshef, Millan Nikoliq, Millutin Ateleviq, Dejan Filipoviq, Dejan Careviq, Radoslav Srgjan Babiq, Sllavisha Arsiq, Zhivojin Joviciq, Branisllav Duniq, Dragosllav Todoroviq, Zhelko Mandiq, Dushan Kupreshanin, Zoran Matarkiq dhe dy të tjerë, shumica prej tyre edhe sot me pozita të larta të qeverisë Daciq dhe në institucionet qendrore të Serbisë, ajo kishte fuqi të jashtëzakonshme dhe të drejtë që të angazhonte në operacionet e saj çdo pjesëtar aktiv të Shërbimit Shtetëror serb, e në veçanti pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale (Jedinice za Specijalne Operacije – JSO). 
Prandaj, vrasjet politike të pasluftës në Kosovë dhe tendencat për nxitjen e një lufte vëllavrasëse, duhet parë në prizmin e veprimtarisë së “Drejtorisë së Gjashtë” të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Krahas likuidimeve misterioze, ekipet e kësaj drejtorie njëkohësisht thuhet të jenë marrë edhe me zhdukjen e dëshmive dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës në gjithë hapësirën e ish Jugosllavisë.
 
3. Formacioni paramilitar “Rojat e Urës”
 
Formacioni paramilitar serb i ashtuquajtur “Rojat e Urës”, është themeluar dhe vepron në pjesën veriore të Mitrovicës që nga kapitullimi i forcave serbe në përfundim të luftës në Kosovë, më 12 qershor 1999. Ndërkaq kah fundi i vitit 1999, “Rojat e Urës” ishin një organizatë e strukturuar, që aktivitetet e veta i koordononte me ndihmën e radiove (motorolave) dhe formave të tjera të telekomunikimit. 
Themelues i këtij formacioni kriminal ishte agjenti i MUP-it Oliver Ivanoviqi, me emrin e të cilit ndërlidhen shume krime të luftës dhe të pasluftës. Pas përfundimit të luftës dhe ndarjes së qytetit të Mitrovicës, Oliver Ivanoviqi e heqë uniformën e policit dhe me rrobat civile promovohet në rolin e liderit e njëherësh edhe të udhëheqësit të formacionit paramilitar serb “Rojat e Urës”.
Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, për një kohë të gjatë, pikërisht Oliver Ivanoviqi i ka dirigjuar të gjitha aksionet që janë ndërmarrë nga grupi paramilitar “Rojat e Urës” kundër popullsisë shqiptare por edhe kundër trupave të KFOR-it.
“Rojat e Urës”, fillimisht u shfaqën nën maskën e të ashtuquajturës “Qendra për Paqe e Tolerancë”, nën drejtimin e Oliver Ivanoviqit, Marko Jakshiqit, Spasojë Memaroviqit etj.
Struktura e formacionit kriminel “Rojat e Urës”, përbëhej nga policë të Serbisë, dhe struktura të tjera të sigurisë, të veshur me rroba civile e të armatosur, të dirigjuar direkt nga Beogradi. Formacioni përbëhej edhe nga Tigrat e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, nga çetnikë të Partisë së Sheshelit, agjentë të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), nga pjesëtarë të MUP-it (Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë) etj.
Formacioni paramilitar serb “ Rojat e Urës”, e konsideronte veten strukturë të sigurisë me tri funksione kryesore: të parandalojnë hyrjen e shqiptarëve të Kosovës në pjesën verire të Mitrovicës; të grumbullojnë informata mbi Forcën e Kosovës (KFOR) dhe Policinë Civile (CIVPOL) dhe të grumbullojnë informacione për çdo shqiptar të Kosovës që jetonte në veri.
Sipas Dosjes konfidenciale të NATO-s, ku përfshihen biografitë kriminale të mbi 400 personave me veprim në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht serbë, saktesohet se sistemi i komunikimit të “Rojave të Urës” në Mitrovicë, ishte i njëjti me atë të MUP-it serb dhe se për këtë përkujdesej Vuçina Janiçijeviç. Anda, konstaton NATO, “Rojat e Urës” nuk veprojnë në izolim, por brenda një strukture mirë të organizuar.
Gjatë kësaj kohe u themelua edhe një organizatë joqeveritare serbe, e quajtur “Asociacioni i Qytetarëve të Urës – Shën Dimitrije”, alias MOST (“Ura”), me qëllim që të krijojë një front politik për formacionin paramiliar “Rojat e Urës”, sidomos për t’i ndihmuar në realizimin e qëllimeve politike, të afërta me Partinë Demokratike Serbe (DSS) të Vojisllav Koshtunicës. Kryetar i Asociacionit “Most” ishte Vlladimir Rakiq – “Gile”, arkëtar Mirolub Bozhoviq – “Baki” dhe sekretar Nebojsha Vukmiroviq – “Piki”. Anëtarë nderi të “Most”-it janë edhe Marko Jakshiqi dhe Millan Ivanoviqi.
Në dokumentin konfidencial të NATO-s (maj 2001), thuhet se Marko Jakshiqi, bashkë me kriminelë të tjerë, si Millan Ivanoviqi, Momçillo Trajkoviqi dhe Vuk antonijeviqi, bëjnë pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë më karburante në veri të Kosovës. Nëpërmjet këtyre parave të pista, ata në vazhdimësi i financuan të ashtuquajturit “Roja të Urës”.
Që nga qershori i vitit 1999, bazë e “Rojave të Urës” dhe e kriminelëve të tjerë u bë kafiteria famëkeqe “Dolçe Vita”. Aty u hartuan dhe nisën të gjitha trazirat në pjesën veriore të Mitrovicës. Një kohë të gjatë aty gatuheshin politika, trazirat, biznesi i paligjshëm, kontrabanda dhe krimi i organizuar në veri të Mitrovicës. Aty ishte nyja koordinuese e “Rojave të Urës” – “famëkëqinjve me Motorola”, që një kohë të gjatë mbajtën pushtetin e xhunglës matanë urës së Ibrit, me një lidhje të ngushtë me politikanët lokalë të veriut, veçanërisht me kapobandën, Millan Ivanoviq, vegël e të cilit ishte edhe ish – ushtaraku i armatës jugosllave, Spasoje Memaroviqi – ECHO, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s, në dosjen për mbi 400 protagonistët destabilizues të veriut të Kosovës. 
Formacioni kriminal “Rojat e Urës” njihet për krime të shumta të kryera ndaj popullsisë shqiptare, për spastrimin etnik të pjesës veriore të Mitrovicës nga popullsia shqiptare, për bastisje, rrahje e keqtrajtime, vrasje e plagosje të shumta. Vetëm në natën ndërmjet 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, në pjesën veriore të Mitrovicës, formacioni kriminal serb “Rojat e Urës”, nën udhëheqjen e shefit të  këtij formacioni, Oliver Ivanovic dhe shefit të MUP-it serb në Mitrovicë, Dragolub alias Dragan Delibashiq (1957), vranë e masakruan njëmbëdhjetë shqiptarë në shtëpitë e veta, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë, plagosën mbi 40 veta dhe rreth 100 të tjerë i keqtrajtuan në forma të ndryshme. Njëkohësisht 1564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona i dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës. “Rojat e Urës” kanë bërë edhe arrestime të njerëzve, të cilët ua kanë dorëzuar autoriteteve në Serbi për gjykim.
Me “Rojat e Urës” apo gamëkëqinjtë me “Motorola”, siç cilësohen nga NATO, një kohë ka komanduar krimineli Spasoje Memaroviq nga Peja, - i njohur si “ECHO”, bashkëpunëtor i ngushtë i Millan Ivanoviqit, Marko Jakshiqit, etj. Po ashtu, Dimitrij Jancijeviq – Miki (1978), truproja e Oliver Ivanoviqit njihet si një prej nyjeve të organizimit të trazirave në veri; Ivica Ivanoviqi, epror aktiv i MUP-it serb me veprim në Mitrovicë, bashkëpunëtor i ngushtë i Oliver Ivanoviqit, i koordinonte rregullisht “Rojat e Urës” dhe aktivitetet e tyre si pengesë për shtrirjen e rendit në veri, thuhet në dosjen e NATO-s; Momçillo Arlov, ishte udhqheqës i një grupi të “Rojave të Urës”; rol të rëndësishem kishin edhe Vlladimir Rakiq, Filip Sinxhiq, etj. 
Në fillim të vitit 2002, rreth 200 pjesëtarë të formacionit famkeq “Rojat e Urës” dhe të MUP-it serb, u pranuan në radhët e Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), pa u trajtuar fare e kaluara e tyre kriminale. Rekrutimi i pjesëtarëve të “Rojave të Urës” dhe i pjesëtarëve të MUP-it serb në SHPK, u bë sipas “Dokumentit të Përbashkët”, të nënshkruar ndërmjet UNMIK-ut dhe ish – Republikës së Jugosllavisë (RFJ), të datës 5 tetor 2001, i cili parashihte qartë që oficerët serbë të SHPK-së kryesisht do të punojnë në zonat e banuara me shumicë nga serbët e Kosovës, si dhe në komunitetet e përziera. Rekrutimi i tyre u bë me aprovimin e Beogradit. Në anën tjetër, pikërisht nën trysninë e Beogradit, qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) u përjashtuan nga SHPK-ja, pa ndonjë arsyje bindëse. Shumica e policëve nga radhët e minoritetit serb, vazhdojnë të punojnë njëkohësisht edhe për MUP-in serb, të mos e respektojnë zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës dhe të jenë të përfshirë në aktivitete të shumta kriminale e terroriste në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Të ashtuquajturit “Rojat e Urës” në vazhdimësi kanë rekrutuar edhe shumë të rinj serbë për kryerjen e veprave vandale kundër shqiptarëve dhe për nxitjen e trazirave. Aktualisht, ende ekziston një bërthamë aktive me një numër të papërcaktuar të “Rojave të Rrës, si dhe një grup më i madh i vlerësuar i cili mund të thirret sa heëe që paraqitet nevoja. “Rojat e Urës” vazhdojnë të monitorojnë urën dhe të luajnë një rol jetik në mbajtjen e paraspeshës së pushtetit në pjesën veriore të Kosovës.
Megjithëse aktivitetet kriminale e terroriste të “Rojave të Urës” janë të argumentuara, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.
Si pasues të “Rojave të Urës” paraqiten edhe disa grupe paramilitare, që janë të motivuara politikisht, si: “Pit Bull”, “Çakalli”, “Karlos”, 
“Razbijaçi”, të cilat janë të lidhura me krimin e organizuar.
I ashtuquajturi grup paramilitar “Pit Bull”, vepron në pjesën veriore të Mitrovicës. Përbëhet prej rreth 30 anëtarëve, të njohur për veprime ekstremiste, të cilët nxisin provokime që t’i rrisin tensionet ndëretnike. Veprojnë në koordinim të plotë me urdhrat që ua japin Millan Ivanoviqi dhe Marko Jakshiqi dhe disa liderë të tjerë të KNS-së. në mesin e të cilëve janë edhe disa agjentë të shërbimit sekret serb BIA. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe ish-pjesëtarët e formacionit paramilitar “Rojat e Urës”. Lubisha Staletoviq dhe Miodrag Kragoviq. 
I ashtuquajturi grupi paramilitar i Karlosit, është grup ekstremist i cili më herët ka qenë nën komandën e Oliver Ivanoviqit. Ky grup njihet edhe si grupi “Spaske”, sipas emrit të drejtuesit të grupit Dragan Spasojeviq – “Spaske”, më herët asistent i Oliver Ivanoviqit. Spasojeviqi është përgjegjës për disa krime serioze, sulme me granata dore kundër automjeteve të UN-it, etj. Kanë lidhje me grupin “Razbijaçi”.
I ashtuquajturi grupi paramilitar “Razbijaçi” (“Shkatërruesit”) është involvuar në kontrabandën e automjeteve, cigareve, armëve etj. Drejtues i grupit është Bratisllav Pantoviq, alias “Batiq” ose “Kondor”. Punonjës në policinë e UNMIK-ut në Zveçan, dhe pronar i barit “Beli Dvor”. Përkrah tij është Zvonko Veselinoviqi.
Kur jemi këtu duhet vënë në dukje se Serbia operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth një mijë trupa efektivë, të angazhuar në katër struktura të ndryshme të sigurisë, të cilët veprojnë, kontrollohen dhe financohen nga Serbia. Në veri veprojnë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP); “Mbrojtja Civile”; shërbimet sekrete serbe (BIA dhe VBA) dhe organizatat e grupet kriminale.
Duhet vënë në dukje se organizatat dhe grupet paramilitare serbe kanë lidhje shumë të fuqishme me strukturat e MUP-it serb në veri të Kosovës, të cilët gjithnjë veprojnë bashkërisht në situata konfliktuoze. Këto grupe organizojnë patrulla lëvizëse me vetura civile. Sektori i këtyre patrullave lëvizëse përfshin pjesën veriore të Mitrovicës deri në daljen veriore të Zveçanit si dhe të gjitha lokacionet e banuara me serbë në pjesën veriore të Kosovës. Dhjetëra persona që janë arrestuar nga këto grupe i janë dorëzuar MUP-it, të cilët zakonisht kanë përfunduar në Serbi. 
MUP-i e ka një strukturë mirë të organizuar në veri të Republikës së Kosovës, e cila vepron që nga korriku i vitit 1999 dhe kontrollohet direkt nga Beogradi zyrtar. 
Aktualisht numri i pjesëtarëve të këtij formacioni është 500 pjesëtarë, të cilët janë të armatosur dhe të pranuar në mënyrë zyrtare nga MUP-i serb, në Kralevë të Serbisë. 
Pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” (“Civilna Zaštita”)  urdhrat i marrin nga kryetarët ilegalë të komunave serbe në veri të Kosovës dhe po ashtu i zbatojnë planet që hartohen nga Beogradi zyrtar. “Mbrojtja Civile” operon në veri të Kosovës me rreth 245 pjesëtarë, kurse udhëheqësit e kësaj organizate, shumica nga ta janë me të kaluar ushtarake. Shefi i të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” për Kosovë është Radisav Janiçijeviq – “Disko”. Zëvendës i tij edhe udhëheqës i këtij formacioni në pjesën veriore të Mitrovicës është Branisllav Stojisavleviq. Përgjegjës i “Mbrojtjes Civile” për Zveçan është Çaslav Sofronijeviq; përgjigjës i “Mbrojtjes Civile” për Leposaviq (ku i numëron 90 anëtarë) është Milenko Bozhoviq. Zëvëndës të tij janë: Momir Jakshiq, Raso Sovriliq, Llazo Bashqareviq, pastaj Sllavisha Vuçiniq, Stevo Bozhoviq, etj. Mbikëqyrës të “Mbrojtjes Civile”  janë: Sllavisha Jociq, Mirko Delibashiq dhe Zoran Mitroviq. E ashtuquajtura “Mbrojtja Civile”, vepron zyrtarisht në kuadër të komunave ilegale serbe, në pjesën veriore të Kosovës, ku i raportojnë drejtpërdrejt kryetarëve ilegalë. Është mjaft aktive në veri të Mitrovicës veçanërisht me organizimin për mbrojtjen e barrikadave mbi urën kryesore në Mitrovicë, si dhe në afërsi të shkollës së mesme teknike. “Mbrojtja Civile, veç tjerash dyshohet se qëndron prapa aktit terrorist të kryer në prill të vitit 2012, kundër familjes Haradinaj, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Një grup ekstremist i afërt me “Mbrojtjen Civile” quhet “Mbrojtja Civile Teknike”, i cili vepron në veri të Kosovës dhe udhëhiqet nga Radomir Bogdanoviqi – “Rale”. Ky grup numëron 30-40 persona.
Shërbimet sekrete serbe (ushtarake dhe civile) operojnë ilegalisht në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit. Realisht të gjitha problemet në veri burojnë nga këto formacione spiunazhi, të cilat kanë krijuar një rrjet masiv agjenturor. Përgjegjës i Shërbimit Sekret Serb – BIA është Savo Milenkoviq, me prejardhje nga fshati Kuqicë i komunës Skënderajit. Dejan Kompireviq është koordinator për strukturat e BIA-s për pjesën veriore të Kosovës. Edhe Millan Radosavleviq u takon strukturave të larta të BIA-s në veri të Kosovës, ndërsa Ratko Todoroviq, është shef i një sektori të BIA-s. Udhëheqës i Shërbimit Sekret Ushtarak Serb – VBA, është Jovica Llazareviq.
Edhe përkundër ndarjeve dhe dallimeve ideologjike dhe organizative që mund të kenë organiztat ekstremiste dhe grupet paramilitare serbe, të gjitha këto punojnë bashkë kur është fjala për “sigurinë” në pjesën veriore të Kosovës. Komunikojnë ndërmjet veti me “mobtel” (rrjetin e telefonisë mobile të Serbisë), nëpërmjet telefonave celulare ose aranzhojnë stacione/baza të përbashkëta të radiolifhjeve të njëjta (të tipit “motorola”), duke mbajtur lidhje të përhershme si grupet ndërmjet veti, ashtu edhe anëtarët brenda grupeve. 
Të gjithë pjesëtarët e MUP-it dhe grupet paramilitare janë të armatosur me armatim të lehtë të këmbësorisë, që përmban një komplet luftarak. MUP-i kontrollon rreth 90 të pjesëtarëve të minoritetit serb, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në mënyrë të vazhdueshme i dërgojnë raportet në MUP dhe njëkohësisht i marrin nga dy paga. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pjesëtarët e MUP-it dhe pjesëtarët e SHPK-së nga radhët e minoritetit serb në Kosovë, kolektivisht u sollën konform urdhrave të Beogradit zyrtar.
Financimi i organizatave dhe i grupeve paramilitare serbe bëhet nga burime të ndryshme si nga buxheti për shpenzime të veanta i qeverisë sëe Serbisë; nga buxheti i konsoliduar i Kosovës në formë të pagave mujore, nëpërmjet qendrës klinike spitalore në pjesën veriore të Mitrovicës; nëpërmjet asistencës humanitare të asociacionit të qytetarëve “Shën Dimitrije” më seli në Beograd, i cili drejtohet nga struktura të shërbimit sekret serb; nëpërmjet krimit të organizuar: kontrabandimit të cigareve, mallit me akcizë, drogës, prostitucionit si dhe nëpërmjet reketimit (shtrëngimit) të popullatës serbe në veri të Kosovës,.
 
