Shqiperia-Etnike  
 
  Gafurr Adili- PËRBALLJA FBKSH-BE 05/05/2024 11:17am (UTC)
   
 
GAFURR ADILI: PËRBALLJA FBKSH-BE
  Mr. Gafurr Adili |  
Libri më i fundit i Gafur Adilit ”Përballja” është simbolika më e spikatur e një realiteti politik që po jetojmë të gjithë ne, shqipfolësit e të gjithë trojeve. Një realitet që e shohim me sy, por që përtej tij nuk është vështirë që të shohim edhe të nesërmen e kombit tonë, të Ballkanit që na ka vënë edhe ne ballkanasve më të vjetër gungën “fuçi e barotit’ . Një gungë që akoma nuk po na e heqin, por që edhe ne nuk po punojmë dhe aq shumë për ta “njomur” këtë barot tavolinash apo edhe të mediave që e fryjnë edhe pa vend.. 

Kur para katër viteve do të dilte në qarkullim libri i tij i parë “Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi” natyrisht kishte të tjera kushte politike, ekonomike në Shqipëri. e në Kosovë. Në Maqedoni ende shqiptarët nuk po bëhen faktor shtetformues tashmë Evropa po i ndjek me shumë vemendje zhvillimet politike në Shqipëri. Tani Kosova ka fituar Pavarësinë. Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s. Po kërkon që të arrijë në dy stacione të rëndësishme atë të vizave e të futjes me të drejta të plota me të gjithë vendet evropiane në këtë kontinent aq të lashtë sa edhe vetë toka shqiptare. 

Padyshim që libri që folëm më lart tërhoqi vemendjen e madhe të politikanëve dhe të shtypit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni. Të duket se është një libër që evokon një jetë njeriu, një ide që ai e ka ngjizur me vite në betejat e Kujtesës së historisë, në frontet e reja që ka patur Shqipëria. 

Librat kanë një përafërsi shumë të madh me njëri-tjetrin. Të dy vihen në optikën e një përballjeje. I pari është përballja e Gafurr Adilit në gjyqin që i bëhet më 2003 e ndërsa i dyti është një libër që është shkruar pas një përballjeje tjetër që ka po këtë temë diskutimi. Edhe ky libër është fryt i një debati që bëhet në burg, por kësaj radhe jo para një trupi gjykues, por para një Zonje që përfaqëson Misionin e Bashkimit Evropian si është Zonja Uolker. Duket se mendimet e shkëputura të Gafur Adilit në disa media në ato vite në librin “Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi” u paraqitën më të plota, më të sintetizuara, më prespektive. 

Tani ne kemi në duar një libër tjetër. Një libër ë vej pas një përvoje botimi si ai i pari. Një libër që të nxit shpresën se do të pasohet edhe me libra të tjerë të këtij lloji. Një libër që përmban një material aspak të njohur e të dokumentuar më parë si mund të ishte gjyqi publik që atij i bënë më 8 nëntor të vitit 2003. E ka titullin “ PËRBALLJA”. Merr shkas nga një ngjarje reale si është ballafaqimi me idetë e zonjës Uolker. Aso kohe, Shefe e Misionit të Bashkimit Evropian. Si për rastësi të dhimbshme, ky ballafaqim ideshë, pikëpamjesh, është bërë në një dhomë të burgut 313 në Tiranë e jo në një studio televizive ku jemi mësuar të shohim debatet e “nxehta” politike shqiptare dhe evropiane. 

Është sërish një rastësi e dhimbshme që ide të mëdha që dalin edhe nga përballje të mëdha, të artikulohen në një qeli burgu. Gjithësesi nuk është e para herë që ndeshemi me përballje të tilla në historinë e politikës botërore të të gjithë kohërave. Vetëm ka një ndryshim të madh në të këtë përballje. Secili prej dy autorëve të kësaj PËRBALLJEJE, prej debatuesve ka një simbolikë të tijën në atë që flet, që mbron, që shtron në diskutim. Duket se Gafurr Adili e ka të qartë të gjithë rrjedhën e bisedës gati edhe kur ajo nuk ka ka marrë rrjedhën e saj të mëvonëshme. Ka përpara një Zonjë fisnike, të përgatitur, që përfaqëson Evropën jo vetëm në atë mision që e ka zyrtarizuar qënien e saj në këtë burg të Tiranës (nuk e dimë nëse do t’i ketë ndodhur në jetën e saj politike një përballje e tillë si ajo me Gafurr Adilin në atë vjeshtë të tretëtë viti 2003 në Tiranë). A do të ketë patur në jetën e saj një tjetër përballje me ndonjë shtetas tjetër evropian e më gjërë për një problem të caktuar? Ky i burgosur politik vetëm pas pak, më saktë pas dy orëve që vazhdoi përballja, do të zgjaste prapë duart për të respektuar Ritin e prangave në një burg të vendit të tij amë, për të cilin ky shqiptar kërçovar nuk e kishte menduar kurrë se do ta burgosë e do ta dënojë. 

Nuk dua që të përfshihem në hollësitë që ka kjo përballje. Madje edhe të një gjykimi personal të secilit lexues në varësi të mesazheve që përcjell libri, të botëkuptimit të tij , të atij qëndrimi që ka për këto probleme që ai i hedh para Zonjës së Evropës. Jo. Këto lexuesi mund t’i gjykojë vetë, por do të ndaleshim në një farë mënyrë në argumentimin e tyre. Në secilën fjalë, argument, në secilën përballje që bën me pyetjet e Zonjës Uolker ai ka një pozicion të qartë. Është një njohës i shkëlqyer i historisë së popullit shqiptar që nga lashtësia e deri në ditët tona, por jo më pak edhe i Evropës. Është një njohës i shkëlqyer i të gjitha prapaskenave politike që kanë thurur fqinjët serbë e grekë në kurriz të kombit tonë. Ai mishëron një ide të madhe si është ajo e Bashkimit Kombëtar . Një ide që të kujton të gjithë rilindasit e kombit tonë e duket se vetë ai na shfaqet si një rilindas i vonuar i shekullit XXI. 

Të bie në sy një erudicion i jashtëzakonshëm që është “parapavija” më e fuqishme e debatit adilian. Edhe zonja Uolker është e detyruar që ta pranojë këtë dukuri të bashkëbiseduesit të saj dhe ta shprehë me respekt para tij. Në argumentat e tij historikë prej nga dalin edhe argumentët politikë, të shfaqen njëra pas tjetrës Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca e Londrës më 1913, Takimi i Jaltës, Lufta e Dytë Botërore, etj 

Të bie në sy një gjuhë shumë e prerë sa diplomatike aq edhe metaforike. Dashuria për gjuhën shqipe bën që ai, edhe pse është një njohës shumë i mirë i gjuhëve evropiane të kërkojë që të flasë shqip dhe vetën shqip dhe përkthyesi që ka marrë Zonja e Evropës të bëjë punën e tij zyrtare. Edhe pse Statusi i takimit përballës është që ai, Gafurri, duhet që të jetë i pyeturi, ai e fut rrjedhën e bisedës në një hulli të tillë që edhe të jetë plotësisht i barabartë në bisedë. Të bien në sy pyetjet retorike që i përdor gjatë bisedës kur është fjala për të bërë argumentime të qarta. Të bie në sy një vendosmëri e madhe e tij për të mbrojtur idealet e larta të kombit. Ai në këtë takim është Kryetar i Frontit për Bashkimin Kombtar Të bie në sy një dashuri e madhe, e jashtëzakonshme që ai ka për shokët e tij të rënë, për të gjithë shqiptarët që punojnë për kombin e tyre kudo ku jetojnë. 

Pa e hiperbolizuar, mund të themi se libri përbën edhe një lloj Manifesti politik në përballjen e vazhdueshmne që bën sot politika shqiptare me qarqet e shumta politike të Evropës për të ardhmen e saj. Në tregun herë të egër, herë herë të brishtë, por dhe aq të shumëllojshëm të ideve për bashkimin e trojeve shqiptare, padyshim libri “Përballja“ i Gafurr Adilit është një risi, është një argument i fortë që trazon bukur mirë të gjithë mendjet e politikanëve dhe të njerëzve të thjeshtë për të ardhmen e kombit tonë. 

Libri lexohet me një frymë. Fletët e tij paksa të pakta për një libër të mirëfilltë artistik të ngjallin një dashuri të re për atdheun tonë të përbashkët. I përket atyre librave që na vënë më shumë se ndonjëherë tjetër në një pozitë të tillë individuale medituese. Secili prej nesh, madje edhe kundërshtarët e mendimit të Gafurr Adilit, në emër të mendimit të lirë që ka secili në Hartën e debateve kombëtarë, e shohin me respekt fjalitë e tij. Shohin me respekt këtë mbrojtje që ai i bën kauzës së tij, kauzës së Frontit që ai përfaqëson. Në këtë libër që zbardh një bisedë të caktuar Gafurr Adili është edhe mitrovicar, edhe kosovar, edhe kërçovar, edhe tetovar, edhe çam dhe e ke të vështirë që të gjesh një avokat kaq të spikatur të çështjes kombëtare shqiptare jo vetëm për vitin 2003, por edhe në kohët që po jetojmë. Mes rasteve të shumta që përmenden në këtë libër, të bën përshtypje mbrojtja që ai i bën ish Rektorit të Universitetit të Tetovës Zotit Fadil Sulejmani që ishte futur në “listat e zeza”, edhe pse një jetë të tërë ai ka punuar e punon për arsimimin e kombit të vet. Përballë këtij argumenti Zonja Uolker heshti. 

