Shqiperia-Etnike  
 
  Lajme 05/05/2024 4:33pm (UTC)
   
 

Jankullovska – Daçiq: Po dëshmojnë relacionet miqësore

Jankullovska – Daçiq: Po dëshmojnë relacionet miqësore

 











 

Në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’ sot u lëshua në përdorim Qendra e përbashkët e Kontaktit të policive kufitare të Maqedonisë dhe Serbisë. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe kryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq. Sipas tyre, përmes kësaj qendre do të mundësohet bashkëpunimi më i frytshëm i policive të të dyja vendeve si dhe shkëmbimi më efikas i informacioneve. 

Ministrja Jankullovska nënvizoi se kjo qëndër do të tubojë në një vend shërbimet përgjegjëse të të dyja vendeve dhe do të mundësojë forcimin e mirëbesimit të ndërsjellët dhe shkëmbimin më të shpejt të informacioneve. “Kjo qendër do të jetë një përkrahje e shkëlqyer e aktiviteteve operative të shërbimeve policore”, theksoi ministrja Jankullovska. 

Kryeministri serb dhe ministri i brendshëm, Ivica Daçiq theksoi se aktiviteti i sotëm është një akt dhe konfirmim i bashkëpunimit të mirë dhe të afërt midis dy vendeve dhe dy ministrive. “Kjo dëshmon për bashkëpunimin tonë intensive dhe në kontinuitet që kemi si dy ministri dhe këto relacione të hapura miqësore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, theksoi Daçiq. 

Pika kufitare Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë është një nga më të frekuentuarat me mbi 4 milionë udhëtarë në vit.  Daçiq me këtë rast i ofroi Jankullovskës edhe projekt – tekstin e protokollit për ndjekje ndërkufitare të shtetasve të të dyja vendeve, që duhet të firmoset në të ardhmen e afërt.(INA)


08:15 - Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe kryeministri serb dhe njëherit ministër i brendshëm, Ivica Daçiq do të takohen sot në vendkalimin Tabanoc që lidh të dyja vendet.

Dy shefat e dikastereve të brendshme do të përurojnë dhe do të lëshojnë në përdorim qendrën e përbashkët të kontaktit për bashkëpunim policor “Tabanoc”. Në kuadër të këtij promovimi do të bëhet edhe një bisedë midis dy ministrave për bashkëpunimin midis dyja vendeve. (INA)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Facebook 'Like' Button
Today, there have been 4 visitors (8 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free