4. “Këshilli Nacional Serb – KNS”
        (“Srpsko Nacionalno Veće- SNV)
 
I ashtuquajturi Këshill Nacional Serb (KNS) – (“Srpsko Nacionalno Veće- SNV), është themeluar më 19 dhjetor 1999 në Leposaviq, si produkt i shërbimeve ushtarake serbe. Selia e tij është në Mitrovicë. Është më rëndësi të theksohet se themelimi i KNS-së korrespndon të jetë bërë njëkohësisht me (ri)themelimin e organizatës terrorisre serbe OSA ("Ushtria Çlirimtare e Serbisë”) nga shërbimet sekrete ushtarake e civile të Serbisë. Themelimi i këtij “Këshilli” është bërë sipas shembullit të këshillit me të njëjtin emeër që e themeluan serbet në Kroaci, në vitin 1997. 
Kryetar i KNS-së për veriun e Kosovës është Millan Ivanoviqi, ish drejtor i Qendrës Spitalore në pjesën serbe të Mitrovicës. Ivanoviqi është përfaqësues i  DSS-së në Zveçan. Është anëtar nderi i OJQ-së “Most” dhe i “Rojave të Urës”. Ndërkaq, nënkryetar i KNS-së është Marko Jakshiqi, lideri i Partisë Demokratik të Serbisë (DSS) në Mitrovicë, njëherësh deputet i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, anëtar nderi i OJQ-së “Shën Dimitrije” dhe “Rojave të Urës”, përfaqësues i serbeve pranë UNMIK-ut në Mitrovicë, i cili që nga shkurti i vitit 2003, e ka rolin edhe të kryetarit të të ashtuquajturit “Kuvend i komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”, me seli në Mitrovicë. Jakshiq është edhe drejtor i Qendrës Spitalore në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kryetari i KNS-së, Millan Ivanoviqi, është i dyshuar për pjesëmarrje në veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes ndacionale, raciale e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale. Strukturat e tyre janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë. Ata vazhdimisht kanë bërë thirrje për rezistencë dhe për të shkaktuar dhunë. I ashtuquajturi KNS është në bashkëveprim me formacionin paramilitar “Rojat e Urës”, të cilit i ofronin mbështetje politike.
Qëllimi i KNS-së ishte që të mbrojë interesat serbe në Mitrovicë dhe t’i parandalojë shqiptarët për të hyrë në veri të qytetit, duke i rigrupuar të gjithë serbët rreth implementimit të planeve dhe direktivave që u vijnë nga Beograzi zyrtar. Për realizimin e këtyre planeve serbomëdha, KNS dhe strukturat e tjera me të cilat basjkëvepron nuk janë kufizuar në përdorimin e mjeteve dhe të metodave terroriste kundër shqiptarëve, kundër forcave paqeruajtëse ndërkombëtarëve, por edhe kundër vet serbëve, të cilët kanë shfaqur ndonjë shenjë përafrimi për integrim në institucionet e Kosovës.
Përve pjesëmarrjes në krime lufte, në periudhën e pasluftës ka me qindra raste të akteve terroriste, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive të popullsisë civile shqiptare, plagosjes së qindra ushtarëve të KFOR-it e të policisë ndërkombëtare, por edhe të vrasjece të tyre, por që anëtarët e KNS-së asnjëherë nuk kanë dhënë llogari për veprat e tyre kriminale.
Në vitet e para të pasluftës (2000-2001), udhëheqësit lokalë të SPS-it të Millosheviqit, Vuk Antonijeviq, Marko Jakshiq e Millan Ivanoviq, njëherësh themelues dhe drejtues të KNS-së për veriun e Kosovës, kishin planifikuar nisjen e një lufte të re në Kosovë, tash kundër ndërkombëtarëve. Vuk Antonijeviqi, Marko Jakshiqi e Millan Ivanoviqi, cilësoheshin si rebelë dhe plangprishës që duan luftë të re, citon dokumenti i NATO-s.
Pjesëtarë të tjerë të të ashtuquajturit “Këshilli Nacional Serb” janë: Dragolub Delibashiqi (alias Kapiten Dragani), njëri nga drejtuesit e MUP-it serb në veri të Kosovës, anëtar aktiv i KNS-së ku vepron si koordinator i strukturave serbe të sigurisë; Vlladimir Rakiqi – “Gile”, anëtar i KNS-së, drejtor rajonal i Ujësjellësit në pjesën veriore të  Mitrovicës dhe udhëheqës i OJQ-së “Shën Dimitrije”, alias “Most” (“Ura”); Sllavisha Ristiqi, përfaqësues i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS të Vojsllav Koshtunicës) dhe i ashtuquajturi kryetar i komunës së Zbubin Potokut, njëherësh përfaqësues i KNS-së në këtë komunë, pjesëmarrës dhe organizator i aktiviteteve të shumta destabilizuese në veri të Kosovës; Dragan Spasojeviqi, paramilitar, anëtar i KNS-së për veriun e Kosovës; Nebojsha Joviqi, vozitës dhe truproje e Oliver Ivanoviqit, anëtar i KNS-së; Sllavisha Bishevac, anetar i KNS-së, aktiv brenda grupeve paramilitare  në veri të Mitrovicës; Mirosllav Ilinçiq – “Marijan”, anëtar i KNS-së, njëri ndër udhëheqësit e protestave të dhunshme në veri të Kosovës , në djegjen e postave kufitare në vitin 2008; Millorad Llaçkoviqi – “Llaçko”, anëtar  i KNS-së, shef i operacioneve për “Rojat e Urës”; Miodrag Raliqi, anëtar i KNs-së, i njohur si paramilitar, menaxher i restorantit “Dolçe Vita” , bashkëpunetor i Oliver Ivanoviqit, shumë aktiv në organizimin e demonstratave dhe sulmeve me granata; Momir Kasaloviqi, anëtar i KNS-së – përgjegjës për qarkun e Mitrovicës, etj. 
I ashtuquatjturi “Këshilli Nacional Serb”, anëtar i të cilit ishte edhe patriarku Artemije Radosavleviq, disa herë kërkoi edhe zyrtarisht nëpërmjet komunikatave dhe shkrimeve zyrtare, që të largohen të gjithë policët shqiptarë nga veriu i Kosovës. Kjo kërkësë u ripërsërit më 10 prill 2007, me ç’rast KNS-ja kundërshtoi dërgimin e policëve shqiptarë në pjesën veriore të qytetit. 
Qeveria e Serbisë në mënyrë të organizuar gjatë viteve të pasluftës (vazhdon edhe sot), i ka blerë pronat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës. I ashtuquajturi  “Këshill Nacional Serb”, i ka blerë dhjetëra shtëpi dhe banesa të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim të spastrimit etnik.
I ashtuquajturi “Këshilli Nacional Serb” në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe, në krye me peshkopin Artemije Radosavleviq, ka nënshkruar kontrata me vlerë prej miliona dollarësh për t’i paguar lobistët amerikanë që të angazhoheshin kundër pavarësisë së Kosovës, veçanërisht për të lobuar te Qeveria Amerikane. Sipas gazetës serbe “Kurir”, e cila thotë t’i ketë parë kontratat e nënshkruara me zyrat e avokaturës që merren me lobim në SHBA, shuma e përgjithshme e këtyre kontratave kap vlerën prej 4.2 milionë dollarësh. Siç raporton kjo gazetë, shihet qartë se këtu është i përzier prifti Simeon Vilovski, bashkëpunëtori më i ngushtë i peshkopit Artemije, i cili më vonë ishte arrestuar në Greqi me kërkesë të Serbisë për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve për rikonstruktimin e Kishave Ortodokse në Kosovë. Adresa e tij (Manastiri Banjska në Kosovë) gjendet në të dy kontratat. 
Më 17 mars 2008, në përleshjet e KNS-së dhe të MUP-it serb me forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, serbët vranë me armë zjarri një ukrainas, pjesëtar i policisë speciale të UNMIK-ut, vrasja e të cilit nuk është zbardhur as sot e kësaj dite. Pos vrasjes së policit ukrainas, në këtë përleshje u plagosën rëndë e lehtë edhe mbi 100 pjesëtarë të policisë së UNMIK-ut, që po ashtu kanë mbetur si raste të heshtura edhe përkundër faktit se të gjitha rastet janë të evidentuara në kamera, duke mos i përjashtuar edhe provat e tjera gjyqësore. Sulmi ishte kryer me granata dorë, armë zjarri AK-47, pushkë gjysmë-automatike, snajperë e mjetë tjera që kanë qenë të drejtuara kundër KFOR-it. Dy liderët e të ashtuquajturit “Këshilli Nacional Serb”, Millan Ivanoviqi dhe Marko Jakshiqi, në një protestë të serbëve të mbajtur në Mitrovicë, më 10 shkurt 2009, kishin bërë thirrje publike që të digjen përsëri pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi (portat 1 dhe 3 në Leposaviq dhe Zubin – Potok), pas vendosjes së EULEX-it në këto dy pika. 
Me emrat e drejtuesve të KNS-së dhe të strukturave kriminale rreth tyre, në krye me Millan Ivanovicqin e marko Jakshiqin, lidhen shumica e sulmeve të armatosura, vrasjeve e plagosjeve, akteve terroriste dhe trazirave të serbëve në veri. Me direktiva të Beogradit zyrtar, KNS i ka organizuar dhe vazhdon t’i organizojë serbët e pjesës veriore të Kosovës kundër KFOR-it, UNMIK-ut, EULEX-it dhe kundër institucioneve të Kosovës. 
 