Edhe pse nuk del drejtpërdrejt në këtë dialog, libri na e jep të gjallë edhe portretitin e shokut të tij të idealit, Taipi Mustafës. Dy shokë të një ideali, dy shqiptarë të mirë që sakrifikojnë pa asnjë mëdyshje kohën, ditët e jetës në një burg ku ata nuk mund të prangosin mendimin e tyre, strategjinë e tyre në shërbim të kombit. Edhe pse një personazh episodik, të mbetet në mendje edhe portreti i Komandantit të Burgut 313, zotit Xhemal Qefalia që bëhet pa dashur një pjesë e kësaj përballjeje. Ndoshta edhe kundër Statusit të detyrës së tij, sipas vetë autorit të librit Gafurr Adili, të mbetet në mendje deklarata e tij para se të niste takimi. Për këtë ai i thotë autorit të këtij libri: “Zoti Adili, mos harroni se unë do t’ju ndjek me kamera gjithçka që ju do të flisni këtu. Do të shoh a do ta fitoni këtë sfidë të rëndë, jo vetëm për ju, por edhe për gjithë idenë madhore që ju përfaqësoni”. 

Kjo fjali që artikulon drejtori i Burgut 313, duket se është në një farë mënyre zëri i një pjese të madhe të ndërgjegjes kombëtare që shihte te fjaa e Gafurrit një dritë të veçantë mendimi.. 

Gafurri e ka kuptuar, madje e ka nënvizuar këtë mendim të tij, dhe kërkon që të bëjë një besë të madhe me veten që në një kohë të caktuar të kontaktojë me vetë drejtorin Qefalia e për t’i shprehur mirënjohjen. 

Porterti i Gafurr Adilit plotësohet edhe më mirë edhe nga Zonja Uolker. Në ato pyetje që i bën këtij të burgosuri, ajo duket se e njeh mirë problemin e Shqipërisë e të Kosovës. Është një zonjë dashamirëse dhe futet në bisedë pa paragjykime. Ajo në pamje duket e ftohtë, por në shumë raste nuk e fsheh edhe reagimin e saj njerëzor ndaj asaj që Gafurri thotë në këtë Përballje të madhe. 

“Përballja” është një libër që na duhet që t’i kthehemi për mesazhet aktualë që sjell ai për sot e për nesër. Një ëndërr që troket te ndërgjegjja e çdo shqiptari. Një libër që mund të të shfaqë edhe të ardhmen e diplomacisë shqiptare. Pse jo edhe të asaj evropiane në të ardhmen kur është fjala për politikën e Ballkanit, të Shqipërisë në veçanti. Në fund të fundit, është një pjesë e historisë së vendit tonë që duhet shkruar ashtu si ka qenë, si ka ndodhur. Aq më tepër kur është fjala për një mendim zyrtar të mbarë Evropës si ndodh me zonjën Uolker që shfaqet në këtë libër me një mprehtësi të dukshme . 

Është koha ajo që do të gjykojë vërtetësinë e tij. Është koha që do të shohë se sa të vërteta janë idetë e Gafurr Adilit në këtë libër. Në këtë gjykim të bie në sy deklarata e tij: “Kurse, sa më përket mua,- i thashë Zonjës Uolker,- aspak nuk më shqetësojnë listat tuaja të ashtuquajtura “të zeza”, sepse unë jam ruajtur, dhe deri në vdekje do të ruhem, që të mos futem në listën e zezë të kombit shqiptar.” 

Duke e uruar këtë politikan të çështjes sonë kombëtare për këtë libër interesant, do të dëshironim që në të ardhmen të kishim edhe libra të tjerë të këtij lloji. Duket se libri i tij është një libër që i ka munguar bibliotekës sonë politike. 

Do të donim që diskutime për çështjen tonë kombëtare të dëgjonim sa më shumë, të lexonim sa më shumë, të flisnim sa më shumë, të shkruanim sa më shumë. Bashkë me problemet ekonomike që ka populli ynë, bashkë me udhët e gjëra që po ndërtojmë për të bashkuar pragjet, shitoret, këngët, vallet, dhimbjet, lulet mbi varret e të rënëve tanë të përbashët për lirinë e kombit tonë, librat e ballinat e ndritshme por me shqipen e bukur në secilin rresht të tyre, shiritat e përurimeve, tavolinat e fjalës së mençur, dasmat, legjendat e bëmat, për të gëzuar së bashku festat e shumta, le të kemi sa më shumë mendime të tilla që krijojnë një Urë të madhe të bashkimit shpirtëror, fizik e të kombit tonë të lashtë sa vetë Evropa. Gafurri e ka dhënë këtë mesazh si jo më mirë në këtë libër. 

Namik Selmani (Shkrimtar) 

Tiranë, Mars 2010 

I . HYRJE 

Më 8 nëntor 2003 u hap procesi gjyqësor i proklamuar me shumë bujë edhe përmes masmediave të shkruara dhe elektronike shqiptare, si dhe ndërkombëtare, si një nga evinimentet më të rëndësishme që po ndodhte në Republikën e Shqipërisë dhe më gjërë. 

Seanca e parë gjyqësore, që nuk ishte asgjë tjetër përveç se një fillim i një procesi gjyqesor politik, apo më mirë me thënë fillimi i një farse politike, që nuk kishte asgjë të veçantë. Unë dhe Taipi ishim veshur me konstume ngjyre gri. Një ndër presionet e rradhës ishte që, gjyqi të zhvillohej me dyerë të mbyllura dhe fillimisht e ashtuquejtura toga e shoqërimit ne na coi në një sallë të vogël. Unë reagova shumë ashpër. Të dy avokatëve iu drejtova se ne dy, unë e Taipi, nuk jemi të akuzuar ordinerë, por akuza se gjoja kemi nxitur urrejtje nacionale, fetare dhe racore, e sanksionuar në nenin 165 të kodit penal të Republikës së Shqipërisë, është akuzë politike, dhe rrjedhimisht edhe ky gjyq është një gjyq politik, prandej edhe duhet të jetë gjyq publik, që opinioni kombëtar shqiptar të kuptojë se cfarë po ndodhte këtu në Tiranë. Nëqoftëse do të tentoni që këtë gjyq ta zhvilloni me dyerë të mbyllura, pa masmedian e shkruar dhe elektronike shqiptare, që populli im të mos kuptojë se ne komandantët e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk po kërkojmë hiç më pak e as shumë se aspiratën shekullore të popullit tonë për liri dhe ribashkim kombëtar, avokatëve iu thashë se, kërkoj që të na ktheni te burgu 313 dhe gjyqi le të zhvillohet pa pjesëmarrjen tonë, kurse ju zotëri avoketër, Maksim Haxhia dhe Bashkim Nikolli, nëse ju do gaboni të merrni pjesë në këtë gjyq pa ne dy, fillimisht iu paralajmëroj se që nga ky moment jeni të përjashtuar dhe nga ky moment e në të ardhmen nuk do të jeni më avoketërit tanë, kurse nëse do bëni gabimin tjetër që këtë vendim që ua komunikova të mos e respektoni do bëni mirë të mendoheni se ku do të fshiheni në të ardhmen, në Hënë apo në Jupiter. 

Pas gjysëm ore pritjeje në një paradhomë në katin e pare të gjykatës së Qarkut të Tiranës na cuan në një nga sallat e mëdha të kësajë gjykate, në të cilën ishte një kafaz me hekura, në të cilin na futën, hekura këta që shumë pjestarë të familjeve tona i kishin vrarë shpirtërisht, disa prej të cilëve edhe qanin, kurse unë dhe Taipi buzëqeshnim dhe i përshëndesnim, sepse ishim shumë të sigurtë se përballë kësajë sfide dhe këtyre kurtheve ne do të dilnim, si edhe në të kaluarën, vetëm fitimtarë. 

Në sallën e gjykatores kishin ardhur shumë njerëz, familjarët tanë, të cilët na përshëndesnin dhe ne ua këthenim përshëndetjet tona, si dhe shumë gazetarë e kamera të masmedias së shkruar dhe elektronike shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Kjo seance morri vetëm karekaterin e hapjes së gjyqit tone, të dy komandantëve të AKSH-së, siq shprehej gjatë këtyre ditëve masmedia e shkruar dhe elektronike shqiptare. Pra, i pari u prezantova unë, ku pasi dhashë të gjitha të dhënat personale, kur kryetari i trupit gjykues Z. Fehmi Petku më pyeti a kam qenë i dënuar edhe herë tjetër, unë iu përgjigja: Po, në vitin 1982 jam dënuar nga gjykata sllavo-maqedonase për nacionalizëm e irredentizëm dhe sot po me të njejtat akuza po gjykohem nga gjykata e Republikës së Shqipërisë sipas urdhërit dhe akuzave të pushtuesve e kolonizatorëve sllavo-grekë. Të njëjtën gjë e tha edhe Taipi. Gjithë trupit gjykues dhe sidomos Zotit Petku iu iku cerja, dhe me këtë rast seancën e parë e deklaroi të mbyllur për të vazhduar një javë më vonë me seancën e dytë. 

