Shqiperia-Etnike  
 
  FDBK - Deklarata 05/05/2024 1:26pm (UTC)
   
 
FDBK: NUK KA ASGJËSIM TË KOLONIZIMIT NË BOTË PA E ZGJIDHUR DREJT EDHE ÇËSHTJEN KOLONIALE SHQIPTARE!
   |  
Drejtuar: 
Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror të OKB-së; 
Komitetit Special të OKB-së. 

Zonja e zotërinj! 
Duke ripohuar domosdoshmërinë e asgjësimit të kolonializmit, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila, përmes Rezolutës 65/119, periudhën midis 2011-2020 e ka shpallur si dhjetëvjeçarin e tretë për asgjësimin e kolonializmit, ne të FDBK (Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar), i ligjeruar në Tiranë dhe edhe në Prishtinë, konsiderojme se OKB duhet të marrë në shqyrtim edhe zgjidhjen e drejtë të çështjen koloniale shqiptare. 
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) konsideron se çështja shqiptare ka nje karakter kolonial, ashtu si çështja e Kaledonisë së Re, Haitit, Polinezisë Franceze dhe Papuas Veriore, për të cilën Këshilli Ekonomik dhe Shoqëror i OKB-së ka rekomanduar këtë vit përfshirjen e tyre në listën e Territoreve Jo-Qeverisëse të Komitetit të Dekolonizimit. 
Gjithashtu, Komitetit Special të OKB-së i rikujtojmë se Kombi Shqiptar ende jeton nën pushtimin dhe kolonizimin sllavo-grek në trevat shqiptare të Kosovës Lindore (nën Serbi), Luginës së Vardarit (nën IRJM), Malësisë së Madhe (nën Malin e Zi), Çamërisë (nën Greqi). Pra, Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet që, nga të gjitha anët e saj kufizohet me popullin e saj shqiptar dhe edhe me trojet e saj etnike; kurse, Kosova është në perspektivën e zymtë të sovranitetit të saj shtetëror dhe edhe të ndikimit gjithnjë e në të ndërhyrjeve të Serbisë në punët e saj të brendshme. 

Zonja e zotërinj! 
Duke parafrazuar Kryetarin e Komitetit Special, zotin Diego Morejon - PAZMINO, duhet thënë se “spektri i ngacmueshëm i kolonizimit duhet përballuar” edhe në Ballkan, përmes respektimit të së Drejtës së Vetëvendosjes dhe të Dekolonizimit edhe të Kombit Shqiptar dhe të tojeve të Shqipërisë së 28 Nëntorit të vitit 1912, që ne shqiptarë e kemi quajtur dhe vazhdojmë ta quajmë Shqipëria Etnike; prandej, kjo gjë për Frontin Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) nënkupton edhe domosdoshmërinë e organizimit dhe mbajtjes së referendumit për krijimin e shteteve etnike në Ballkan, duke u krijuar Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Rumania Etnike, Hungaria Etnike, Serbia Etnike, dhe pse jo edhe Kroacia Etnike. 

Ngelemi me shpresë që këtë sygjerim të FDBK-së do ta merrni në konsideratë. 
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuajë! 

Në emër të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK); 
Presidenti i FDBK, Mr. Gafurr ADILI 

Tiranë, më 30 tetor 2013 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Facebook 'Like' Button
Today, there have been 1 visitors (3 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free