5. “Garda e Vullnetarëve Serbë – TIGRAT”
 
Paraqitja publike e organizatës “Garda e Vullnetarëve Serbe – TIGRAT”, e cila veten e quan pasardhëse e organizatës “Tigrat” e Arkanit, veç tjerash, ndërlidhet me atentatin e kruer kundër kolonelit të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), Dejan Jankoviq, në shtator të vitit 2005, ndonëse edhe më herët në Shtërpcë me rrethinë ishin shpërnarë pamflete nga “Garda Serbe”, në të cilat kërcënoheshim serbët që bashkpëpunonin me shqiptarët dhe institucionet e Kosovës.
Koloneli i SHPK-së, Dejan Jankoviq ishte blagosur me një plumb në dorë, në mnrëmjen e 28 shtatorit 2005, në një sulm në Kaçanik të Vjetër, jo larg Ferizajit. Dejan Jankoviç ishte emëruar komandant i SHPK-së për rajonin e Gjilanit dy javë para atentatit (me 14 shtator 2005). Fillimisht ai deklaroi se sulmi ka qenë i drejtuar kundër tij, si polic serb në krye të SHPK-së, në rajonin e Gjilanit. 
Lidhur me këtë, “Garda e Vullnetarëve Serbë – Tigrat” mori përgjegjësinë për  tentim –atentatin ndaj kolonelit të SHPK-së per rajonin e Gjilanit, Dejan Jankoviq, policia e UNMIK-ut dhe SHPK-së më afërsi të fshatit Brod të Strërpcës, i arrestuan dy zyrtarë të armatosur të MUP-it, përkatësisht zyrtarë të xhandarmërisë së Serbisë me shërbim në Nish: Miki Milosavleviq (1977) nga fshati Jazhince dhe Sasha Mihajloviq (1981) nga fshati Berevce, të dyja vendbanime të Shtërocës. Ndërkohë që në pikën doganore “Dheu i Bardhë” ishte arrestuar edhe pjesëtari tjetër i policisë serbe, Vladimir Ivkoviq nga Valeva e Serbisë.
Mirëpo, disa ditë pas plagosjes (më 4 tetor), koloneli i SHPK-së Dejan Jakovië, u deklaroi medieve  serbe se “Tigrat” nuk e kanë plagosur dhe se sulmin ndaj tij nuk e kanë bërë serbët por e kanë bërë shqiptarët! “Dokumenti, i cili para disa ditësh u paraqit në opinion, e me të cilin njëfare garde vullnetare serbe “Tigrat” merr përgjegjësinë për sulm është i rremë dhe konsideroj se serbët nuk qëndrojnë prapa sulmit dhe se dokumentin e ka shkruar ndonjë shqiptar!”, tha ai. Jankoviq, u deklaroi medieve serbe se paraqitja e këtij dokumenti është përpjekje që hetimet për sulm të hidhën në palën tjetër dhe nuk beson se fjala është për ndonjë organizatë serbe. “Teksti është përplot gabime gramatikore dhe drejtshkrimore. Në gjithë tekstin nuk ka shkronjë q (ć) por vetëm ç (č), filluar nga mbiemri im, ka thënë ai. Këtë mund ta ketë shkruar ndonjë shqiptar”, ka thënë Jankoviq. Si dëshmi kryesore se ky dokument është i rremë Jankoviqi tha se në tekst qe shkruar se sulmi është bërë ,ë 29 shtator e ai në të vërtetë është bërë një ditë më herët. Arsyen kryesore për sulmin dhe për paraqitjen e këtij dokumenti, Jankoviqi e sheh në faktin se një serb është bërë kolonel në SHPK. Me këtë rast, koloneli Jankoviq deklaroi se asnjëherë nuk ka qenë i kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe pse pranoi se nëpër rrugët e Shtërpcës ka parë afishe kundër serbëve që bashkëpunojnë me shqiptarët. “Kurrë nuk kam qenë i kërcënuar. Nëpër rrugët e Shtërpcës kam pare pamflete në të cilat thuhet se janë tradhtarë të popullit të gjithë ata serbë që bashkëpunojnë me shqiptarët”, tha Jankoviqi. Nëpër vendbanimet e Shtërpvës këto afishe ishin vendosur në emër të organizatës së ashtuquajtur “Srbska Garda” (“Garda Serbe”), e cila u bënte thirrje që të mos shihen duke bashkëpunuar me ndonjë shqiptar. Duhet vënë në dukje se këto deklarata paragjykuese ndaj shquiptarëve të kolonelit të SHPK-së, Jankoviq, erdhën menjëherë pas “vizitës” që i bëri kreu i organizatës terroriste serbe SOAP, Mikan Velinoviqi. 
 
6. “SOAP – Srpski Oslobodilački Antiteroristički Pokret” 
       (“Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe”)
 
Motoja: “Gjithmonë para të gjithëve”
(Uvek Ispred Svih”)
 
Ueb-faqja zyrtare e SOAP – ëëë.soap-kosovo.org (!)
 
Komandant i SOAP është Mikan Velianoviq (foto)
 
 
 
Kjo organizatë terroriste serbe, e paraqitur si formacion ushtarak, u shfaq publikisht në vitin 2005. Motoja e kësaj organizate është “Gjithmonë para të gjithëve” (“Uvek ispred Svih”).
Si komandant i SOAP-it (të vetquajturës “Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe”), ishte vetëdeklaruar Mikan V. Velinoviq, ish-kryetar i Federatës Jugosllave të Mundjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit të luftës gjeneralit serb Nebojsha Pavkoviq, komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës në Kosovë dhe Shef i Shtabit të UJ-së, i dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës me 22 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera  gjatë luftës në Kosovë. 
Tri paraqitjet e para publike të SOAP-it janë sa domethënëse aq edhe kundërthënëse, të cilat duan trajtim të veçantë. Në periudhën dymujore të këtyre paraqitjeve, në rajonin e Shtërpcvës dhe të Ferizajit ndodhën disa raste te vrasjeve dhe të plagosjeve të minoritarëve serbë si dhe shkatërrimi me eksploziv i një përmendoreje të dëshmorëve të UÇK-së. Kemi edhe paraqitjen publike nëpërmjet afisheve të “Gardës Vullnetare Serbe – Tigrat” dhe të “Srpska Garda”-s, si dhe arrestimin e disa pjesëtarëve aktivë të xhandarmërisë serbe. Gjatë periudhës dymujore, kur ndodhën këto raste, personalisht “komandanti” i SOAP-it, Velinoviq, ka qendruar në regjionin e Shtërpcës.
Në deklaratën e parë publike, i ashtuquajturi komandant i Lëvizjes Çlirimtare Antiterroriste Serbe (Srpski Oslobodilački Antiteroristički Pokret  - SOAP), Molam Velinoviqi, shfaqet fillimisht më 16 gusht 2005, me një deklaratë dhënë gazetës serbe “Glas Javnosti”, me një kërcënim të drejtuar kundër udhëheqësve të lartë politikë e ushtarakë të Kosovës, që vijnë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramush Haradinaj, ish – kryeministër dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Agim Çeku, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Në këtë deklaratë, drejtuesi i SOAP-it, Velinoviq, pasi thotë se organizata ekziston që katër vjet, ai i kërcënon Thaçin, Haradinajn dhe Çekun, duke i quajtur “terroristë që kanë bërë përgatitjet e tyre në kampe gjithandej Shqipërisë dhe Kosovës për të kryer edhe më shumë krime ndaj popullit serb”. Sipas Velinoviqit, për ekzistimin e SOAP-it kanë njohuri edhe UNMIK-u dhe KFOR-i. “Qëllimi i themelimit të lëvizjes është ndalimi i terroristëve dhe secesionistëve shqiptarë që kanë bërë përgatitjet e tyre në kampe gjithandej Shqipërisë dhe Kosovës për të kryer edhe më shumë krime ndaj popullit serb”, ka thënë i vetëquajturi komandant i SOAP-it, Mikan Velinoviqi. Sipas tij, pjesëtare të SOAP-it janë serbë që jetojnë në Serbi, si dhe disa pejsëtarë të komuniteteve të tjera që e konsiderojnë Beogradin si kryeqytet të vetin.
Çuditerisht, vetëm disa ditë pas kësaj deklarate, pikërisht më 27 gusht 2005, në rrugën magjistrale Ferizaj – Stërpcë, në rrethana të pasqaruara vriten dy të rinj serbë dhe plagosën dy të tjerë. Beogradi zyrtar për vrasjen e dy serbëve dhe plagosjen e dy të tjerëve, njëzeri i fajësoi “terroristët shqiptarë”. Në deklaratat e tyre, kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica dhe kryetari i Serbisë,  Boris Tadiç, i akuzuan drejtpërsëdrejti shqiptarët për vrasjen e Aleksandër Stankoviqit dhe Ivan Dejanoviqit në Baicë afër Shtërpcës. Ky kurs i “vijës zyrtare “ u ndoq pothuajse nga pjesa më e madhe e medieve në Beograd.
Me këtë rast, kemi paraqitjen e dytë publike të të ashtuquajturit komandant i SOAP-it, Mikan Velinoviq, në gazetën serbe “Srbski Nacional”. Më 29 gusht 2005, kjo gazetë duke dhënë lajmin se “terroristët shqiptarë kanë vrarë dy të rinj serbë në rrugën magjistrale Shtërpcë – Ferizaj”, shkruan se “është e qartë se bëhet fjalë për sulm terrorist që ka qenë e motivuar etnikisht”. Gazeta më tej sjellë deklaratën e “komandantit” të të ashtuquajturës “Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe (SOAP), Mikan Velinoviq, sipas të cilit “pjesëtarët e SOAP-it mbrëmë i kanë mbajtur nën bllokadë fshatrat Firajë dhe Brod”, fshatra këto të banuara vetëm me shqiptarë nën komunën e Shtërpcës, duke e akuzuar TMK-në dhe SHPK-në se qëndrojnë prapa sulmeve kundër serbëve.
Shfaqjen e tretë publike, SOAP-i e ka bërë në fillim të muajit tetor 2005. Kësaj radhe, në një bisedë për “Koha Ditore”, më 9 tetor, Mikan V. Velinoviqi është vetëdeklaruar si kreu i të ashtuquajturës “Lëvizje Çlirimtare Antiterroriste Serbe” (SOAP), që pretendon t’i ketë më shumë se 7 mijë anëtarë në Kosovë. Velinoviqi ka pranuar se është komandanti i SOAP-it, organizatë e cila, sipas tij, është formuar vitin e kaluar, për t’i mbrojtur serbët e Kosovës. “Për të mos ndodhur eskalimi humanitar e kemi formuar SOAP-in, i cili tani numëron 7.500 anëtarë në tërë Kosovën. Ndërkaq, sipas sistemit të automatizimit, secili serb është pjesëtar yni, sepse ne kërcënohemi nga terroristët”, tha Velinoviqi. Çuditërisht, tani Velinoviqi deklaron se SOAP-i është formuar një vit më parë, përkatësisht në vitin 2004, e jo si në deklaratën e parë publikë, kur thotë se është formuar katër vjet më parë. Se “SOAP-i është formuar më 8 nëntor 2004, në një nga enklavat serbe në Kosovë, mirëpo u shpall publikisht një vit më vonë”, figuron edhe në uebfaqen zyrtare të SOAP-it (ëëë.soap-kosovo.org). Sigurisht nje ndryshim i tillë i datës së themelimit të SOAP-it është bërë me qëllime të caktuara, në njërën anë për të mohuar aktivitetin e mëhershëm fiversiv kundër Kosovës dhe në anën tjetër, për të arsyetuar formimin e këtij formacioni paramilitar, me demonstratat e marsit 2004. Indikacionet janë se SOAP-i është pasuese e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare Serbe (e njohur si OSA apo SOA).
Komandanti i SOAP-it, Mikan Velinoviq, ka pasur paraqytje mediale në Kosovë vetëm në TV Herc të Shtërëpcës, dhe atë pas dy sulmeve të armatosura ndaj serbëve nga ky rajon. Këtë televizion serb dikush e ka obliguar që ta fshijë incizimin e kësaj deklarate pas emetimit të saj. Pas sulmit të armatosur ndaj kolonelit të SHPK-së, Dejan Jankoviq, Velinoviqi i kishte deklaruar TV Herc-it se i ka bërë ofertë bashkësisë ndërkombëtare për “luftimin e përbashkët të terrorizmit”. 
Është me rëndësi të theksohet se “komandanti” i SOAP-it, Mikan Velinoviqi, e kishte vendin e nderit në takimin mes biznesmenëve nga Serbia dhe Kosova, të mbajtur më 6 tetor 2005, në hotelin “Narcis”, në Brezovicë së Kosovës. Po ashtu edhe komandanti rajonal i SHPK-së për Gjilan,Dejan Jankoviq, i plagosur në sulmin që e mori përsipër “Garda Vullnetare Serbe – Tigrat”, si dhe polici tjetër i SHPK-së, Sasha Durleviq, i plagosur disa ditë para tij po ashtu në rrethana të paqarta, qëndronin prane komandantit të SOAP-it, në takimin e biznismevëve në hotelin “Narcis”, ndonëse asnjëri prej të treve nuk e tha asnjë fjalë.
Këso kohe, policët e Njësive Speciale të SHPK-së (ROSU), të cilat patrullonin në rajonin e Shtrëpcës, në kuadër të operacionit “Ombrella”, pas incidenteve që ndodhën në këtë rajon, kishin marrë një kërcënim të rëndë, prej disa faqesh, i cili i ishte  drejtuar policisë së UNMIK-ut dhe atyre të SHPK-së nëpërmjet telefaksit. Me atë rast, policia e UNMIK-ut (CIVPOL), u është bindur urdhrave të atij kërcënimi, i cili jo vetëm për opinionin publik por edhe për vetë SHPK-në mbeti top-sekret. Në draftin kërcënues, të organizatës serbe, është urdhëruar që Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut të mos i provokojnë qytetarët serbë, të mos i ndalojnë ata në pika kontrolli, të mos vijnë aty me armë të gjata, të mos dalin nga automjetet e tyre dhe të mos lëshojnë asfaltin e rrugës kryesore (magjistrale) për t’u futur dhe kontrolluar pjesë anësore të këtij terrirori, sepse do të ndahen keq. Kjo edhe ka ndodhur nga Policia e SHPK-se dhe ajo e UNMIK-ut. Gjatë tërë periudhës së patrullimit në Operacionin “Ombrella”, janë zbatuar rregullat e përcaktuara nga organizata ekstremiste serbe! Në rrethana të tilla, përderisa këecënimeve të kësaj organizate ekstremiste serbe u janë bindur edhe njësitë policore, nuk është i rastit as deklarimi i kolonelit të SHPK-se, Dejan Jankoviq, dhënë medieve të Beogradit, dy ditë para paraqitjes së përbashkët publike, në hotel “Narcis”, se sulmin ndaj tij nuk e kanë bërë serbët, por shqiptarët! Një deklarim i tillë i kolonelit Jankoviq erdhi pas vizitës që i bëri komandanti i SOAP-it, Velinoviq.
Gjatë aksionit të koduar “Rrufeja” të Policisë së Kosovës, më 6 nëntor 2008, në fshatin Kufcë e Eperme të gjilanit, fshat i banuar vetëm me serbë, është gjetur sasi e armatimit dhe e municionit të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe fanella me mbishkrime në gjuhën serbe dhe angleze: “Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe” (“Srpski Oslobodilački Antiteroristički Pokret” / “Serbian Antiterrorist Movement of Liberation”) me moton “Gjithmonë para të gjithëve” (“Uvek Ispred Svih”). Këto materiale janë gjetur në shtëpinë e pjesëtarit të SOAP-it, Predrag Gjorgjeviq (31 vjeç), i cili është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinor në rrugë.
 