Të nesërmen, me 9 nëntor 2003, mua më thërret Drejtori i Burgut 313, Zoti Xhemajl Qefalia, aktualisht Deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, një burrë zotëri me gjithë plotëkuptimin e fjalës dhe shumë i nderuar, jo vetëm nga unë e Taipi, por edhe nga të gjithë të burgosurit e tjerë. Zoti Qefalia, pasi më pershëndeti, si gjithmonë plotë respekt e konsiderata, fillimisht me pyet: „Zoti Adili, dje filloi gjyqi. Ju pashë, ty dhe Taipin, të veshur me konstume te bukura. Për sa kohë tash mund te vishesh siq ishe veshur dje? A të mjafton gjysëm ore?“. Unë e pyeta pse duhej të vishesha, dhe ai mu pergjigj: „Ka ardhur të të takojë Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian, Zonja Wiktoria Walker.”. Për dhjetë minuta jamë gati, por a mund të më thoni ku do të ballafaqohem me Zonjën e nderuarë të Bashkimit Evropian? “Këtu, te kjo zyrë, më tha Zoti Xhemajl. Por mos harroni që, ashtu si do ta prisni edhe kur ta kryeni takimin, ju mos dilni i pari kur ta përcillni, por lejeni të dali ajo nga zyra, sepse sot kjo zyrë është zyra e Kryetarit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Gjithashtu, Zoti Adili, mos harroni se unë do t’iu ndjek me kamera gjithcka ju këtu do të flisni, si dhe do të shohë a do ta fitoni këtë sfidë të rëndë, jo vetëm për ju, por edhe për gjithë idenë madhore që ju përfaqësoni”. Zoti Xhemajl, do ma bëni edhe një nderë nga të shumtët që më keni bërë deri tani, gjatë gjithë kohës sa kamë qenë ketu? “Flisni Zoti Adili, ma këtheu Zoti Xhemajl“. Kërkoj që nga mesi i debatit, si gjoja rastësisht të hapni derën, dhe nëse ju kam pëlqyer të më sinjalizoni me gishtin e madh të dorës së djathtë. Në të kundërtën, nëse nuk do t’iu pëlqej të mos vini fare. Dhe, kështu beri Zoti Xhemajl, pas 2 orësh erdhi, e hapi derën dhe në anglisht Zonjës Walker i tha: „Më falni Zonjë, akoma jeni këtu?” Më falni ju lutem dhe filloi të tërhiqte derën për ta mbyllur. Duke e mbyllur derën, jo vetëm ngriti gishtin e madh të dorës së djathtë, por edhe e tundi fort dorën siq e tundim ne shqiptarët kur gëzohemi për suksese e fitore. Ky qe edhe momenti dhe veprimi që mua më dha edhe më tepër forcë e kurajo. Kurrë nuk do ta harroj kontributin e Zotit Xhemajl edhe për këtë ndihmë që më dha e nderë të madh që më bëri, gjë që ridëshmoi se Ai është, ashtu siç flasin të gjithë, një patriot e atdhetar i devotshëm shqiptar. 

Këtu, nuk mund ta lejë pa e cekur edhe takimin e parë, kur më 5 korrik 2003 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës, ku na mbajtën 5 ditët e para të arrestimit tonë, na transferuan në Burgun e Sigurisë së Lartë (Burgu 313) të Tiranës, me Zotin Xhemajl Qefalia, i cili ishte bashkë me Shefin e Policisë së Burgut 313 Enver (mbiemrin ia kam harruar), si dhe takimin e fundit më 25 nëntor 2003, ditë kjo kur unë e Taipi u liruam nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, por që trupi gjykues urdhëroi që toga e shoqërimit, fillimisht të na conte te burgu dhe pastaj nga aty të liheshim të lirë. Në këtë kohë, më 5 korrik 2003, Zoti Xhemaj Qefalia, bashkë me Zotin Enver, na priti dhe me keqardhje filloi të na e tregonte se nese me rregullore ishte përcaktuar se sa kilogram ushqime, sa herë kishim të drejtën e telefonatave dhe të vizitave, ne shqiptarët atdhetarë, unë e Taipi, do të kishim dyfishin e tyre. 

Kurse, më 25 nëntor 2003, ishte dita e fundit të muajit Ramazan, bile ishte nata e madhe e Kadrit. Taipi gjithë muajin e Ramazanit e kishte agjeruar, kurse unë jo. Dhe, këtë gjë e dinte Zoti Xhemajl, i cili edhe vetë kishte agjëruar, dhe mua mu drejtua: „Zoti Komandant, meqë unë e Taipi jemi me agjërim, kurse Ti dhe juristi i burgut jo, ju lutem më thuani me cka mund t’iu shërbej“. Dhe, nxorri disa shishe me raki e konjak nga më të ndryshmet. Unë i thash me gjithë qef do ta kisha pirë një gotë me konjak shqiptar, sidomos po të keni konjak Skënderbe. Qeshi duke thënë nacionalisti nuk pin raki apo konjak të huaj, pin gjithcka shqiptare, dhe na i mbushi gotat. Këtu edhe u ndamë dhe që nga ajo ditë dhe… 

II. BALLË PËR BALLË 

Shumë shpejt (as 10 minuta) unë u bëra gati, i veshur me konstum dhe kollare, me të cilat tesha edhe isha paraqitur në seancën e parë të farsës gjyqësore të procesit politik një ditë më parë. 

Isha futur në zyrën e hetuesisë së Burgut 313 të Tiranës. Pas 20 minutash në këtë zyrë hyri një Zonjë dhe një djalosh. Zonja m’u prezantua në anglisht dhe djaloshi shqiptar e përktheu prezantimin e Zonjës Walker. Pasi u përshëndetëm djaloshi shqiptar m’u drejtua me pyetjen që e bëri Zonja: 

„Zoti Adili, kemi informacione se ju e flisni shumë bukur gjermanishten. A do të bashkëbisedojmë gjermanisht apo shqip?”. Kurse, unë ia ktheva: 

“Edhepse unë e zotëroj gjuhën gjermane dhe…, nuk bashkëbisedoj në asnjë gjuhë tjetër përpos në gjuhën t’ime amëtare, sepse unë jam Kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, gjë të cilën besoj se e dini, prandej edhe keni ardhur të më takoni këtu”. 

Ishim në këmbë dhe në vazhdim ajo më tha: 

“Jo, unë kam ardhur t’iu marr për në Hagë, sepse strukturat qe ju drejtoni akuzohen se deri më tani kanë vrarë 20 policë e ushtarë serbë dhe maqedonas”. 

Unë duke buzëqeshur ia ktheva: 

Policë serbë dhe sllavo-maqedonas?! Atëherë po nisemi, Ju lutem më prini Zonjë. 

Ajo gjithë seriozitet më tha :: 

“Si e mendoni Hagën Zotëri?”. 

Nuk e di Zonjë se a i keni pyetur këta të burgut këtu se cka them unë kur flas me pjestarët e familjes s’ime përmes telefonit? 

“Jo, cka iu thuani Zoti Adili?!” 

Ata të familjes s’ime kur më pyesim se si jam, unë iu them shumë mirë, si në hotel, kurse kur të më pyesin për mirëqenien t’ime në burgun e Hagës, të jeshë më se e sigurt Zonjë se, jo vetëm do t’iu them, por edhe do të ndjehem sikur të jesha në ndonjë hotel me pesë yje. 

“Atje, Zoti Adili, do të luani shah me Millosheviçin”. 

Dhe Ju mos harroni Zonjë e nderuar, se duke luajtur shah unë e Millosheviçi, edhe do të matemi se kush më shumë, unë apo ai, kemi nxjerrë fëmijë nga barku i nënave, ai nga barku i nënave boshnjake dhe shqiptare, apo unë nga barku i nënave serbe dhe sllavo-maqedonase. 

“Po ju Zoti Adili, apo më mire të them strukturat që ju drejtoni, nuk e keni bërë një gjë të tillë”. 

Kurse, strukturat ushtarake dhe paramilitare serbe që ka drejtuar Millosheviqi, ia këtheva unë, e kanë bërë këtë me nënat boshnjake dhe shqiptare. Dhe, këtë nuk e ka bërë as UÇK, por ju ndërkombëtarët zonjë e nderuar, clirimtarin Fatmir Limaj e barazuat me kriminelin Millosheviq. 

E gjithë kjo që iu thash më sipër Zonjë, do të fillojë të ndodhë që nga momenti, kur unë e Ti do të nisemi nga Aeroporti i Rinasit dhe deri sa të mbërrijmë në Hagë, sepse sipas të gjitha gjërave dhe situatave që ne po shohim për cdo ditë po arrijmë të konstatojmë dhe gjykojmë se ju ndërkombëtarët ne shqiptarët vetëm atëherë do të filloni të na quani clirimtarë. 

Për sa kohë nuk e kemi bërë ne këtë gjë ju vazhdoni ta barazoni viktimën me xhelatin, clirimtarët me pushtuesit. Pra, ju nuk po bëni dallim midis luftërave të drejta (luftërave clirimtare e antikolonizuese) dhe atyre të padrejta (pushtuese e kolonizuese). 

Atëherë Zonja Walker bëri me dorë që të uleshim, sepse i gjithë ky debat i nxehtë që u zhvillua, u zhvillua në këmbë. Kur u ulëm, duke nxjerrur nga canta dosjen me plotë letra, duke buzëqeshur më tha: 

“Ishte vetëm një shaka Zoti Adili”. 

Unë që e kuptova shumë mirë qëllimin e kësaj shakaje, ia këtheva me të njëjtën monedhë: 

Edhe unë bëra një shaka të vogël Zonjë, dhe menjëherë kërkova, edhe pse mua me kishte treguar Zoti Xhemajl Qefalija, që të më prezantohej se kush në fakt ishte kjo Zonjë që kishte ardhur të më vizitonte në burg dhe bashkë të bënim shakara të tilla të llojllojshme për katër orë me rradhë. 

III. PREZANTIMI 

Fillimisht Zonja Walker më prezantoi përkthyesin, një shqiptar nga Tirana, dhe pastaj ajo fliste në anglisht dhe shqiptari shumë simpatik më përkthente gjithcka fliste Zonja Walker, që ishte e një moshe rreth të dyzetave, e veshur me pantollona të bardha dhe një bluzë të zezë, si dhe shumë e pashme, siq janë përgjithësisht anglezet. 

Quhem Wiktoria Walker dhe jamë Shefe e Misionit të Bashkimit Evropian për Ballkanin. Katër muaj kam qenë në Prishtinë dhe gjashtë muaj të tjerë në Shkup, si dhe aktualisht jam në Tiranë. 

Por, më duhet që këtu për lexuesit të them se kur dola nga burgu (25 nëntor 2003) nga një mik i imi deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërise, i cili më ftoi për kafe dhe në bisedë e sipër kur i tregova për këtë vizitë që e kisha patur në burg, kuptova se kjo Zonjë e rëndë angleze kishte qenë edhe anëtare e Shtabit të NATO-s, sepse miku im më konfirmoi edhe deklaratën e Departamentit të SHBA-ve, të publikuar me 21 nëntor 2003, të cilën unë nuk e dija, në të cilën deklaratë thuhej:“Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk i plotëson kushtet për të qenë në listën e organizatave terroriste në Botë!”. Dhe, pasi mikut t’im deputet, ashtu si shokëve të mi më të ngushtë, në pika të shkurtëra, ia spjegova gjithë rrjedhën e bisedës me Zonjën Walker, të cilën lexuesit do ta kuptojnë përmes këtij libri modest, miku im më dha dorën dhe më përgëzoi për suksesin e arrijtur dhe sfidën e fituar në Burgun 313 të Tiranës, jo vetëm për mua por edhe për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe në veçanti për Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), që kjo e fundit të mos futej në listen e “organizatave terroriste” ku kishin pretenduar ta fusnin armiqtë dhe tradhëtarët e kombit shqiptar. 

Miku im deputet në fund më tha: „Çdo e keqe e ka edhe një të mire, o miku im. Që në fillim kur të arrestuan shumë miqëve e shokëve iu pata thënë se është bërë shumë mire që është arrestuar Gafurri, sepse jam shumë i sigurt se askush tjetër më mirë se Ai nuk do të dijë që ta mbrojë aktivitetin e FBKSH-së dhe në veçanti të AKSH-së, jo vetëm se e njohë mire por po iu them se jo rastësisht edhe në Kuvendin Themelues të FBKSH-së (korrik 2002) këtu në Tiranë, dhjetëra delegatë e delegate nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe nga diaspora shqiptare edhe e kanë zgjedhur Kryetar të FBKSH-së dhe Komandant të Përgjithshëm të AKSH-së”. 

Besoj Zonjë që ju e dini se kush jam unë, iu drejtova unë Zonjës Walker, prandej nuk e shoh të arësyeshme që t’iu prezantohem, dhe vazhdova: 

Si rregull do të duhej që edhe unë ta kisha përkthyesin t’im, por i vetëdijshëm se unë jamë i privuar nga liria, përderisa ne dy bashkë po takohemi në një nga zyrat e hetuesisë së Burgut të Sigurisë së Lartë (Burgut 313) të Republikës së Shqipërisë, si dhe i bindur që ky djalosh në damarët e tij ka gjak shqiptari, them që të fillojmë. 

Por, do iu kisha lutur që të gjithë këtë bashkëbisedim t’ua transmetoni strukturave që Ju po përfaqësoni, ashtu siç Unë do të raportoj te Kryesia Qendrore e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), me letër nga burgu apo direkt nëse do të lirohem para Vitit të Ri 2004. 

IV. PËRBALLJA 

IV. 1. 
Zoti Adili, pse lodheni kot me bashkimin kombëtar, kur liderët shqiptarë, si Fatos Nano, Sali Berisha, Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Ali Ahmeti… nuk e duan këtë bashkim kombëtar, si do ta bëni pa ata këtë bashkim kombëtar?! 

Unë: 
Më falni Zonjë, a ka mundësi të më thoni se, ku e dini ju që të gjithë ata që ju i përmendët nuk e duan ribashkimin kombëtar shqiptar, apo ua keni prerë zemrat dhe keni parë se vërtetë ata zotërinjë nuk e dashkan ribashkimin kombëtar shqiptar?! 

Të jeni më se e sigurt, vazhdova unë, se që të gjithë ata e duan, bile edhe më shumë se unë, ribashkimin kombëtar shqiptar. Por, atyre iu mungon guximi qytetar që këtë ta bëjnë hapur siq po e bëjmë ne të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe në rastin konkret edhe unë Kryetari i FBKSH-së. 

E kam thënë disa herë përmes intervistave të shumta në masmedian e shkruar shqiptare, kur veproja me pseudonimin Valdet Vardari, dhe po duhet që t’ua ripersëris edhe sot, se nuk ka shqiptar që në damarë i rrjedhë gjak shqiptari dhe të mos e dojë ribashkimin kombëtar shqiptar. Dikush nga ata apo edhe të gjithë ata që ju i akuzuat se nuk e duan ribashkimin kombëtar për mendimin t’im mundet të mos punojnë, bile edhe ta sabotojnë ribashkimin tonë kombëtar dhe në këtë rast edhe Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar se i urdhëroni ju, pasi që aktualisht të gjithë këta zotërinjë janë bërë vasal të konjukturave të politikës ndërkombëtare. Sepse, siq dihet pavarësia ekonomike përcakton edhe pavarësinë politike, gjë që do të thotë se, përderisa as Shqipëria Londineze nuk ka pavarësi ekonomike, pasiqë mbi 60 % e ekonomisë së saj dominohet nga ekonomia e Greqisë, Republika e Shqipërisë nuk ka as pavarësi politike, lere më Kosovën apo trojet tjera shqiptare nën IRJM dhe nën Mal të Zi, për pavarësi të të cilave as nuk mund të flitet, sepse këta vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë. 

Pastaj, Zonjë, pse mendoni se vetëm ju ndërkombëtarët dini të bëni politikë dhe ne shqiptarët nuk dijmë ta bëjmë një gjë të tillë?! Pastaj, pse nuk dyshoni se edhe ne shqiptarët dijmë të bëjmë politikë, ndër të cilat mund të jetë edhe marrëveshja ime me të gjithë ata që ju i përmendët më herët, të cilët për shkaqe që i ceka më sipër, apo edhe për shkak se janë nënshkrues të marrëveshjeve të imponuara nga ju, si ajo e Rambujes dhe e Parisit, e Konculit dhe ajo e Ohërit, dhe nuk mund të punojnë hapur, por nga anash punojnë më shumë se unë për ribashkimin kombëtar shqiptar?! 

Gjithashtu, nuk duhet të harroni se jo vetëm te ne shqiptarët, por edhe te ju ndërkombëtarët ka individë që më shumë parapëlqejnë ate shprehjen tonë popullore: « Më mirë i pari i lagjes se sa i dyti i katundit ». 

IV. 2. Zoti Adili, është Zoti Nano ai që urdhëroi arrestimin tuaj dhe ju vazhdoni të thoni se edhe Ai na e dashka bashkimin kombëtar të shqiptarëve? 

Unë:
 E di Zonjë, se ishte Zoti Nano që fillimisht, më 8 mars 2003, pa asnjë vendim, qoftë ky vendim gjykate apo vendim administrativ (qeveriatar), por vetëm me një urdhër përmes telefonit që i dha ministrit të Rendit, Zotit Luan Rama, dhe ky i fundit, gjithashtu përmes telefonit, urdhëroi Shefin e Policisë së Aeroportit të Rinasit, Zotin Enriko Sulejmani, që unë të mos lejohesha të hyja në territorin e Republikës së Shqipërisë, të shpallesha person « non grada » (i padëshirueshëm) dhe të këthehesha nga vija, për në Zvicër. 