7. “Pokret za Obradnu Kosmet”
      (“Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës”)
 
Kjo organizatë ilegale serbe u paraqit publikisht nëpërmjet pamfleteve në fillim të muajit prill të vitit 2006, duke kërcënuar me fillimin e luftës në Kosovë. Me këtë rast, kjo organizatë shpërndau trakte në pjesën veriore të Mitrovicës, në të cilat kërkohej nga UNMIK-u dhe KFOR-i që ta lëshojnë këtë vend. Në traktet e vëna në vetura të UNMIK-ut dhe të OSBE-së, kjo organizatë kërcënonte me luftë të re në këto hapësira nëse bashkësia ndërkombëtare do të njohë pavarësinë e Kosovës. Trakti ishte shkruar në gjuhën serbe dhe nuk është publikuar në media.
Sipas burimeve të nremdsj,e mha UNMIK-u, ky nuk është i vetmi kërcënim i kësaj natyre që UNMIK-u, SHPK-ja dhe organet e tjera ekzekutive kanë marrë nga serbët. Raportet e tilla ruhen në mënyrë shumë sekrete nga ana e UNMIK-ut, kinse për shkak të ruajtjes së stabilitetit dhe të sigurisë.
Është me rëndësi të theksohet se në traktin e shpërndarë të të ashtuquajturës “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës” paralajmërohet ekzistenca e “kalorësve serbë”.
Këtu duhet të ndalemi te rasti i monstrumit norvegjez, Anders Behring Breivik, i cili më 22 korrik të vitit 2011, në dy sulme të ndara në Norvegji (në sulmin me bombë në Oslo dhe në atë me armë në ishullin Utoja), vrau 77 persona dhe plagosi 242 të tjerë.
Për sulmet e tij masive, Breiviku, ka thënë se është frymëzuar nga nacionalistët serbë dhe se i ka takuar organizatës djathtiste “Kalorësit Tempullarë”. Ai ka deklaruar në gjyq se në vitin 2001, në Liberi, është takuar me një nacionalist serb, njërin ndër themeluesit e organizatës dhjatiste “Kalorësit tempullarë”. Breviku disa herë ka udhëtuar për takime të grupit në Londër.
Në të ashtuquajturin “Manifest 2083” prej rreth 1500 faqesh, Breviku i përshkruan kontaktet me “konservatorët kulturorë serbë”. Në manifest Breiviku thotë se serbët kanë bërë hetime për të qenë të bindur se ai është personi ideal për organizatën e tyre dhe se ka rënë në kontakt nëpërmjet internetit. Sipas pohimeve të tij në gjyq, grupi ka synuar të mbledhë qindra ektremistë në Euroë, për t’i trajnuar për qëllimet e tyre.
Në manifestin e publikuar nga ai, Breviku ka shkruar se është takuar me menotrin e tij më 2002, në Monrovia të Liberisë. Sipas medieve norvegjeze, ai mund të jetë Millorad Ulemeku – “Legjija”, ish komandant i njësitit famëkeq serb “Beretat e Kuqe”. Se Legjia mund të jetë serbi i “Monrovias”, këtë informatë e ka dhënë televizioni norvegjez NRKI, e pastaj edhe ditorja “Dagbladet”. Lidhur me këtë person, Breiviku nuk ka dhënë detaje të tjera, pos që ka shtuar se “mentori i tij është hero lufte”.
Breiviku ka thënë se rendin ushtarak “Kalorësit Tempullarë” (apo rendi kalorësiak “Templarët e Evropës”) e kishte themeluar me tre persona të tjerë në një vend sekret në afërsi të Londrës, në vitin 2002. Sipas Breivikut, shumë pjesëtarë të këtij rendi janë ish-luftëtarë nga Serbia. “Sa për identitetin e “Kalorësve Tempullarë”, esenca ishte te tentimi që të distancohet nga nacionalsocializmi. Që ekstrmi i djathtë të mbijetojë në Evropë, duhet të distancohemi nga ideologjia e shkollës së vjetër. Është dashur identiteti i ri”, ka thënë Breiviku. Sipas tij, identiteti “pjesërisht është importuar nga Serbia”.
 
8. “Garda e Car Llazarit”
       (“Garda Svetog Cara Lazara”)
 
Organizata paraushtarake ultranacionaliste serbe e ashtuquajtur “Garda e Car Llazarit” (“Garda Svetog Cara Lazara”), e ka paraqitur publikisht si platformë të veten luftën kundër shqiptarëve, përkatësisht ripushtimin ushtarak të Kosovës. Ky formacion është formuar publikisht më 4 maj 2007, në oborrin e kishës së Llazaricës në Krushevc të Serbisë.
Është thënë publikisht se njësitet e “Gardës së Car Llazarit”, ta kenë komandën supreme dhe komandën operative. Komandant i “Gardës së Car Llazarit” është Zheklo Vasileviq, kryetar i “Lëvizjes së Bashkuar Serbe”. I njëjti është kryetar i Veteranëve të Luftës së Serbisë, njëherësh edhe themelues të këtij formacioni, si dhe deputet i Parlamentit të Serbisë, Kurse komandant për çështje të sigurisë është Haxhi Andrej Miliq, i cili ka bërë disa prononcime për media lidhur me gardën.
E ashtuquajtura “Garda e Car Llazarit” është themeluar nga ish-luftëtarët e formacioneve të ndryshme serbe, të cilët kanë luftuar në Kosovë, por edhe në vendet të tjera të ish – Jugosllavisë. Një pjesë e këtij formacioni pretendon të ketë bosht i një njësie të quajtur “milicia e krishterë”, që parashihet të veprojë në kuadër të formacionit të “Gardës së Car Llazarit”. Ky formacion është i ndërlidhur me strukturat institucionale të shtetit serb, të cilat këto njësitë do t’i përdorin si formacion që është “jashtë kontrollit”, që shteti të mos merr përgjegjësi në rast të problemeve dhe incidenteve të armatosura. “Garda e Car Llazarit” në strukturën e vet ka pjesëtarë aktivë të policisë, të ushtrisë dhe të xhandarmërisë serbe. Po ashtu kjo organizatë ka mbështetje edhe nga Rusia, përkatësisht nga organizatat simotra të drejtuara nga Aleksandar Aleksandroviq Kravqenko dhe Vasilij Aleksandroviq Ansimov nga Moska, i cili e mbështetë me “vullnetarë”, etj.
E ashtuquajtura “Garda e Car Llazarit” i përdorë simbolet dhe shenjat e JSO-së Jednica  za Specijalne Operacije – Njësia për Operacione Speciale), njësisë famëkeqe të drejtuar nga Sigurimi Shtetëror Serb – BIA. Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të “Gardës së Car Llazarit” janë pasues të njësisë famëkeqe serbe – JSO. Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të “Gardës së Car Llazarit” janë pasues të njësisë famëkeqe serbe – JSO, e njohur edhe si “Beretat e Kuqe” apo edhe “Djemtë e Frenkit”(sipas Frenki Simatoviqit), themelues i këtij grupi). Gjatë luftës në Kosovë, me JSO-në komandoi Millorad Ulemek – “Legjija”, i dënuar me 40 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.
“Garda e Car Llazarit” ka mbështetje nga institucionet zyrtare të Serbisë. Këtë e vërtëton, veç tjerash, edhe rasti kur në qershor të vitit 2007, është proklamuar mbajtja e takimit të grupit punues ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rreth personave të pagjetur. Mirëpo ky takim nuk u mbajt në Prishtinë, për shkak se në ekipin punues të Beogradit ishte Simo Spasiq, koordinator i të ashtuquajturit Asociacion serb i Familjeve të të Pagjeturve dhe të Kidnapuarve nga Kosova, me seli në Beograd, por që është edhe njëri nga eprorët e formacioneve militare serbe gjatë luftës në Kosovë dhe njëherësh njëri ndër themeluesit e “Gardës së Car Llazarit”. Personin ne fjalë, edhe përkundër sugjerimeve, ekipi i Beogradit nuk e ndërroi, andaj si pasoje e kësaj takimi është anuluar.
Ky formacion paraushtarak kishte përpiluar disa komunikata që janë në përputhshmëri të plotë me kërcënimet dhe kërkesat zyrtare të Qeverisë së Serbisë, sa i përket tendencës për kthimin e forvave serbe në Kosovë dhe qëndrimit zyrtar lidhur me statusin e Kosovës. 
Në qershor të vitit 200, autoritetet ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë, morën vendim që të ndalohet futja e pjesëtarëve të formacionit ilegal paraushrarak “Garda e Car Llazarit” në Kosovë, si dhe formacioneve të tjera të ngjashme, pasi që ky formacion kishte paralajmëruar hyrjen në Kosovë me rastin e manifestimit të Betejës së Kosovës, më 28 qershor 2007. Urdhri ekzekutiv, me të cilin i ndalohej hyrja në Kosovë formacionit ilegal paraushtarak serb “Garda e Car Llazarit”, ishte nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Me këtë urdhër ekzekutiv, ku formacion shpallej jashtëligjshëm, dhe ua linte duart e lira mekanizmave të sigurisë, për të ndaluar dhe neutralizuar çdo element  që identifikohet me këtë formacion serb, hyrja e të cilit përbën shkelje të ligjit dhe të sigurisë. Edhe pse ky urdhër edhe më tej është në fuqi, pjesëtarët e këtij formacioni herë pas herë vazhdojnë të hyjnë të papenguar në Republikën e Kosovës.
“Garda e Car Llazarit” ka marrë përgjëgjësinë për një varg sulmesh terroriste, të kryera në shkurt të vitit 2008. Ajo mori përgjegjësinë edhe për djegjen e punktit kufitar në Runicë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim të “Gardës” thuhet se sulmi me punktin është kryer “nën drejtimin e bajraktarit Ivan Pejiq, komandant i Gardës oër qarkun e Rashkës”.
Një pjesëtar i të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, Predrag Gjeorgjeviq, më 14 qershor 2008, e kishte ngritur flamurin me kryqin dhe simbolin shtetëror serb (katër shkronja “S” të alfabetit serb) në xhaminë Isa Beg, në pjesën jugore të Mitrovicës. Pas kësaj, përpara stacionit policor të Kosovës në këtë pjesë të qytetit, i akuzuari ka shtënë mbi policët Enver Pllana dhe Arjetë Xhosha, përderisa ata tentonin që t’i ndihmonin, duke menduar se ishte shurdhmemec, por Gjorgjeviq kishte qëlluar me armë zjarri duke e plagosur policin Enver Pllana. Ndërkaq, policët e neutralizuan atë duke ia kthyer zjarrin dhe duke e plagosur.
Në mesin e atyre që kanë vënë bllokada në rrugë në pjesën veriore të Kosovës, që nga korriku i vitit 2011, krahas strukturave të tjera kriminale me kohë janë vendosur edhe pjesëtarë të armatosur të organizatës terroriste “Garda e Car Llazarit” si dhe terroristë e mercenarë rusë, kanë konstatuar burime edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
 
9. “Gvozdeni Puk” (“Regjimenti i hekurt”)
 
I ashtuquajturi asociacion i luftëtarëve serbë, pjesëmarrës në luftën e Kosovës “Gvozdeni Puk” (“Regjimenti i hekurt”) është themeluar më 24 shkurt 2008, në Krushevc të Serbisë, vetëm disa ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky asociacion i tubon rreth vetes ish-rezervistët e ushtrisë serbe nga më shumë se thidhjetë komuna nga Serbia jugore dhe lindore, përkatësisht rezervistët nga zona e tretë e ushtrisë serbe, të cilët gjatë vitit 1999 kanë marrë pjesë në luftë kundër shqiptarëve dhe NATO-s në Kosovë.
Kryetar i asociacionit “Gvozdeni Puk” është Dejan Millosheviqi (foto), njëkohësisht nënkryetar i komunës së Kushumlisë, i cili që nga viti 2007 i udhëhoqi protestat e dhunshme të rezervistëve serbë nga Kushumlia, duke kërkuar nga qeveria serbe pagesën e mëditjeve të luftës në Kosovë. Sipas Dejan Millosheviqit, asociacioni “Gvozdeni Puk”  tubon rreth 60 mijë rezervistë ushtarakë nga komunat jugore dhe lindore të Serbisë, të cilët  do t’i tubojë për të “çliruar” Kosovën. Sipas tij, ky asociacion ka tendenca për zgjerim, pasi që numri i rezervistëve ushtarakë nga Serbia, të mobilizuar në luftë në Kosovë, në vitin 1999, është mbi 200 mijë vetë. Realisht, “Gvozdeni Puk” ka rreth 2 mijë anëtarë aktivë. 
“Gvozdeni Puk” ka kryer një varg sulmesh përgjatë brezit kufitar Kosovë-Serbi, ku duhet veçuar kërcënimet dhe përpjekjet për të depërtuar në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulmet e ndërmarra gjatë vitit 2008 kundër pikave kufitare në pjesën veriore të Kosovës dhe sulmet e ndërmarra gjatë vitit 2008 kundër pikave kufitare në pjesën veriore të Kosovës, sulmet kundër pikave kufitare në Mredar dhe Mutivodë, protestat e dhunshme në zonën e sigurisë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pjesëmarrjen në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, etj.
Institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare i kanë shpallur ilegale organizatat e tilla serbe dhe kanë urdhëruar ndalimin e tyre për të hyrë në Kosovë. Ndryshe, në gusht të vitit 2010, anëtarët e asociacionit “Gvozdeni Puk”, në krye me Dejan Millosheviqin, kolektivisht janë angazhuar edhe në parti politike, përkatësisht në partinë G16 Plus, duke synuar që edhe në këtë formë të realizojnë programin dhe qëllimet e tyre. 
 