Këtë që po iu them këtu në Burgun 313 ma ka konfirmuar edhe vetë Zoti Sulejmani, i cili gjithahshtu ndodhet këtu, në të njejtin sektor të ketij burgu, ku jam edhe unë. Por, për këtë, si dhe për arrestimin t’im Zotin Nano e keni urdhëruar ju ndërkombëtarët, sepse padrejtësisht mua dhe struktuarat që unë drejtoj na keni cilesuar si destabilizues të Ballkanit, në kohën që gjithmonë kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se ne jemi më se të bindur se përkundër kësaj akuze shumë të rëndë që po na bëni, unë dhe i gjithë F.B.K.SH. dhe strukturat e tij jemi stabilizues të Ballkanit, sepse nuk mund të ketë Evropë të Bashkuar, stabile dhe të qetë, nëqoftëse kjo qetësi dhe ky stabilitet fillimisht nuk arrihet në Ballkanin « fuçi baroti », paqë dhe stabilitet ky që arrihet vetëm duke mundësuar krijimin e shteteve etnike në Ballkan. 

Pastaj, kush do të ishte Zoti Nano sikur të mos e kishte burgosur Zoti Sali Berisha ? Me këtë dua t’iu them se, ashtu si Zoti Berisha që i bëri një nderë të madh Zotit Nano, edhe mua Zoti Nano më ka bërë një nderë shumë të madh, sepse jo vetëm më nxorri nga ilegaliteti (fshehtësia) por edhe më legjitimoi si lider të ribashkimit kombëtar shqiptar. 

IV. 3. Zoti Adili, pse në të gjitha dokumentat tuaja dhe edhe tani kur po bashkëbisedojmë ju po thoni ribashkimi kombëtar dhe jo bashkimi kombëtar, ku qëndron dallimi? 

Unë:
 Nëqoftëse do të themi bashkim del sikur ne shqiptarët asnjëherë nuk paskemi qenë të bashkuar, kur dihet shumë mirë fakti se trojet shqiptare nën pushtimin otoman turk ishin të bashkuara dhe përbëheshin nga katër vilajete : 1.Vilajeti i Shkodrës, 2. Vilajeti i Kosovës me Kryeqendër Shkupin, 3. Vilajeti i Manastirit dhe 4.Vilajeti i Janinës. 

Dhe, ishte Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913) ajo që Atë-Mëmëdheut tonë, Shqipërisë, ia aneksoi mbi 70 mijë kilometra katrorë të trojeve shqiptare të saj, troje këta që ua dhuroi pushtuesve e kolonizatorëve sllavo-grekë. 

Nëqoftëse aktualisht Republika e Shqipërisë, apo Shqipëria Londineze, siq e quajmë ne të FBKSH-së, përbëhet nga 28.000 kilometra katrorë, Shqipëria Etnike (Shqipëria Reale apo Shqipëria Natyrale) përbëhet nga 98.000 kilometra katrorë. Pra, shqiptarët dikur kanë qenë të bashkuar dhe doemos duhet edhe të ribashkohen. 

Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet në Botë që nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare, si nga Jugu me Camërinë që mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar nga pushtuesi e kolonizatori me emrin Greqi, ashtu edhe nga Lindja dhe Veri-Lindja me Kosovën dhe trojet e saj nën IRJM, si dhe nga Veriu me trojet shqiptare nën Mal të Zi. 

Kam bindjen e patundur që, sikur të mos ishte Deti Adriatik, edhe Italia do vazhdonte të mbante të pushtuara e të kolonizuara pjesë të popullit dhe të trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike, ashtu siq po mbajnë pushtuesit e kolonizatorët serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë. 

Bile këta të fundit me gjenocid e kanë shpërngulur popullsinë shqiptare të Camërisë, të cilët këtu, në Republikën e Shqipërisë, njihen si camë, ashtu siq ka vepruar edhe pushtuesi serbë, menjëherë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me popullsinë shqiptare të Toplicës, një krahinë shqiptare kjo sa Kosova aktuale, dhe që shtrihet nga Bujanoci deri te Molla e Kuqe afër Nishit, popullsi kjo që jeton në Kosovën Protektorat dhe njihet me emrin muhaxhirë. 

Greqia, një shtet anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, në pllakatën e Parlamentit ka vendosur një hartë me emërtimin « Vorio Epir », ku janë shënuar qytetet shqiptare që aktualisht janë nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, si : Vlora, Saranda, Himara, Gjirokastra, Korca, Fieri, Lushnja dhe deri te Lumi Shkumbin. Dhe, ju Zonjë e nderuar, në vend që t’i thoni që ta heqë këtë pllakatë, sepse hapur shpreh pretendimet terrioriale të Greqisë ndaj një shteti të pavarur e sovran siq është Republika e Shqipërisë, ju me këtë akuzë, sa absurde po aq edhe banale, na akuzoni ne shqiptarëve dhe në rastin konkret edhe F.B.K.SH.-në dhe strukturat e tij, në kohën që F.B.K.SH. shumë qartë në Platformën Politike, të miratuar në Kuvendin Themelues, më 12 – 13 korrik 2003, në Pallatin e Kongreseve të Tiranës, për popullsinë shqiptare të krahinës së Camërisë kërkon, si më poshtë vijon : 

a) Camëve t’iu mundësohet riatdhetësimi dhe rikthimi në trojet e tyre etnike, prej nga me dhunë e gjenocid janë shpërngulur nga Greqia, ku mbi 250 mijë vazhdojnë të jetojnë si refugjatë në Republikën e Shqipërisë, si dhe po kaq shqiptarë camë që jetojnë në Turqi. 

b) Greqia camëve t’i kërkojë falje publike, ashtu siq veproi Gjermania me cifutët, për gjenocidin e ushtruar mbi ta, si dhe t’iu paguajë dëmshpërblimin për shfrytëzimin e pronave të tyre. 

c) Camët në Greqi të gëzojnë po aq të drejta sa gëzon edhe minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë. 

Dhe, pse Greqia e bënë këtë? Sepse, edhe ata ashtu si serbët gjithmonë ndaj shqiptarëve kanë zbatuar një politikë ofansive dhe sulmuese, si dhe luftëra pushtuese e kolonizuese, gjithëmonë sipas parimit „sulmi është mbrojtja më e mirë!“, që do të thotë se ata edhe pse janë më se të bindur se kurrën e kurrës nuk mund ta realizojnë magallo-idenë e tyre të të ashtuquajturit „Vorio-Epir“, por sillen kështu që ne shqiptarët të terhiqemi nga kërkesa jonë sa e drejtë po aq legjitime të zgjidhjes demokratike të cështjes madhore came, që është një dhe e pandarë nga cështja jonë madhorë, të cilës për zot po i del Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). 

Kurse, ne shqiptarët, gjatë gjithë historisë sonë të shkruar me gjak e barot, që nga periudha iliro - pellazge e deri më sot, kurrën e kurrës nuk kemi zhvilluar as politikë ofansive dhe rrjedhimisht as lufta sulmuese e pushtuese, por gjithëmonë kemi zhvilluar politikë devansive dhe rrjedhimisht edhe të gjitha luftërat tona që kemi zhvilluar kanë qenë luftëra mbrojtëse dhe çlirimtare. 

Kanë qenë pushtuesit sllavo-grekë ata që kanë pushtuar dhe aneksuar trojet tona shqiptare, aneksim këtë që e kanë legjitimuar disa konferenca ndërkombëtare, ndër të cilat është edhe ajo e fundit, Konferenca e vitit 1913, e njohur si Konferenca e Ambasadorëve në Londrë, apo Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. 

IV. 4. Zoti Adili, shprehja Shqipëri Etnike a nuk do të thotë që ju kur ta arrini qëllimin tuaj, të bashkimit kombëtar dhe të krijoni Shqipërinë e Madhe, do t’i dëboni pakicat dhe minoritetet greke, serbe, malazeze, sllavo-maqedonase dhe të tjera nga Shqipëria?! 

Unë: 
Më lejoni Zonjë e nderuar që, fillimisht t’iu them se po bëni një gabim shumë të madh dhe për mua edhe fatal, kur ju po thoni se ne duam ta bëjmë „Shqipërinë e Madhe“, sepse nuk ka dhe as nuk do të ketë Shqipëri të Madhe. 

Termin « Shqipëri e Madhe » e ka shpikur Serbia, që do të thotë se është gatuar në kuzhinat sllave të Beogradit, Moskës dhe Athinës, me qëllim që ne shqiptarët të na akuzojë sikur po kërkojmë që Shqipërisë t’i bashkangjesim troje të huaja, të cilat padrejtësisht ajo (Serbia) i quan të saj dhe fatkeqësisht këtë term po e përdorni edhe ju një diplomate e një shteti që ka traditë historike në diplomaci, siq është Britania e Madhe. 

Ka patur, ka dhe do të ketë vetëm një Shqipëri, as e madhe dhe as e vogël kjo, por një Shqipëri të atillë siq e ka falur Zoti. 

Ne e kemi përdorur termin Shqipëri Etnike vetëm e vetëm për të luftuar akuzën e armiqëve tanë, të cilët na akuzojnë se gjoja ne duam të bëjmë një „Shqipëri të Madhe“, që për mendimin t’im kërkesa jonë gjoja për „Shqipëri të Madhe“ mund të quhej si e tillë vetëm sikur ne shqiptarët të pretendonim territoret e Perandorisë Ilire, që shtrihej deri në Danub dhe Istër. 