10. “Beli Orlovi” (“Shqiponjat e Bardha”)
 
Formacioni terrorist “Beli Orlovi” (“Shqiponjat e Bardha”), qysh para fillimit të luftës në Kosovë, ishte organizuar nga Partia Radikale Serbe (SRS) e Vojisllav Sheshelit dhe Lëvizja Çetnike Serbe dhe ishin pjesëmarrës në krime të shumta kundër popullsisë shqiptare në Kosovë. Ky formacion e ka vazhduar aktivitetin terrorist edhe pas përfundimit të luftëtarëve në ish-Jugosllavi.
Organizata serbe “Beli Orlovi” (“Shqiponjat e Bardha”), që veten e quan terroriste, në dhjetor të vitit 2010, mori përsipër vrasjen e boshnjakut Shefko Sallkoviq dhe plagosjen e Edin Islamoviqit, që ndodhi më 8 dhjetor 2010, në një pritë të organizuar në fshatin Postenje të Leposaviqit. Kjo vrasje ndodhi pikërisht në ditën kur strukturat ilegale serbe filluan fushatën kundër pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e Kosovës. Kjo organizatë, nëpërmjet një letre me përmbajtje kërcënuese për KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës (PK), ka marrë përsipër gjithashtu edhe sulmin e kryer në natën ndërmjet datës 11 e 12 dhjetor 2010 kundër zyrës së KFOR-it danez në Zubin Potok. Sulmi kundër zyrës së KFOR-it danez rezultoi me dëme materiale dhe me lënien e letrës me përmbajtje kërcënuese. Letra kërcënuese, sipas policisë, është e shkruar në gjuhën serbe dhe mban emrin e organizatës “Beli Orlovi” (“Shqiponjat e Bardha”). Në letër sqarohet se kjo organizatë ka kryer vrasjen e Shefko Salkoviqit. Kjo është hera e parë që në Kosovë, kryerjen e një vrasjeje e merr përsipër një organizatë që veten e konsideron terroriste. “Nëse të dielën bëni përpjekje t’i sillni kutitë e votimit në Zubin Potok, do të bëjmë çmos t’ua vështirësojmë jetën dhe kësaj rqadhe nuk do të shtijmë në ajër…”,  nis kështu përmbajtja e letrës kërcënuese e shkruar mirë në kompjuter. “…Dhe, do të shihni se ajo që ndodhi në Leposaviq (vrasja e Shefko Salkoviqit) nuk është asgjë në krahasim me atë që do të ndodhë këtu…”,  vazhdon përmbajtja e letrës. “…Ne jemi organizatë terroriste serbe dhe me këtë krenohemi, ortodoksë ose të vdekur, kështu i jemi betuar Zotit”, shkruan në këtë letër, organizata që vetes i referohet si “Beli Orlovi”.
Pjesëtarët e organizatës terroriste çetnike serbe “Beli Orlovi” në vazhdimësi kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit. Kështu, me 5 maj 2012, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve ilegale të Serbisë, një grup serbësh, pjesëtarë të formacionit terrorist-çetnik “Beli Orlovi”, me kapela dhe kokarda çetnikësh në kokë janë shfaqur publikisht në veri të Mitrovicës. “Rreth 20 persona të armatosur, pjesëtarë të formacionit terrorist-çetnik “Beli Orlovi” (“Shqiponjat e Bardha”) kanë qëndruar rreth gjysmë ore në restorantin “Moskva” në veri të Mitrovicës, duke pirë dhe duke këndurar këngë çetnike. Njëri prej tyre ishte në gjendje të dehur, ka shtënë me armë automatike në ajër, por por për fat të mirë nuk ka pësuar askush”. Ky grup çetnikësh serbë, kishte hyrë në veri të Kosovës përmes rrugëve alternative një natë para zgjedhjeve ilegale serbe. (Kosovapress)
 
11. Organizata terroriste “Mlada Bosna” (“Bosnja e Re”)
 
Organizata paraushtarake serbe “Mlada Bosna” (“Bosnja e Re”),  gjatë vitit 2008, mori përgjegjësinë për një varg sulmesh të kryera në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu, më 19 shkurt të vitit 2008, organizata serbe “Mlada Bosna”, nëpërmjet një kumtese, të dërguar në adresë të disa mediumeve serbe, mori përgjegjësinë për incidentet dhe shpërthimet e kryera në Mitrovicë dhe në Beograd, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet kësaj kumtese, kjo organizatë mori përgjegjësinë për bombat që kanë shpërthyer para qendrës tregtare “Merkator” në Beograd dhe përpara selisë së Misionit të Unionit Europian në veri të Mitrovicës, si dhe djegjen e dy pikave të kontrollit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Njëkohësisht, kjo organizatë paralajmëronte aktivitete të tjera kundër pronës së vendeve që e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kjo organizatë vetëdeklarohet se e bashkon rininë serbe nga e gjithë bota, ndërsa emri është zgjedhur me qëllim që “të kujtohet shembulli i rrjedhjës së njëjtë të zhvillimeve kur me aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës kishte filluar cikli që kishte shkaktuar Luftën e Parë Botërore”. Kumtesa përmban thirrjen: “Nuk lejojmë që të na ndodh lufta e tretë botërore”. Si “zgjidhje të vetme”, organizata terroriste “Mlada Bosna” krahas të tjerës këekon “ndarjen e pjesës veriore të Kosaovës dhe integrimin e saj në sistemin e Republikës Serbe”, si dhe më pas “shpalljen e pavarësisë së Republikës Serbe dhe ngjitjen e saj Serbisë”, si dhe “ekstraterritorialitetin e të gjitha monumenteve kulturore-historike në Kosovë me territorin e tyre të pushtuar pas Luftës së Dytë Botërore”.
Ndryshe, emri “Mlada Bosna” nuk është i rastësisëm, është huazuar në mënyrë simbolike nga organizata me të njëjtin emër, e cila ishte degëzim i organizatës sekrete serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zeze”), me veprim në Bosnjë, e cila organizoi dhe e realizoi atentatin ndaj trashëgimtarit të Fronit të Austro-Hungarisë, arkidukës Franc Ferdinant, më 28 qershor të vitit 1914, në Sarajevë. 
Kjo ngjarje u mor si shkas për luftën e Austro-Hungarisë kundër Serbisë, e cila më pastaj ekzagjeroi në Luftën e Parë Botërore. Anëtarë të kësaj organizate asokohe kanë qenë Gavrillo Principi, Nedelko Çabrinoviqi, Vasa Çubrilloviqi etj.
 
12. Organizata terroriste “Srpski Izvor” (“Burimi serb”)
 
Organizata terroriste serbe me emrin “Srpski Izvor” (“Burimi serb”), sipas “shpalljes publike” është themeluar në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, me seli në Nish. Sipas shpalljes zyrtare të saj, qëllim parësor do të ketë “shfarosjen dhe okupimin e shqiptarëve”. Për dallim nga “Garda e Car Llazarit”, “Srpski Izvor”, me seli në Nish, në programin e saj ka si qëllim jo vetëm mbrojtjen dhe kthimin e Kosovës nën Serbi, por edhe marrjen e siç thonë ata, qyteteve të vjetra serbe të Shkodrës dhe të Durrësit. Drejtues i saj ështëe Predrag Stamenkoviqi. 
Organizata terroriste “Srpski Izvor” (“Burimi serb”), më 4 prill 2008, në adresën elektronike të Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), kishte lëshuar një “proklamatë për çlirimin e Kosovës e Metohisë”, që siç thotë “do të jetë përgjithmonë Serbi”. Në këtë “proklamatë” të lëshuar nga “këshilli nismëtar me seli në Nish”, të nënshkruar nga kryetari i saj Predrag Stamenkoviq, pasi thuhet se prej nëntë vitesh “po zgjat okupimi më brutal i një pjesë të Serbisë”, dhe duke marrë parasysh “pozitën e rëndë në të cilën gjendet Serbia dhe servizmi sot”, kërkohet që çdo individ dhe organizatë të përgatitet që në periudhën e ardhshme të forcohen pozicionet e “atdheut tonë Serbisë dhe një ditë ta çlirojmë tokën tonë të shenjtë Kosovën e Metohinë”! Më tej kjo orgaizatë kërcënohet se, nëse vazhdohet me “agresionin dhe me realizimin e projektit kriminal të Shqipërisë së madhe”, duhet menduar që përveç “çlrimimit të rajonit serb të Kosovës e Metohisë, ushtria serbe, me nder dhe me heroizëm të vazhdojë edhe me çlirimin dhe bashkimin e bregdetit serb dhe me çlirimin edhe të qyteteve Durrës dhe Shkodër”. Zgjidhja e tillë, thuhet më tej në proklamatë, “do të ishte më e drejtë për çështjen serbe” dhe se populli serb “më siguri një ditë përfundimisht do të çlirojë tokën e vet të shenjtë serbe Kosovën e Metohinë”!
 
3.13. Organizata terroriste “Crna Ruka” (“Dora e Zeze”)
 
Kjo organizatë ka vepruar edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke marrë pjesë në krime e masakra të shumta dhe në një varg vrasjesh enigmatike. Por vazhdon të veprojë edhe pas luftës. Këtu vlen të përmendet një njoftim i agjencisë italiane “ANSA”, në të cilin shpjegohet se organizata sekrete serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezë”), e mbështeste financiarisht me bodiguardë kriminelin serb të luftës Radovan Karaxhiq. Bodiguardëve të Karaxhiqit, organizata “Dora e Zezë” ua paguante rrogat në franga nga bankat zviceriane.
 
14. “Lëvizja Çetnike Serbe (“Srpski Četnički Pokret”)
 
E ashtuquajtura “Lëvizja Çetnike Serbe (“Srpski Četnički Pokret”), e njohur edhe si Lëvizja Çetnike Serbe – Ravna Gora (“Pokret Srpskih Četnička-Ravna Gora”) me seli në Ravna Gora, në Serbinë qendrore, veprimtarinë e saj terroriste e ka të shtrirë edhe në Republikën e Kosovës. 
Veprimtaria e saj në Kosovë fillon që nga propaganda çetnike, kërcënimet e deri te aktet terroriste kundër popullsisë shqiptare, tendencat për spastrim etnik, përgatitja dhe organizimi i njçsiteve të armatosura çetnike, pjesëmarrja e tyre në organizimin e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, etj. Lëvizja Çetnike, pos tjerash  ka vënë shpërblim prej qindra mijëra dollarësh për ata që i sigurojnë kokat e disa prej ish-komandantëve të UÇK-së.
Në fillim të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në vitin 1998. I pari që e themeoi Lëvizjen Çetnike ishte vojvoda çetnik Vojisllav Sheshel, që tashmë po gjykohet në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zëvendës i tij shumë shpejt u bë presidenti i sotëm serb, një tjetër vojvodë çetnik, Tomisllav Nikolliqi. Në vitin 1991, ata e themeluan edhe Partinë Radikale Serbe (prapë Shesheli ishte kryetar e Nikolliqi nënkryetar), duke qëndruar në këto pozita jo vetëm gjatë të gjitha luftërave që i zhvilluan në ish-Jugosllavi, pra edhe në luftën e Kosovës, ku njësitet çetnike serbe morën pjesë në krime e masakrea të tmerrshme, por këto pozita drejtuese i kishin deri në vitin 2008, kur Nikoliqi dorëhiqet nga Partia Radikale Serbe (SRS) për të themeluar partinë e tij – Partinë Përparimtare Serbe (SNS).
Lëvizja Çetnike serbe gjithnjë e më shumë është duke e shtrirë ndikimin e saj në institucionet  shtetërore dhe në ato të sigurisë në Serbi, madje jo vetëm tani kur në krye të Serbisë ka ardhur vojvoda çetnik Tomisllav Nikolliq. Kështu, më 18 korrik 2009, përfaqësuesit e BIA-s Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë (Bezbednosno Informativna Agjencija) vendosën kurorë mbi përmendoren e prijësit çetnik Drazha Mihajloviq, në mes të Ravna Gorës. Me këtë rast, fjalë rasti mbajti ministri serb i Diasporës, Srgjan Sreçkoviq (një kuadër i gjeneralit nga Lëvizja për Rimëkëmbjen Serbe – SPO). Kështu edhe Qeveria e Serbisë zyrtarisht. Ndonëse insidkrete, ishte sponsor i kësaj ndjeje çetnike. Përkrahës i haptë i Lëvizjes Çetnike dhe i Drazha Mihajloviqit, është edhe Slobodan Homen, sekretar shtetëror në Ministrinë serbe të Drejtësisë në qeverinë Tadiq. E të mos flasim për qeverinë e fundit të kriminelit Daçiq, kur ushtria dhe policia serbe janë vënë plotësisht në duart e çetnikëve serbë.
Për të zgjeruar sa më shumë frymën çetnike, që nga 27 korriku i viit 2009, Lëvizja Çetnike serbe ka hapur shkolla për çetnikë në bosnjë e Hercegovinë, nën drejtimin e vojvodës çetnik, pjesëmarrës në krime lufte në Kosovë, Sinisha Vuçiniq nga Beogradi, duke synuar që brenda dhjetë vjetësh të nxjerrin 100 mijë çetnikë të rinj të moshës 16-22 vjeçare, nën përkujdesjen e intelektualëve eminentë serbë nga Republika Serbe, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia.
“Lëvizja Çetnike” serbe, ka shtirje edhe në Maqedoni. Fushata për themelimin e “Lëvizjes Çetnike” në Maqedoni, e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste e ekspansioniste është shtrirë me theks të veçantë që nga viti 2009, ku u përfshinë edhe figura të njohura të komunitetit serb, që janë pjesë e institucioneve të Maqedonisë si dhe intelektualë serbë e maqedonas. Të gjitha këto lëvizje janë pjesë e projektit për formimin dhe shtrirjen e “Lëvizjes Çetnike” në territoret e ish-Jugosllavisë, pas themelimit të Këshillit Nismëtar të themeluar më 21 korrik 2009 në Trebinjë të Republikës Serbe të Bosnjës., ku ishin të përfshirë emra dhe personalitete intelektuale radikaliste nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Republika Serbe e Bosnjës (republika Srpska), etj. Në krye të këshillit nismëtar, ishte emëruar Sinisha Vuçiniq, një kriminel serb që ka qenë aktiv gjatë luftës në kosovë, i pranishëm edhe në Maqedoni para ndërhyrjes së NATO-s si bartës i protestave kundër pranisë ndërkombëtare në Maqedoni. Vuçiniq konsiderohet  si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 
Të involvuar në këtë nismë nga Maqedonia konsiderohen të jenë Stanisha Miletiq, kryetar i  Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, por nuk përjashtohet edhe partia aktuale serbe që ështe pjesë e koalcionit qeveritar.
 
 
Foto 2: Vane Velickoviq (jeton ne Kumanovë!)
 