Shqipëri Etnike nuk do të thotë se ne kur ta bëjmë ribashkimin kombëtar do t’i dëbojmë minoritetet nga Shqipëria. Përkundrazi, të gjitha minoriteteve sllavo-greke do t’ua njohim dhe garantojmë të gjitha të drejtat e tyre të garantuara me të gjitha konventat dhe rezolutat e së drejtës pozitive dhe publike ndërkombëtare. 

Dhe, për këtë populli shqiptar ka dhënë dhe po jep shembullin konkret me minoritetin grek në Republikën e Shqipërisë, që për mendimin t’im minoriteti grek, jo vetëm që i gëzon të gjitha të drejtat e tij, por edhe është i priviligjuar karshi popullit shqiptar në pjesën jugore të Shqipërisë, ku edhe jeton ky minoritet. Këtë po e ilustroj vetëm me një shembull konkret, nga shumë shembuj, ku për 4-5 nxënes në një fshat të Dropullit është hapur një shkollë, kurse nxënesit shqiptarë të disa fshatrave shqiptare këtë privilegj nuk e kanë, siq e kanë bashkëmoshatarët e tyre minoritarë grekë, por ata (nxënësit shqiptarë) nga disa fshatra duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për të shkuar te një shkollë e përbashkët. 

Pra, Shqipëri Etnike ne të FBKSH-së i quajmë vetëm trojet e Shqipërisë Historike, të Shqipërisë Reale, të asaj Shqipërie Natyrale ku bukës i thuhet bukë e ujit-ujë. Pse poltikanët dhe akademikët serbë nuk thonë Serbia Etnike, por thonë „Serbia e Madhe“?! Sepse, atëherë Serbi, „Serbi Etnike“ do të quhej vetëm ish pashallëku i Beogradit. 

IV. 5. Zoti Adili, serbët Kosovën e quajnë „zemër të Serbisë“, kurse ju shqiptarët thoni se ajo ka qenë krahinë shqiptare e Shqipërisë. Kujt t’i besojmë ne ndërkombëtarët, siq na quani Ju?! 

Unë:
 Zonjë e nderuar, ju duhet t’i besoni historiografisë, tanimë jo vetëm shqiptare por edhe asaj botërore, e cila ka arritur që të vërtetojë se serbët deri në shekullin VIII-të kanë arrijtur të vendoseshin mbi lumin Danub, dhe nga shekulli VIII deri në shekullin XII arrijtën edhe të vendoseshin në Ballkan. Këta ardhacakë nga Karpatet, fillimisht në trojet tona iliro-pellazge erdhën si krahë pune dhe punonin si qirakë te iliro-pellazgët. 

Ju Zonjë më herët më thatë se 4 muaj keni punuar në Kosovë. Besoj se keni arrijtur të kuptoni se serbët, si në Fushë Kosovë, në Gracanicë etj. janë të vendosur në tokë pjellore. 

Iliro-pellazgët si popull që e kanë vlerësuar shumë tokën pjellore shtëpitë e tyre nuk i kanë ndërtuar në tokën pjellore, por i kanë ndërtuar në troje malore, sepse tokën pjellore e kanë mbjellur. Serbët përderisa kanë qenë krahë pune në tokën pjellore të iliro-pellazgëve, fillimisht kanë ndërtuar kolibet e tyre dhe pastaj rrjedhimisht edhe janë martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. 

Iliro-pellazgët duke qenë një popull shumë fisnik dhe bujar nuk iu ka bërë përshtypje se do të vjen koha kur këta sllavë shërbëtorë jo vetëm do të vendoseshin përgjithmonë aty dhe nuk do të largoheshin kurrë, por edhe do të forcoheshin shumë dhe do të pushtonin trojet e tyre. 

Zonjë e nderuar, për mendimin t’im, ju nuk po arrini të dalloni se cka në fakt janë pronat dhe çka janë trojet. Serbët në Kosovë, ashtu si ata në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), si dhe malazezët dhe sllavo-maqedonët nuk janë të vendosur në trojet e tyre, dhe rrjedhimisht nuk aty nuk kanë troje të tyre; sepse, ata fillimisht janë të ardhur në trojet tona stërgjyshore dhe më pas gjatë historisë janë edhe okupatorë, pushtuesë dhe kolonizatorë të trojeve tona shqiptare. Është më se e vërtetë se ata, si të ardhur në trojet tona gjatë gjithë kësaj kohe, kanë krijuar edhe pronat e tyre, të cilat ose ua ka dhuruar shteti i tyre pushtues e kolonizator i trojeve të Shqipërisë, ose edhe i kanë blerë. Prona është e shenjtë dhe ata le t’i punojnë dhe gëzojnë pronat e tyre jo vetëm tani, por edhe në Shqipërinë e Ribashkuar. Edhe serbët që janë larguar nga Kosova dhe aktualisht janë vendosur në Serbi dhe Mal të Zi le të këthehen në pronat e tyre. Bile edhe ata serbë që akuzohen për krime lufte në Kosovë duhet të këthehen dhe të përballen me drejtësinë shqiptare, sepse fajësinë apo pafajësinë e tyre duhet ta vërtetojnë gjykatat shqiptare. Dhe, të jeni më se e sigurt që ne të FBKSH-së këtë gjë do ta kërkojmë gjithmonë nga ju ndërkombëtarët. 

Kurse, popullsia shqiptare e Çamërisë, e cila aktualisht ndodhet këtu në Republikën e Shqipërisë, në Çamëri nuk ka vetëm prona, siq pretendojnë këtë cështje ta paraqesin armiqtë e cështjes came. Çamët, fillimisht kanë trojet e tyre në Çameri, dhe krahas trojeve të tyre kanë edhe pronat e tyre, sepse historikisht camët në Çamëri kanë qenë një popull autokton në trojet e tyre stërgjyshore shqiptare dhe pronat ua ka konfiskuar dhe u ka shfrytëzuar e po vazhdon t’ua shfrytëzojë Greqia, dhe çamët nuk i lejon as që të shkojnë e t’i vizitojnë varret e të parëve të tyre. 

Pra, shqiptarët në Turqi, në Evropë, në SHBA, në Kanada dhe në Australi, si dhe ata shqiptarë që jetojnë e punojnë edhe në Beograd, që nuk janë pak se100 mijë, si dhe ata në Zagreb, në Sarajevë dhe në Athinë, të cilët atje kanë shkuar, ashtu siq kanë ardhur serbët te ne, dhe që kanë krijuar pronat e tyre. Pra, i kanë prona dhe nuk kanë troje. 

Edhe për muhaxhirrët e Kosovës, popullsi shqiptare kjo e ardhur nga krahina e Toplicës, një krahinë shqiptare që për nga madhësia është sa është sot Kosova Protektorat dhe që shtrihet nga Bujanoci dhe Podujeva deri te Molla e Kuqe afër Nishit, e shpërngulur me dhunë e gjenocid nga serbët, menjëherë pas shpërbërjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1882), ashtu sic veproi Greqia me popullsinë shqiptare të Camërisë (1945), dhe që aktualisht vazhdon të jetojë në Kosovë, ku nga popullsia vendase quhen muhaxhirë, ashtu si camët i posedojnë tapitë e pronave të tyre në Toplicë, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar ka të njejtat kërkesa sic i ka edhe për popullsinë shqiptare të Camërisë, si më poshtë vijon: 

a) Muhaxhirët e Toplicës të riatdhesohen në trojet e tyre stërgjyshore dhe Serbia t’ua rikthejë pronat e tyre. 

b) Serbia t’ua paguajë dëmshpërblimin për shfrytëzimin e pronave të tyre. 

c) Muhaxhirët e rikthyer në Serbi të gëzojnë po aq të drejta sa do të gëzojë minoriteti serb në Kosovën e sotme dhe nesër në Shqipërinë e Ribashkuar. 

Pra, gjithçka duhet të rregullohet në bazë të parimit të reciprocitetit, parim ky i sanksionuar edhe në të drejtën juridike ndërkombëtare. 

Por, Zonjë e nderuar, ju ndërkombëtarët aspak nuk po e respektoni këtë parim, dhe këtë që po iu them po e ilustroj vetëm me disa fakte, si më poshtë vijon: 

a) Pse serbët në Kosovë, që nuk përbëjnë as 5 % të popullsisë së përgjithshme të Kosovës protektorat, barazohen me shqiptarët në FYROM, të cilët edhe sipas statistikave të falsifikuara të sllavo-maqedonëve përbëjnë mbi 25 % ?! Pra, 5 % serbët në Parlamentin e Kosovës Protektorat kanë po aq deputetë sa edhe mbi 25 % shqiptarët në FYROM. Bile, ata (serbët) 10 vende i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin pa vota të popullit. 

b) Pse serbëve në Mitrovicën Veriore iu hapet Univeristet, i cili financohet nga buxheti i varfër i Kosovës Protektorat, edhe pse aty studjojnë kriminelët serbë që duartë e tyre i kanë lyer me gjakun e shqiptarëve të Kosovës, dhe pse kjo e drejtë elementare njerëzore e kombëtare nuk iu njihet shqiptarëve nën Serbi (të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) dhe shqiptarëve nën Mal të Zi (të Ulqinit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë), por bijtë dhe bijat e tyre për t’u shkolluar duhet të shkojnë në Prishtinë dhe në Tiranë?! Pse shqiptarët nën FYROM edhe pas luftës së vitit 2001 nuk kanë Universitetin e tyre, sepse një i ashtuquajtur universitet me 5 fakultete gjithçka mund të quhet por kurrën e kurrës jo universitet. Për të qenë universitet duhet të ketë minimum 12 fakultete?! dhe 

c) Pse Kosovën e quani multietnike dhe kështu nuk e quani as Serbinë dhe as Malin e Zi, kur dihet që edhe atje jetojnë jo vetëm shqiptarë por edhe pakica të tjera kombëtare, ndër të cilët janë edhe boshnjakët. 