 
 
 
 
Disa herë gjatë bastisjeve të oponentëve të Lëvizjes Çetnike serbe në Kosovë janë gjetur materiale propaganduese çetnike, por edhe uniforma kamufluese dhe arsenal armatimi e municion. 
Policia e Kosovës – Stacioni Veri, më 5 janar 2011, në veri të Mitrovicës, e kishte bastisur shtëpinë e Igor Vojinoviqit (37), drejtues i organizatës nacionaliste serbe “Atdheu” (Narodna Pokret “Otadžbina”) dhe njëherësh njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes Çetnike Serbe të Ravna Gorës. Gjatë bastisjes janë gjetur materiale propagtanduese, dokumente nacionaliste, vula, kompjuterë dhe telefona celularë. Në mesin e materialeve të gjetura është edhe libreza e anëtarësisë në organizatën nacionaliste serbe “Atdheu” dhe rregullorja e organizatës, sipas të cilave del se Igor Vojnoviqi është udhëheqës i kësaj organizate. Igor Vojnoviqi është edhe anëtar i të ashtuquajturës Shoqatë e miqësisë serbo-ruse, e cila i ka zyrat afër Urës së Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Po ashtu, më 10 janar 2011, në Zveçan, ishte arrestuar Stanisha Miletiq, pjesëtar i organizatës së ashtuquajtur “Mbrojtja territoriale serbe”, njëherësh pjesëtar i organizatës ekstremiste Çetniçki Pokret, për shkak se muaj më parë kishte kërcënuar priftin në manastirin ortodoks serbe “Devine Vode” në Zubin Potok, duke dashur në këtë mënyrë të mbrojë ish-patriarkun Artemije Radosavleviq.
Në pjesën veriore të Mitrovicës dhe përgjithësisht në veri të Kosovës dhjethëra herë janë shpërndarë afishe të Lëvizjes Çetnike, duke kërcënuar me ardhjen e njësive çetnike me qëllim që t’u bëjnë presion banorëve shqiptarë dhe të rrisin urrejtjen ndëretnike. Edhe më 1 shtator 2011, në Kodrën e Minatorëve në pjesën veriore të Mitrovicës janë shpërndarë afishe çetnike, ku bëhej thirrje për bashkim në të ashtuquajturën “Gardë Çetnike të Lëvizjes Serbe të Ravna Gorës”, duke i terrorizuar banorët shqiptarë. 
Në mars të vitit 2012, në Vushtrri, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti, Policia e Kosovës kishte gjetur material propagandistik, një sasi prej 38 gazetash “Srpske Novine”, të shtypuraq në toronto të Kanadasë në gjuhën serbe në emër të “Lëvizjes Çetnike të Ravna Gorës”. Materiali si destinacion kishte njërën nga kishat ortodokse në qytetin e Shtimës. Pjesëtarët e “Lëvizjes Çetnike” serbe që nga vendosja e barrikadave serbe nëpër rrugët në veri të Kosovës (korrik 2011), janë kujdesëtarë të përhershëm, me ç’rast përveç sulmeve kundër shqiptarëve të kësaj ane, kanë marrë pjesë edhe në sulme të vazhdueshme kundër forcave të NATO-s.
Kryetar i Lëvizjes Çetnike të Ravna Gorës është Srgjan Sreçkoviq.  (foto) Prapa tyre qëndron pasardhësi i mbretërisë së Karagjorgjeviqëve, Aleksandri, me shoqatën “Serbia Mbretërore”. Kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat ultranacionaliste të Rusisë. 
Ndonëse organizata ultrancaionaliste Lëvizja Çetnike Serbe bashkë me disa organizata të tjera ultranacionaliste është e shpallur ilegale në Serbi, ato vazhdojnë të veprojnë papengueshëm në pjesën veriore të Kosovës e më gjerë, duke përbërë rrezik të përhershëm për rajonin. 
 
3.15. Organizata Këshilli Nacional Gjithëserb “Serbët e Bashkuar”
         (Svesrpsko Nacionalno Veće “Srbi na Okup”)
 
Ueb – faqe: ëëë.srbinaokup.info
E ashtuquajtura Organizata kombëtare gjithëserbe “Serbët e Bashkuar” (Svesrpsko Nacionalno Veće “Srbi na Okup”), e cila veten e quan “organizatë politike” serbomadhe, që mëton t’i bashkojë të gjitha organizatat, grupet e lëvizjet serbomëdha, ka shtrirje të gjerë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës. Pjesëtarët e kësaj organizate të armatosur kanë qëndruar në barrikadat në pjesën veriore të Kosovës dhe publikisht u kanë bërë thirrje të gjithë serbëve për mobilizim për mbrojtjen e barrikadave, në emër të mbrojtjes së Serbisë. Sipas deklarimeve zyrtare, kjo organizatë, gjithmonë sistematikisht do të insistojë për “çlirimin e Serbisë”.
Sipas disa informacioneve, organizata “Serbët e Bashkuar” (SSNV “Srbi na Okup”),  në Kosovë, është formuar më 8 shkurt 2003, me urdhër të Beogradit, në krye të të cilës fillimisht është vënë një pjesëtar i shërbimit sekret serb.
Udhëheqës i Këshillit Nacional gjithëserb “Serbët e Bashkuar ” (SSNV “Srbi na Okup”) është peshkopi i shkarkuar i KOS-it (Kishës Ortodokse Serbe), i akuzuar për korrupsion dhe përfitim të miliona eurove gjatë rindërtimit të manastieve ortodokse në Kosovë, Artemije Radosavleviq.
Nën përkujdesjen e Artemijes, që nga  viti 2010, çdo 30 prill, në Beograd, është mbajtur i ashtuquajturi Samiti i Parlamentit gjithëserb “Serbët e Bashkuar”, ku kanë marrë pjesë rreth 500 serbë, bura e gra, nga e gjithë bota.
Struktura e brendshme e Këshillit Gjithëserb të organizatës “Serbët e Bashkuar” është e përbërë nga Asambleja Gjithëserbe (Svesrpska Skupstina), e cila përbëhet nga përfaqësues të serbëve nga shumë vende të bptës, përfaqësues të shoqatave të vjetra dhe të reja, të lëvizjeve dhe organizatave në Serbi dhe në diasporë, etj. Kjo asamble thuhet thuhet se “do të mblidhet të paktën një herë në vit për të diskutuar problemet e popullit serb në botë dhe do të marrë vendime që të ndihmojnë mbijetesën, prosperitetin, ringjalljen shpirtërire dhe sigurinë e serbëve në botë; “Këshilli Kombëtar Gjithëserb” (Svesrpsko nacionalno vece) i oganizatës “Srbi na Okup” përbëhet nga 17 anëtarë. Ka për detyrë që të përgatitë takimet e rregullta gjithëserbe, të zhvillojë Sekretariatin, ta regjistrojë organizatën “Srbi na okup” si një organizatë që vepron në mbarë botën në të gjitha vendet ku jetojnë serbët, të organizojë promovime dhe t’i paraqet nëpërmjet shpalljeve publike qëndrimet për të mbrojtur popullin serb, të luftojë kundër të gjithë atyre që ekspozohen me veprime antiserbe; Kuvendi i serbëve ku ata jetojnë (Skupstina Srba u drazvi u kokoj zive), - në çdo vend ku jeton dhe vepron komuniteti serb formohet “Kuvendi i serbëve” në shtetin përkatës (kuvende të tilla janë të formuar në Rusi, Britani të Madhe, Republikën Serbe, etj. ), Këto kuvende përfshijnë përfaqësuesit e komunitetit serb, përfaqësuesit e organizatave dhe klubeve të organizuara dhe të regjistruara në ato shtete dhe individë të njohur për veprimet e tyre “patriotike”. Ky kuvend mblidhet të paktën një herë në vir për të diskutuar çështje të rëndësishme për mbijetesën, sigurinë dhe progresin e serbëve në atë vend; Këshilli kombëtar serb në vendin ku ata jetojnë – kanë për detyrë të monitorojnë dhe zbatojnë vendimet e përditshme të Kuvendit, të përgjigjen në çdo kërkesë esenciale për mnijetesën e identitetit serb në vendin ku ata jetojnë. 
Kjo organizatë, sikurse edhe drejtuesi i saj Artemije Radosavleviq dhe të tjerët, janë të lidhur ngushtë dhe nën influencën e qarqeve ultradhjatiste ruse.
Drejtues të organizatës serbomadhe “Srbi na Okup” janë Jeromonarhu Evtimije (Evtimije Milentijeviq), igumen të manastirit Sveti Sava në Zherovnicë (komuna e Zvecanit), përfaqësues i të ashtuquajturës “Dioqezë e Rashkë-Prizrenit të Kosovë e Metohisë në ekzil”, bashkëpunëtor i ngushtë i Artemijes; Igor Vojinoviqi, kryetar i organizatës në Mitrovicë dhe njëri ndër drejtuesit e Këshillit Nacional Gjithëserb të “Srbi na Okup”; Millan Jezdiqi, kryetar i organizatës “Srbi na Okup” për Leposaviq; Sasha Kasaloviqi, kryetar i Srbi na Okup për Zubin Potok dhe njëherësh ndër drejtuesit e Këshillit Nacional Gjithëserb të kësaj organizate; Dragana Kuzmaniviqi, gazetare nga Beogradi; Boban Kovaceviqi. Kosara Gavriloviqi, anëtarë e Këshillit Nacional të organizatës “Srbi na Okup”, etj.
Igor Vojinoviqi, Sasha Kasaloviqi dhe Boban Kovaceviqi janë ndrër drejtuesit e Këshillit Nacional Gjithëserb të prganizatës “Serbër e Bashkuar”. Disa herë gjatë viteve 2011/12 janë paraqitur në konferenca për shtyp në emër të këtij këshilli.
Organizata SSNV “Srbi na Okup” gjatë vitit 2011, në bashkëveprim me organizatat simotra në Rusi, ka organizuar aksionin “Fronti i Kosovës” (“Kosovski Front”), për mobilizimin e mercenarëve rusë për të ardhur në veri të Kosovës, mbledhjen e “ndihmave humanitare” për serbët e këtushëm, etj. Kjo organizatë vepron në koordinimin e veprimeve të të gjitha grupeve, lëvizjeve e organizatave për qëllime serbomëdha, pa kursyer kurrfarë mjetesh për arritjen e qëllimeve.
 
3.16. ORGANIZATAT NEOFSHISTE DHE KLEROFASHISTE SERBE
 
Idetë ultranacionaliste, fashiste e naziste në Serbi gjithnjë e më shumë po fitojnë përkrahje. Aktivitetet e tyre, veç tjerash janë të orientuara kundër shqiptarëve, veçanërisht kundër shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim, e kanë mbështejten e parezervë e Kishës Ortodokse serbe dhe të qarqeve më të larta informative, ushtarake, policore e akademike serbe.
Grupimet ekstremiste serbe gjatë gjithë kohës kanë ndërmarrë akte terririste kundër popullsisë shqiptare dhe kundër trupave paqeruajtëse të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës etj. ku duhet veçuar  veprimtarinë e tyre që nga korrriku i vitit 2011, duke vënë barrikada në rrugë, duke vrarë një polic të Kosovës e duke plagosur disa të tjerë, duke plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, duke gjegur e shkatërruar pikat doganore etj., por edhe duke manipuluar skajmëerisht me popullatën serbe të pjesës veriore të Kosovës, duke i detyruar edhe gratë e fëmijët që dhunshëm të dalin në barrikada. Madje, në janar të vitit 2012, grupet kriminale serbe shkuan aq larg sa tentuan të nxisin një luftë civile në veri të Kosovës. Ky aksion udhëhiqej nga organizata kriminale serbe “Obraz”, nën komandën e Igor Vojinoviqit, organizata “SNP 1389” si dhe organizata e grupe të tjera, me përkrahjen direkte e kryetarit të DSS-së, Vojisllav Koshtunica si dhe atij të SNS-së, Tomisllav Nikoliqit, tash president i Serbisë. Koshtunica dhe Nikoliqi i armatosën grupet e tyre për t’iu kundërvënë Qeverisë së Serbisë dhe presidentit serb Tadiq në njëeën anë, kurse në anën tjetër me këto grupe ata tentuan që ta destabilizojnë gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, por edhe në pjesë të caktuara në territorin e Kosovës. Organizatave dhe grupeve radikale serbe në veri të Kosovës si dhe Koshtunicës e Nikoliqit, u erdhi perkrahje direkte nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin.
Duhet vënë në dukje, se ushtria serbe edhe pse e larguar nga Kosova pas kapitullimit në qershor të vitit 1999, pjesëtarët e saj janë aktivë në forma të ndryshme nëpërmjet strukturave paramilitare çetnike si “Garda e Car Llazarit”, “SNP1389”, “Obraz” dhe “Gvozdeni Puk”, derisa përreth kufijve të Republikës së Kosovës përqendrimi i ushtrisë serbe me teknike të rëndë luftarale me pamje PATKOI është tejet i madh. Edhe pse ishte për dhjetë vite në luftë dhe në fund pati përballje më fuqinë më të madhe ushtarake të kohës – NATO-n, ajo prapë paraqet forcën më të madhe ushtarake regjionale në krahasim me shtetet e dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Është palë negociuese e marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës më 1999 për vendosjen e KFOR-it në Kosovë. Rrezikun më të madh doktrina ushtarake serbe e sheh nga shqiptarët. Në çdo dokument që ka të bëjë me sigurinë kombëtare serbe, shqiptarët cilësohen s-i armiku numër një i shtetit serb. 
Shkrimtari serb me prejardhje hebraike, Filip David, duke iu referuar shfaqjes së neonazizmit dhe klerofashizmit në Serbi, veç tjerash thotë:
 
“Sipas një analize policore të botuar, në Serbi ekzistojnë më shumë grupe neonaziste dhe klerofashiste. Ato kanë një ndikim të caktuar, jo të parëndësisëm, posaçërisht të të rinjtë. Disa nga ato grupe, si “Gjaku dhe Nderi”, “Fronti Kombëtar” (“Nacionalni Stroj”), “Rasonalistët e Serbisë”, e festojnë ditëlindjen e Hitlerit, në tërësi përvetësojnë programe naziste, kurse si simbol kryesor e kanë kryqin fashist. Është me interes të thuhet se të gjitha këto grupe i kanë tri personalitete të përbashkëta: Radovan Karaxhiqin, gjeneralin Ratko Mlladiq dhe episkopin Nikolaj Velimiroviq. “Obraz”-i, sipas këtij klasifikimi, është grup klerofashist, i lidhur me qaeqe të caktuara. Kisha Ortodokse Serbe e ka përkrahjen e plotë të këtyre grupeve. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe “SNP 1389” dhe “Tanët” (“Naši”). Pjesëtarët e “Obraz”-it si dhe të grupeve naziste dhe neonaziste janë të prira ndaj dhunës e kërcënimeve, janë shumë agresivë. Anëtarët e vet i rekrutojnë kryesisht nga grupet e simpatizantëve të futbollit, nga radhët e të rinjve të disa partive ekstreme politike, të besimtarëve ekstremistë të orientuar dhe të nëntokës serbe. Në të kaluarën e afërt disa nga këto grupe kanë shërbyer si një “grusht goditës” për provokimin e çrregullimeve publike në rrugë, djegjen e ambasadave të huaja, për çka edhe kishte një pajtim të heshtur të disa qarqeve publike, policore e informative. Veprimi i këtyre grupeve nuk duhet zhvlerësuar, Në një gjendje relativisht jostabile politike e ekonomike mund të luajnë rol shumë të rrezikshëm. 
 
Në vitin 2005, ministria e Brendshme e Serbisë kishte hartuar një dokument mbi veprimet e grupeve ekstremiste në këtë vend, pasi që Kuvendi i Vojvodinës e parashtroi kërkesën për ndalimin e aktiviteteve të këtyre grupeve. Megjithatë, deri më sot nuk është ndaluar puna e asnjërit prej këtyre grupeve, por përkundrazi, numri i tyre vetëm sa është shtuar dhe veprimtaria e tyre po konsiderohet shkatërrimtare për shoqerinë serbe.
Rol të rëndësisëm në nzitjen e ekstremizmit të dhjathtë në Serbi e kanë: “Obraz” (me referencën si një organizatë klerikalo-fashiste), “Gjaku dhe Nderi” i Serbisë (organizatë neo-naziste), “Rreshtimi Nacional Serb” (organizatë neo-naziste, që ka lidhje me sulmet kundër Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad dhe me ngjarje të tjera terroriste); si dhe “Rasonalisti Srbije” (e bazuar në konceptin e “racionalizmit”, si një kombinim i racizmit me nacionalizmin).
Të gjitha grupet e përmendura e shfrytëzojnë teknologjinë e përparuar të internetit dhe përparësitë që i ofron ajo, për t’i njoftuar qytetarët me aktivitetet, programet dhe planët e tyre. Interneti është një truall shumë pjellor për popullarizimin e ideve ekstremiste, duke rekrutuar anëtarë të rinj, duke vendosur lidhje e duke i prishur mendjet me organizata të ngjashme nga e gjithë bota, si dhe për bërjen e luftës kompjuterike me me homologët e tyre nga rajoni.
Sipas të dhënave ekzistuese, në Serbi veprojnë individë, të cilat janë pjesëtarë të këtyre grupeve: “Skinhedsave”, “Nacionalni Stroj” (“Fronti Kombëtar”), “Krv i Çast” (“Gjaku dhe nderi”), “Rasni Nacionalisti-Rasonalisti” (Nacionalistët racorë), “Obraz”, etj. Siç duket, autoritetet në Serbi nuk kanë vullnet politik që të heqin dorë nga këto “lëgjione të tyre për punë të veçanta patriotike”. Grupet ekstremiste dhe ultra-dhjathiste të të rinjve serbë janë një problem akut në pjesën veriore të Kosovës, të cilat shpesj mdërlidhen me përleshje, prishje të qetësisë dhe rrezikim të paqes. Grupet kryesore të këtyre personave quhen “Zveçanci” nga Zveçani, dhe “Mitroviçanci” nga Mitrovica. 
Grupin “Zveçanci” e përbëjnë tri grupe të vogla; grupi “Çanzve Force”, i cili përbëhet kryesisht nga të rinj serbë të moshës së re, një pjesë e tyre janë nën moshën 16-vjeçare; grupi “Elit Delije Sever” edhe ky kryesisht përbëhet nga persona të moshës së re. Në këtë grup bën pjesë edhe Jovica Gjuriq, i njohur me pseudonimin “Jole”, i i cili është vëlla i komandantit të Stacionit Policor në Zveçan, kapidenit Nenad Gjuriq, dhe grupi “Extrem Boys”, i cili përbëhet kryesisht nga persona të moshës së re.
Ndërkaq. grupin “Mitroviçanci” e përbëjnë dy grupe të vogla: “Brdjanci” dhe “Grobari Kosmet”. Pjesëtarët e grupit “Brdjanci” janë të motivuar politikisht dhe njihen për ekstremizmin dhe radikalizmin e tyre. Kanë lidhje shumë të ngushta me “Rojat e Urës”. Ndërkaq, grupi  “Grobari Kosmet”  (“Varrmihësit e Kosovës”), përbëhet kryesisht nga serbë të moshave të reja. Janë mirë të organizuar dhe të gatshëm për aksione të veçanta, posaçërisht në zonat e përziera etnikisht. Në këtë grup bën pjesë edhe vëllai i rreshterit të Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, hetues në Stacionin Policor Veri në Mitrovicë. Grupet “Zveçanci” dhe “Mitrovçanci”  janë të njohura në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan për rrahjet masive të organizuara ndërmjet tyre. Të gjitha planifikimet për rrahjet masive bëhen nëpërmjet internetit, rrjetit social “Facebook”.
Nacionalistët ekstremistë serbë që u përkasin disa grupimeve si “Obraz”, “Rinia Ortodokse Serbe”, “Lëvizja Çetnike e Ravna Gorës, nazistët, etj. arrijnë një numër të përgjithshëm prej disa mijëra njerëzve, kryesisht në të njëzetat. Si mbrojtës i idesë për Serbinë e Madhe, ata deklarojnë të jenë pasues të Kishës Ortodokse Serbe dhe thuhet të jenë haptas anti-semitikë, jashtëzakonisht armiqësorë ndaj homoseksualëve dhe racistë ndaj romëve dhe shqiptarëve. Një tipar i përbashkët që i bashkon të gjitha grupet e ekstremit të dhjathtë në Serbi, sipas IËPR (Institutit për Njoftime të Luftës dhe Paqes), është besimi i tyre i vendosur në ekzistencën e një komploti Perëndimor, që siç supozojnë ata përpiqet të shkatërrojë si Serbinë, ashtu edhe ortodoksinë. 
16.1. “Lëvizja Popullore Serbe 1389”
          (“Srpski Narodni Pokret 1389”)
 
Uebfaqe: http://www.snp1389.rs/
 
Lëvizja ultranacionaliste serbe e ashtuquajtur Lëvizja Popullore Serbe – SNP 1389, shfaqet si mbrojtëse e serbizmit dhe angazhohet për fillimin e betejës për “çlirimin e Kosovës e Metohisë, tokës së shenjtë serbe, nga okupimi i NATO-s dhe shqiptarëve. 
Veç tjerash, ky formacion ka për objektiv që, duke përdorur dhunën, të bëjë “çlirimin e të gjitha tokave serbe në një shtet”. Këto përfshijnë Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, pjesë të banuara me serbë në Bosnjë dhe në Kroaci, si dhe veriun e Shqipërisë. Lëvizja “1389” është një organizatë ultranacionaliste e të rinjve serbë, e cila bazohet në ideologjinë e “gjakut e dheut” (krvi i tla”), demagogji mbi mitin e Kosovës dhe klerikalizmit ortodoks. Aktiviteti i kësaj organizate është i bazuar në nostalgjinë e luftërave të viteve 1990, dhe zakonisht shprehet si një glorifikim i krimeve të luftës, duke bërë thirrje për hakmarrje kombëtare.
Në pjesën veriore të Kosovës, ku veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, të njohura për strukturat e sigurisë së Kosovës, si struktura vandaliste e kriminale, formacioni më i organizuar është e ashtuquajtura Lëvizje Popullore serbe “SNP 1389”, pa i lënë anash edhe organizatat “Obraz”, “Garda e Car Llazarit” dhe “Naši”. Të tjera organizata kriminale e vandale që veprojne si grupe në veri janë: “Mitroviçanci”, “Strella”, “Vitezovi”, “Nacionalni Stroj”, “Elit Delije Sever”, “Grobari Kosmet”, “Gerila”, “Klenovi”, “Ultra Boys”, “Çanzove Force”, “Velji Breg”.
Lëvizja “SNP 1389” ka fituar rëndësi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke manipuluar me pakicën serbe në Kosovë. Veprimtaria e saj është e drejtuar kundër popullit shqiptar në Kosovë e më gjerë në njërën anë, por edhe kundër të gjitha pakicave kombëtare në Serbi. “SNP 1389”, është organizatë e regjistruar në Serbi.
Pas përçarjeve që ndodhën në Kishën Ortodokse Serbe (KOS) në vitin 2010, “SNP 1389” u vu haptazi në mbrojtje të peshkopit të shkarkuar Artemije Radosavleviq.
Kryetar i të ashtuquajturës “Lëvizja Popullore Serbe 1389” është Misha Vaçiq. Boris Cicoviç Kuçevo është Prezident i Komitetit Ekzekutiv. 
Udhëheqës për Kosovë i “SNP 1389” është Vlladimir Bojiq, i cili ndihmohet nga Marijan Iliniq. Pjesëtarë të tjerë të “SNP 1389” janë: Nenad Stojkoviq, Vlladimir Zukiq, Stefan Vuçiniq, Nikolla Viçentijeviq, Millosh Jovanoviq, Branko Bukara, Millan Pantiq, Ivica Stojiçiq, Mlladen Kidra, Nemanja Ranitovi, Petar Popoviq, Novak Miliçeviq, etj. 
Çdo vit, organizata “SNP 1389” nga Serbia, organizon manifestimin tradicional “Marshi i Vivodanit” (“Vivodanski Marsh”), i cili mbahet më 28 qershor në Gazimestan, Prishtinë, ku si zakonisht nuk mungojnë parullat kundër shqiptarëve dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Marshe të tilla ka organizuar edhe nëpër rrugët e Beogradit.
Përderisa në Serbi vazhdojnë debatet pranë Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e lëvizjes djathtiste “1389”. Anëtarët e saj pa asnjë kufizim apo ndërhyrje zbatojnë aksione në veri të Kosovës. 
Që nga vendosja e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, “SNP 1389”, e ka vendosur shtabin dhe qendrën koordinuese në barrikadën e Rudares. 
Grupet ultranacionaliste “Nashi” dhe “Lëvizja Popullore Serbe – SNP 1389”, të cilat herë-herë shfaqen si një organizim i vetëm, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008 kanë bërë djegjen dhe shkatërrimin e objekteve të disa ambasadave të huaja në Beograd, kanë marrë pjesë në sulmet e organizuara përgjatë kufirit me Kosovën etj., duke e shkatërruar pronën publike, gjë që e kanë bërë edhe në “paradën e krenarisë” në Beograd (2010). “SNP 1389” kishte festuar edhe masakrën e Srebrenicës (1995), në të cilën forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë. Për këtë zyra e prokurorisë publikë në Serbi i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që t’i ndalojë këto grupe ultranacionaliste. 
Organizata ultranacionaliste serbe “SNP 1389” ka lidhje me organizatat simotra ne shtete të ndryshme të Evopës dhe të botës, si në Rusi, Poloni, Çeki, etj. Pjesëtarët e “SNP 1389”, nën udhëheqjen e Misha Vaçiqit, disa herë kanë marrë pjesë në marshimet e “bllokut të nacionalistëve radikalë” në Varshavë (organizata ekstreme të krahut të djathtë nga Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria), me të cilët bashkëpunojnë, me ç’rast disa herë janë shkaktuar përleshje me policinë polake, për çka pjesëtarët e “SNP 1389” janë futur në listën e zezë të autoriteteve polake. Si një grup “nongrata” është edhe grupi “Phalanx 1389”, i njohur si një grup antisemitist dhe fashist me origjinë nga Serbia, Në shkurt te vitit 2012, autoritetet polake nuk kanë lejuar mbajtjen e protestës “Kosova është Serbi”, të organizuar nga ultranacionalistët serbë në shënje kundërshtimi të pavarësisë së Kosovës. 
 
16.2. “Obraz” (“Nderi”)
 