Pra, Zonjë e nderuar, ju nderkombëtarët a keni një matëse për të gjitha kokat e njerëzve dhe në rastin konkret të të drejtat njerëzore e kombëtare të popujve të Ballkanit, apo për popujt tjerë dhe të drejtat e kokat e popujve sllavë keni një matëse tjetër dhe për popullin shqiptar dhe të drejtat e kokën e tyre keni një matëse tjetër?! 

Pse ne shqiptarëve na detyroni që, për t’i realizuar të drejtat tona elementare njerëzore e kombëtare, të kapim pushkët dhe pastaj të na sulmoni e thoni pse po i kapim pushkët?! Pse nuk e përmirësoni padrejtësinë historike të baballarëve e gjyshërve tuaj që na e bënë në vitin 1913 por po vazhdoni të silleni më keq se ata?! 

IV. 6. Zoti Adili, çka ju konkretisht kërkoni nga ne ndërkombëtarët, kur po vazhdoni të na akuzoni me akuza të tilla, siç po bëni edhe tani? 

Unë:
 Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) kërkon dhe do të vazhdojë të kërkojë që, ashtu si gjithë popujve të tjerë të Botës edhe popullit shqiptar t’i njihet dhe t’i garantohet njëra nga të drejtat më universale, e drejta e vetëvendosjes, që nënkupton që edhe populli shqiptar përmes të drejtës së tij, të garantuar nga dhjetëra konventa e rezoluta të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të vetëvendosë për fatet e veta. 

Shtrohet pyetja, se pse vetëm popullit shqiptar nuk i njihet kjo e drejtë legjitime?! Unë dyshoj se gjeneratat e reja të Evropës Plakë nuk keni arritur të kuptoni se me këtë vazhdoni Ballkanin ta mbani një „fuci baroti“, vetëm e vetëm se nuk jeni në gjendje të përmirësoni gabimin dhe padrejtësinë e madhe që gjyshërit dhe baballarët tuaj na bënë ne shqiptarëve. Por, mbajeni mend se nuk mund të ketë Evropë të Bashkuar dhe të sigurt e stabile, nëse kjo paqë e ky stabilitet fillimisht nuk sigurohet në këtë pjesë të Evropës, në Ballkanin „fuci baroti“. Evropa e Bashkuar, apo më mirë me thënë ju që dëshironi të krijoni një Evropë të Bashkuar, nuk duhet të harroni se ka forca dhe shtete që dëshirojnë dhe punojnë që Ballkani të vazhdojë të ngelet një „fuci baroti“, që sa herë që Evropa të pretendojë të arrijë stabilitetin e saj të ndizet „fucia e barotit“ në Ballkan dhe ky zjarr të destabilizojë edhe gjithë Evropën e Bashkuar. 

Nuk duhet të harroni se gjatë gjithë historisë Ballkani ka qenë urë kalimi i mpleksjeve të interesave apo ambicieve, qoftë kur Lindja ka patur për synim pushtimin e Perëndimit , si dhe anasjelltas, kur Perëndimi ka pretenduar apo ka sulmuar Lindjen. Për këtë kemi me dhjetëra shembuj konkret, që këtu nuk është as vendi, por nuk na premton as koha për t’i analizuar dhe potencuar. 

Pra, kërkojmë që përmes një referendumi mbarkombëtar, populli shqiptar të deklarohet, dëshiron të ribashkohet apo jo (PO ose JO) dhe nëse më tepër se gjysma e sovranit popull do të deklarohej kundër ribashkimit kombëtar, unë si Kryetar i FBKSH-së do të thirrja Kuvendin e Jashtzakonshëm të FBKSH-së dhe do ta pushonim aktivitetin e FBKSH-në dhe të gjithë strukturave adekuate të tij; sepse, ne nuk mund të dilnim kundër vullnetit të sovranit popull, bijë e bija të të cilit jemi ne pjestarët e FBKSH-së dhe luftëtarët e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). 

IV. 7. Zoti Adili, a nuk keni frikë që, edhe pse ju shqiptarët jashtë Shqipërisë e duani bashkimin shqiptar, do të dështoni në referendum, sepse shqiptarët këtu në Shqipëri nuk e duan bashkimin kombëtar? 

Unë:
 Aspak nuk është e vërtetë, Zonjë e nderuar, që shqiptarët këtu në Republikën e Shqipërisë të mos e duan ribashkimin kombëtar. 

Përkundrazi, unë kam bindjen e patundur se e duan edhe më shumë se shqiptarët në trojet shqiptare të pushtuara e të kolonizuara. Po të organizohej një referendum mbarkombëtar shqiptar, këtu në Shqipërinë Londineze unë kam bindjen se mbi 80 % e popullit do t’i thoshte PO ribashkimit kombëtar shqiptar. 

Është më se e vërtetë se kur një popull gëzon lirinë kolektive, siq është rasti me popullin këtu, i cili me dekada të tëra e ka gëzuar lirinë kolektive, të luftojë për lirinë individuale dhe të mos sakrifikojë për lirinë kolektive, sepse për këtë kanë sakrifikuar prindërit e tyre. Këtyre, shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, nuk iu ka munguar shteti dhe të drejtat e tyre kombëtare, ashtu sic na ka munguar shteti neve dhe sic na janë mohuar dhe po vazhdojnë që të na mungojnë dhe të na mohohen të drejtat elementare kombëtare neve shqiptarëve nën pushtimin e kolonizimin serbë, malazez dhe sllavo-maqedonas. 

Besoj të keni dëgjuar edhe ju se në luftën e Kosovës kanë luftuar shumë vullnetarë shqiptarë nga Republika e Shqipërisë, ndër të cilët edhe dëshmorët: Komandant Kavaja (Indrit Cara, i cili la Anglinë dhe erdhi në luftën e Kosovës, ku edhe ra dëshmor) dhe Komandant Tropoja (Tahir Sinani, i cili gjithashtu la punën dhe gruan me fëmijë të vegjël dhe shkoi dhe komandoi Zonën e Pashtrikut dhe në vitin 2001 Brigadën e Gostivarit, ku gjithashtu ra dëshmor dhe populli sot e quan Tahir Shqipëria), si dhe dhjetëra djem të tjerë që ranë dëshmorë në të tri betejat e zhvilluara në hapësirat shqiptare nga vitit 1998 deri në vitin 2001, si dhe shumë heronjë të tjerë që luftuan dhe sot janë gjallë, ndër të cilët edhe Adem Shehu, që komandoi Brigadën e Gollakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

IV. 8. Zoti Adili, kjo që ju sapo thatë është shumë e vërtetë. Dje një televizion lokal i Tiranës, Gjeli VIZION, bëri një sondazh me pyetjen: „Sot filloi gjyqi ndaj dy komandantëve të A.K.SH.-së që lufton për bashkimin kombëtar. Jeni ju pro apo kundër bashkimit kombëtar?“ Nga 100 telefonata 99 thanë PO dhe vetëm një shqiptar tha nuk e di a mund të arrihet. 

Unë: 
Pra, 99 % Po dhe 1% Apstenim, nëse do të mund ta quanim të tillë, sepse ai shqiptar nuk paska thënë se nuk e do ribashkimin kombëtar, por ka thënë nuk e di a bëhet, sepse në popull qarkullon mendimi se ribashkimi kombëtar nuk bëhet se nuk na lejnë të huajt, ata që na kanë ndarë, në rastin konkret Evropa Plakë; prandej, nëse vërtetë dëshironi që njëherë e përgjithmonë ta krijoni një imazh të mirë te populli shqiptar, unë do t’iu këshilloja që, gabimin dhe padrejtësinë historike që i keni bërë këtij populli, ta korrigjoni sa më shpejt që nuk është bërë tepër vonë, dhe këtë mundeni ta bëni, fillimisht duke rivendikuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, të vitit 1913, dhe pastaj popullit shqiptar t’ia mundësoni organizimin e referndumit mbarëshqiptar, përmes të cilit populli shqiptar në të gjitha krahinat e Shqipërisë Etnike në mënyrë plebishitare do të vetëdeklarohej, dhe me këtë rast do të realizonte të drejtën e vetëvendosjes, që nënkupton të drejtën e ribashkimit kombëtar shqiptar. 

Këtë gjë unë nuk e dija, por në përfundim të kësaj, më lejoni që t’iu them se, nëse populli këtu në Republikën e Shqipërisë nuk do të deklarohej me mbi 80 % pro ribashkimit kombëtar, edhe ju mos na lejoni që të ribashkohemi. 