E ashtuquajtura Lëvozka Patriotike serbe “Nderi” (Otačastveni Pokret “Obraz”) , është organizatë klero-fashiste (e ekstremit të djathtë), që lufton për “Serbi të Madhe dhe të pastër me të krishterë ortodoksë serbë”. Ideologjia zyrtare e “Obrazit” është “nacionalizmi svetosavian”. Qendra drejtuese e “Obraz”-it është e vendosur në Shtëpinë e Armatës së Serbisë, në Beograd.
Drejtues i organizatës “Obraz” është Mladen Obradoviq., i dënuar në vitin 2011 me dy vjet burgim, për veprimtari ekstremiste në paradën e homoseksualëve në Beograd.
“Obraz”-i fillimisht është themeluar nga Shtëpia Botuese “Nderi Serb” (“Srpski Obraz”), në vitin 1994, me bekimin e peshkopit të KOS-it, Danillo Kërstiq. Themelues dhe kryetar i parë i “Obraz”-it ishte Nebojsha Kërstiq (1964-2001), nga Nishi, sociolog, teolog dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë. Njëri ndër themeluesit e “Obraz”-it ishte edhe Andrej Mlladenoviq, më vonë zëdhënës i Partisë Demokratike të Serbisë. Në vitin 1997. “Obraz” –i vepronte kryesisht si reaksion i lëvizjes studentore. Deri në vitin 2000, thuhet se “Obraz”-i nuk kishte më shumë se 200 anëtarë, ndërkaq mori përmasa në vitin 2001, kur raportohej për një numër prej 30 mijë anëtarësh të “Obraz”-it, me qendra në Serbi, Mal të Zi dhe në Republikën Serbë të Bosnjës. 
“Obraz”-i për herë të parë është shfaqur publikisht në mars të vitit 2001, me një shpallje drejtuar armiqve të serbëve, të nënshkruar nga Nevojsha Kërstiq, në të cilën ata i sulmuan “hebrenjtë, kroatët, shqiptarët, demokratët, paqebërësit e rremë, sektarët, përdoruesit e drogës dhe homoseksualët”, duke i quajtur “mbeturina të Evropës”. “Obraz”-i avokon për një korporativizim sipas shembullit të qeverisë pronazifashiste serbe gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i bazuar aktivitetet e saj në propagandë agresive të kishës ortodokse serbe dhe në mbrojtjen e kriminelëve të luftës.
Organizatat ultranacionaliste “Obraz”, “SNP 1389”, “Nashi”, “Garda e Car Llazarit”, “Ravnagorskog Pokreta” janë të koordinuara ndërmjet veti dhe bashkëpunojnë ngushtë në veprimtarinë e tyre.
Organizatat kriminale e terroriste serbë që verpojnë në grupe të vogla e disa në grupe më të mëdha në Kosovë, siç janë”: “Obraz”, “Garda e Car Llazarit”, “SNP 1389”, “Gvozdeni Puk”, një grup i huliganëve që veprojnë në rajonin e Kroit të Vitakut, pastaj grupi “Brdjanci”, “Elite Delije Sever”, “Grobari Kosmet”, Zveçanci”, Mitrovcani”, etj. konisderohet se e kanë një qendër komanduese politiko-ushtarake dhe një grup për koordinimin e aktivteteve të tyre. 
“Obraz”-i i i viteve të fundit me forcë i ka ndaluar të gjitha ngjarjet politike, kulturore, historike, artisitike e fetare që nuk janë përputhur me ideologjine e tyre. Për veprimet e veta “Obraz”-i ka mbështetje të fuqishme nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga një pjesë e elitës politike në Serbi.Udhëheqës-i i “Obraz”-it në Kosovë është Igor Vojinoviq. Pjesëtarë të “Obraz”-it janë edhe Aleksandar Arsenijeviq, i njohur me pseudonimin “Mali Aco”, me banim në Rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë; Matija Pavloviq, me banim në Rr. “Kolasinska” në Mitrovicë; Vladimin Zukiq, me banim në “Rr. Kral Petar” në Mitrovicë; Ivan Virijeviq, me banim në rr. “Sredar Janko Vukotiq në Mitrovicë; Goran e Vladimir Vuçeriq, me banim në rr. “Vlade Cetkovic” në Mitrovicë. Në formacionin paramilitar “Obraz” bëjnë pjesë edhe familjarë të afërt të ish-komandantit të Policisë së Kosovës në veri, përkatësisht djali i Milija Millosheviqit. Po ashtu në këtë grup bëjnë pjesë edhe fëmijet e përfaqësuesve të “Këshillit Nacional Serb”. “Obraz”-it i takon edhe djali i sekretarit shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviqit.
Organizata terroriste serbe “Obraz”, së bashku me grupet e tjera ekstreme, gjithnjë sipas akteve dirigjuese të MUP-it dhe sigurimit serb, kanë kryer një varg aktesh terroriste, me theks të veçantë në veri të Kosovës, përfshirë edhe vrasjet e plagosjet e serbëve, me qëllim që t’i akuzojnë më pastaj shqiptarët.
Më 2 korrik 2010, organizata paramilitare “Obraz”, kishte organizuar edhe protestën e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, kundër hapjes së Qendrës së Regjistrimit Civil të Qeverisë së Kosovës. Pjesëtarët e “Obraz”-it edhe në këtë protestë sikurse në të tjerat ishin të armatosur. Gjatë protestës si pasojë e shpërthimit të lëndëve shpërthyëse që i posedonin pjesëtarët e “Obraz”-it, u vra boshnjaku Mesud Xhekoviq (mjek) dhe u plagosën dhjetë pjesëtarë të komunitetit serb. Presidenti serb, Boris Tadiq, si zakonisht, edhe pas këtij shpërthimi nuk ngurroi të thërriste mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për t’i akuzuar shqiptarët për shpërthimin, edhe pse rasti konkret, sipas burimeve vendore dhe ndërkombëtare kishte të bënte me organizatën paramilitare serbe “Obraz” e cila ishte organizatore e protestës, ku protestuesit ishin të armatosur. Shpërthimi mbase ka  mundur të ndodhte edhe aksidentalisht gjatë transportimit të armatimit dhe municionit, por u vërtëtua praktikisht se nuk kishte të bënte fare me shqiptarët. Pas shpërthimit të protestave dhe barrikadimit të rrugëve në veri të Kosovës, pas aksionit të 25 korrikut 2011, Kisha Ortodokse serbe në veri të Kosovës nëpërmjet organizatës terroriste “Obraz” kishte rekrutuar studentë dhe ardhcakë për luftë, me premtimin se do t’i financiojnë studimet e të gjithë atyre që do t’i kapin armët dhe ta mbrojnë veriun”. Gjithashtu, kisha ortodokse serbe kishte shpërndarë indeksa për kriminelët serbë, me qëllim që ta arsyetojë qëndrimin e tyre në veri të Kosovës. Klerikët e kishës ortodokse serbe kanë marrë pjesë në barrikada në veri me ditë të tëra. Për të gjitha këto është raportuar gjerësisht në medie. Këso kohe një grup i deputetëve të Partisë Radikale Serbe (SRS) të Sheshelit ia kishin mësyer veriut të Kosovës për t’u solidarizuar me protestuesit atje. Me ta ishin nisur edhe disa pjesëtarë të grupit ultranacionalist “Obraz”, në krye të të cilëve ishte Mlladen Obradoviqi, udhëheqës i kësaj organizate. “Obraz”-i që ka lidhje të ngushta me Vojisllav Koshtunicën, disa herë e kishte djegur kryeqytetin serb gjatë viteve të fundit për shkak të situatës në Kosovë. Po ashtu kjo organizatë i ka djegur edhe objektet e disa ambasadave të shteteve perëndimore në Beograd, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit2008.
Ndonëse më 12 qershor 2012, gjykata Kushtetuese e Serbise ka marrë vendim për ndalimin e aktiviteteve të “Obraz”-it, kjo organizatë vazhdon të veprojë papengueshëm. 
 
16.3. “Delije” (“Trimat”)
 
Grupi ekstremist serb “Delije” është i njohur si banda e huliganëve të futbollit – mbështetës të kubit beogradas të futbollit  “Crvena Zvezda”. Ky grup ishte i njohur për shovinizmin e tij të shprehur kundër shqiptarëve që nga koha e ish-Jugosllavisë. Ky klub e ka pasur si ligj të shkruar që të mos e angazhojë asnjë futbollist shqiptar.
Për një kohë të gjatë, që nga viti 1989, në krye të klubit të tifozëve të futbollit të “Crvena Zvdezdes” – “Delije” ishte Zhelko Razhnatoviq – Arkani. Pra, vet Arkani jorastësisht kaloi nga skena e futbollit në skenën politike. Edhe sot e kësaj dite disa nga klubet sportive në Serbi vazhdojnë të jenë urë lidhëse ndërmjet kriminelëve dhe politikës. Tifozët e klubit “Delije” ishin ithtarë të Vuk Drashkoviqit, të udhëheqësit radikal Vojisllav Sheshel dhe të çetnikut të popullarizuar të asaj kohe, Mirko Joviq, të tre politikanë të opozitës së djathtë. Ithtarët e tyre partiakë, të pasionuar pas futbollit, Arkani shprehej se donte t’i bashkonte në një trung të përbashkët tifozësh, pa folur për detyrën e tij që, tifozët e rinj dhe shpesh të dhunshëm të opozitës, të cilët mblidheshin rreth klubit, t'i fuste nën kontrollin e regjimit.
Grupi i huliganëve të futbollit “Delije” është i përfshirë në akte të shumta kriminale e terroriste kundër popullsisë shqiptare, veçanërisht në pjesën veriore të Kosoës, ku vepron grupi “Elit Delije Sever”.
Kapo i bandave ekstremiste me ndikim në veri të Kosovës, “Delije” dhe “Grobari”, është i ashtuquajturi lider i serbëve të veriut, Millan Ivanoviq, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe me materiale ndërtimore. Ivanoviq ka udhëhequr me pjesëtarët e formacioneve të ndryshme kriminale e terroriste gjatë incidenteve të ndryshme në veri.
Përvec organizatave ultranacionaliste, të shpallura ilegale edhe nga shteti serb si: “Obraz” (“Nderi”), “Srpski Četnički Pokret” (“Lëvizja Çetnike Serbe”), sa herë që duhet tensionuar situata në veri të Mitrovicës e shtojnë aktivitetin e tyre edhe grupe të tjera ekstremistësh serbë, siç janë: “Delije” (“Trimat”) dhe “Grobari” (“Varrmihësit”).
Kohëve të fundit, në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në Zveçan, janë vendosur pano dhe parulla me mbishkrime “Severna Armija”(“Armata e Veriut”).
Sipas burimeve nga pjesa veriore e Kosovës, këto grafite nuk kanë asgjë të përbashkët me ndonjë ushtri, por janë pjesë e aktiviteteve të tifozëve të klubit “Delije” të “Cervena Zvezdës. Ky grup i tifozëve të futbollit thuhet se ulen gjithmonë në veri të stadiumit dhe rrjedhimisht edhe shkruajnë parulla si “Armata e Veriut”, etj. Pra, kjo “armatë” janë vet pjesëtarët e grupit të tifozëve të futbollit të “Crvena Zvezdës” – “Delije”.
 
16.4. “Grobari” (“Varrmihësit”)
 
Me emrin “Grobari” (“Varrmihësit”), njihet grupi  kriminal i tifozëve të klubit të futbollit “Partizani” të Beogradit. Edhe ky grup përbëhet kryesisht nga moshat e reja. Udhëheqësi i tifozëve “Grobari” i Partizanit të Beogradit, është Millosh Radosavleviq – Kimi, i cili më 17 mars 2004, bashkë me “grobarët” e tyre e dogji xhaminë Bajrakli në Beograd.
Në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës vepron grupi “Grobari KM” (“Varrmihesit e Mitrovicës së Kosovës”), të cilët kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë aksione të posaçme kundër popullsisë shqiptare, sidomos në territoret  me popullatë të përzier. Grupi “Grobari KM” e udhëheq Dushan Mutavxhiq. Sipas gazetës “Blic”, Mutavxhiq kishte marrë pjesë edhe në trazirat e Jagnjenicës në vitin 2011, ku ishte goditur me një fishek gome në kokë. Në Jagnjenicë, grupe të organizuara serbe, të armatosura, i kishin sulmuar forcat e KFOR-it me ç’rast kishte pasur disa të plagosur me armë zjarri në radhët e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare. Edhe pjesëtarët e grupit ekstremist “Grobari”, sikurse pjesëtarët e organizatave të tjera ultranacionaliste e terroriste serbe si “Obraz”, “Srpski Četnički Pokret”, janë të trajnuar për metoda terroriste, të cilat Serbia i përdorë për kërcënime ndaj Kosovës.
 
16.5. “Nacionalni Stroj” (“Fronti Kombëtar”)
 
Në Serbi, rritja e madhe e numrit të organizatave, lëvizjeve dhe grupeve ekstremiste ultradhjathtiste me karakter ultraacionalist, neonazist, klerofashist dhe fashist etj., tashmë përbën një dukuri shqetësuese. Disa prej tyre, sikurse shkruan shtypi serb, madje kanë arritur të regjistrohen si organizata joqeveritare, për të mos folur për ato që nuk janë të regjistruara, por që zhvillojnë haptazi një veprimtari intensive nëpër qytete të ndryhshme të Serbisë. Midis këtyre organizatave dhe lëvizjeve ekstremiste ultranacionaliste, më të dalluarit, janë e ashtuquajtura Lëvizja “1389”, organizatat “Nacionalni Stroj” (“Fronti Kombëtar”), “Obraz” (Fytyra/Nderi), “Krv i čast” (“Gjaku e nderi”), “Rasonalisti” (“Nacionalistët racorë”) dhe një serë grupesh neonaziste skinheds-ash. 
Grupi i ashtuquajtur “Nacionalni Stroj” (“Fronti Kombëtar”), është një grup i fshehtë racist, shovinist dhe antisemit i karakterit ndërkombëtar. Është aktiv në 18 shtete. Pjesëtarët e grupit angazhohen për ruajtjen e “territoreve shekullore serbe”, bashkimin e të gjitha “trojeve serbe në një shtet serb”, dhe për ruajtjen e ortodoksisë. Aktivitetin e ka shtrirë edhe në Kosovë.
Grupi “Nacionalni Stroj” është formuar në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars 2005, në shënje pakënaqësie me veprimtarinë e “vakët” e grupeve naciste në Serbi. Është formuar për të përgatitur infrastrukturën legale për shfaqjen e partive neonaziste në Serbi. Këtij qëllimi ia arritën në fund të vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, kur e regjistruan organizatën “Novi Srpski Program NSP” (“Programi i Ri Serb”), sekretari i përgjithsëm i të cilës, Goran Davidoviqi, në mars të vitit 2008, është gjykuar për veprime naciste. Në kuadër të grupit nacist “Nacionalni Stroj” vepron grupi i “Gvozdeni Stroj” (“Rreshti i Hekurt”), të cilit i takon edhe grupi i rojeve personale të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Kryesisht ky grup kriminal qëndron në Bosnjë, por disa herë ka hyrë edhe në Kosovë. Vetë, në janar të vitit 2012, rreth 50 pjesëtarë të grupit “Gvozdeni Stroj”, nëpërmjet rrugëve ilegale kanë hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës, duke përbërë kërcënim për popullatën shqiptare. Thuhet se “Nacionalni Stroj” ka rrjet ndërkombëtar në disa shtete, me theks të veçantë në Rusi. Kanë lidhje edhe me grupin “Krv i Čast” (“Gjaku e Nderi”).
Në qershor të vitit 2011, Gjykata Kushtetuese e Serbisë vendosi që t’i ndalojë aktivitetet e organizatës së krahut të djathtë ultranacionalist “Nacionalni Stroj”.
 
16.6. “Krv i Čast (“Gjaku dhe Nderi”)
 
Grupi neonacist “Krv i Čast (“Gjaku dhe Nderi”) i ka filluar aktivitetet në vitin 1995, me përhapjen e ideve të nacional-socializmit. Pjesëtarët e këtij grupi përdorin flamuj të ngjashëm me ata të nacistëve.
Grupi neonacist serb . “Krv i Čast” i takon rrjetit ndëkrkombëtar të militantëve neonacistë, të cilët propagandojmë rusizmin dhe nazizmit. Në Serbi ka shumë degë të Divizionit të organizatës “Krv i Čast”, si në: Beograd, Shabac, Novi Sad, Nish, Smederevë, Jagodinë dhe në Vojvodinë – në Kikindë, Zrejanin dhe Sombor.
Ky grup zhvillon veprimtari kriminale kundër shqiptarëve edhe në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, me theks të veçantë nga korriku i vitit 2011. 
 
16.7. “Rasni Nacionalisti – Rasonalisti”
         (“Nacionalistët Racorë”)
 
Grupi neonazist serb “Rasni Nacionalisti – Rasonalisti” (“Nacionalistët Racorë”), angazhohet që serbët në shtetin e tyre të kenë më së shumti të drejta dhe që të vendosin vetë për shtetin e tyre. Angazhohen gjithashtu për luftë kundër romëve, në “mbrojtjen e ndërit të serbëve”,ashtu siç kanë bërë paraardhësit e tyre. 
Ideologjia e këtij grupi është e bazuar në konceptin e “racionalizmit”, si një kombinim i racizmit me nacionalizmin.
Simbol kryesor e kanë kryqin fashist.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Facebook 'Like' Button
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free