IV. 9. Zoti Adili, më lejoni që t’iu them se që nga momenti që vendosa të vija këtu te ju, paraprakisht kam grumbulluar informacione të llojlljojshme për ju, por mos harroni se si shumë po na akuzon ne ndërkombëtarëve, prandej të lutem më thuaj se kur deri më tani ju shqiptarët keni dalë para nesh me një organizim siq është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe me një Platformë Politike Publike për bashkim kombëtar sic e ka organizimi politik me emrin FBKSH, te i cili nuk do të kishim as më të voglën vërejtje, bile do ta njihnim si palë në bisedime gjatë proceseve politike në vazhdim, sikur nga strukturat e FBKSH-së Ju ta hiqnit apo ta largonit krahun e armatosur, Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH). Pra, kam ardhur t’iu takoj dhe të bashkëbisedoj me Ju edhe këtu ku vazhdoni të jeni i arrestuar pikërisht, sepse Ju keni marrë një hap shumë civilizues por edhe me plotë sakrifica. Unë këtu erdha me porosi të Këshillit të Bashkimit Evropian, sepse aktualisht ju jeni lideri i këtij organizimi dhe ideologu i bashkimit kombëtar. Kurse, sa iu përket ju si individ, për të parë gjendjen tuaj individuale dhe respektimin e të drejtave tuaja si i paraburgosur, do të kishin ardhur zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, siç edhe mund të kenë ardhur deri tani. Pra, unë kam ardhur e deleguar nga Bashkimi Evropian, sepse jeni Ju që aktualisht po shtroni një alternativë tjetër për dallim nga e gjithë politika aktuale e të gjitha partive politike shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, siç e quani ju Shqipërinë e ardhshme të bashkuar, të cilën besoj se ju nuk do të arrini ta gëzoni, dhe më duket absurde që, përderisa edhe ju besoj të keni menduar se nuk do ta gëzoni këtë Shqipëri të Bashkuar, por megjithate po punoni dhe sakrifikoni për këtë ide kaq madhore të shqiptarëve. 

Unë: 
Nuk e di Zonjë se cfarë informacionesh ju keni grumbulluar dhe nga i keni marrë ato për të njohur dhe zbuluar personalitetin t’im, por unë jam më se i sigurt që gjithkund keni kuptuar se unë rrjedh nga një familje e varfër fshatare, që jamë rritur dhe shkolluar pa asnjë burse apo kredi nga ish fedarata jugosllave, por vetëm me djersën e familjes s’ime. 

Ma merr mendja që gjithashtu keni arrijtur të konstatoni se unë Gafurr Adili as nuk shitem dhe as nuk blihem, sepse nuk jam shitur dhe nuk jam blerë as te ish lidhja komuniste jugosllave, kur isha shumë i ri. Që në rini (18 vjec) jam rrjeshtuar në rradhët e Lëvizjes Atdhetare (të fshehtë) Shqiptare, por kurrë nuk kam qenë në drejtimin e asaj lëvizje atdhetare. Që nga korriku i vitit 2002 jam Kryetar i FBKSH-së dhe Komandant i Përgjithshëm i AKSH-së. Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është formuar më 4 dhjetor 1999, menjëherë pas shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga disa luftëtarë e luftëtare të UÇK-së, të cilët kishin konstatuar se misioni i UÇK.-së kishte mbetur në gjysëm të rrugës dhe nuk ishin pajtuar me shpërbërjen e UÇK-së, sepse siç dihet betimi i saj (UÇK-së) ka qenë betimi për ribashkim kombëtar, por që në fakt nga drejtuesit e saj u tradhëtua dhe u la në gjysëm të rrugës. 

Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk e kam krijuar unë, por e kam gjetur të krijuar, sepse ate e ka krijuar gjaku i dëshmorëve të kombit që ranë heroikisht gjatë luftës heroike të Kosovës, prandej nuk e kam as më të voglën të drejtë që unë të vendosë për fatet e AKSH-së. Gjatë gjithë kontakteve të mia, nga 11 marsi i vitit 2001 e deri te Kuvendi Themelues të FBKSH-së kam dhënë kontributin t’im maksimal që këta djemë e cuca shqiptare t’i bindë, gjë që më në fund edhe e arrita, që ky formacion i armatosur duhet të komandohet nga një formacion politik mbarëkombëtar, dhe konkretisht nga FBKSH, sepse kam patur bindjen e patundur që lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunës, dhe gjithcka fillimisht fillon me mjete politiko-diplomatike, pastaj vazhdohet me mjete politiko-demokratike të dhunës, dhe në fund përfundon gjithashtu me mjete politiko-diplomatike. Ne shqiptarët betejat në poligonet e dyluftimeve i kemi fituar, por i kemi humbur në poligonet e tavolinave diplomatike, siq ndodhi në Rambuje e Paris, në Konçul dhe në Ohër, sepse të tri ushtritë (UÇK, UCPMB. dhe UÇK-ombëtare) nuk drejtoheshin nga asnjë formacion politik, por udhëhiqeshin nga individë, të cilët herë prezantoheshin komandantë të përgjithshëm dhe herë si përfaqësuesë politikë të ushtrive përkatëse të sipërcekura. Pra, për statusin e AKSH-së nuk kam të drejtë të vendos as unë dhe asnjë individ tjetër përvec Organit më të Lartë të FBKSH-së, të përcaktuar në Statutin e FBKSH-së, dhe që është Kuvendi Kombëtar i FBKSH-së. 

Kurse, sa i përket asaj se gjoja edhe unë mund të jesha i bindur se ribashkimin kombëtar shqiptar nuk do të mundem ta gëzoj, konsideroj se po gaboheni shumë rëndë, sepse ju duhet të jeni më se e sigurt që shqiptarët doemos do të ribashkohen, sepse këtë e kërkon populli shqiptar. Për këtë që po iu them po e ilustroj vetëm me një shembull konkret, gjatë gjithë zgjedhjeve që po organizohen si këtu në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në trojet tjera, si në Kosovë apo nën IRJM, asnjëherë numri i votuesve nuk e tejkalon shifrën 40%, që do të thotë se 60% përqind e popullit shqiptar nuk i beson politikës aktuale dhe po kërkon rrugën e tretë, që në rastin konkret është rruga e ribashkimit kombëtar shqiptar, sepse dalëngadalë por shumë sigurt shqiptarët po bindet se vetëm të ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar do të munden të zhvillohen dhe të përparojnë si popujt tjerë të Evropës, të cilët këtë cështje e kanë zgjidhur një shekull më parë. Nuk mund të zhvillohet dhe të përparojë një trup i ndarë më dysh, që pjesën më të madhe të tij e ka të pushtuar e të kolonizuar. Pastaj, populli shqiptar e din shumë mirë që, ato pasuri që nuk i ka Republika e Shqipërisë i ka krahina e saj Kosova me trojet e saja, të cilat gjatë dhe pas vitit 1945 dhe më vonë në vitin 1954, iu aneksuan Republikës së Serbisë (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), Republikës së Malit të Zi (Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia) dhe Republikës së Maqedonisë (Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërcova, Gostivari, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri dhe Velesi), dhe anasjelltas, ate që nuk e ka Kosova me trojet e saj e ka Shqipëria. 

Në fund të fundit, zonjë e nderuar, edhe sikur unë të mos të arrijë që ta gëzoj ribashkimin kombëtar shqiptar, gjithë këtë që po e bëjë unë, po e bëjë edhe për një arësye tjetër, që nipërit dhe mbesat e mia të krenohen me mua, gjyshin e tyre, i cili në themelet e Shqipërisë së Ribashkuar ka vënë një gur, sepse njeriu kur vdes nuk e merr pasurinë me vete, por ate ua len pasardhsëve të tij, dhe unë dua që nipërve e mbesave të mia t’iu lejë një pasuri shumë më të madhe, që është krenaria kombëtare. Unë dhe të gjithë shokët e mi, të rreshtuar në rradhët e F.B.K.SH.-së, jo vetëm që kemi trashëguar Programin e Lidhjes Shqiptare (10 qershor 1878), por kemi trashëguar edhe idealin e rilindasëve tanë, të cilët shkrinin pasuritë e tyre për ta bërë Shqipërinë, kurse fatkeqësisht sot të gjithë politikanët tanë, si këtu në Shqipërinë Londineze ashtu edhe në pjesët e saj të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, po shkrijnë Shqipërinë për të bërë pasurinë për veten dhe pasardhësit e tyre. Pra, edhe ne pjestarët e F.B.K.SH.-së dhe luftëtarët e A.K.SH.-së po shkrijmë pasuritë tona dhe jemi betuar se do të japim edhe më të shtrenjtën tonë – jetën, për ta ribërë Shqipërinë. 
IV. 10. Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH.) ka marrë përispër disa aksione të kryera në territore të ndryshme në Ballkan. Parlamenti Zvicerian ua ka marrë strehimin politik dhe rezidencën në Zvicër, mbi bazën e akuzës se AKSH ka vrarë 20 policë serbë dhe maqedonas. Menjëherë pas aksionit te Ura e Ibërit, në Mitrovicë (në të cilin aksion mbetën të vrarë dy luftëtarë të AKSH-së, Islam Berisha dhe Hamëz Behrami, ky i fundit edhe epror i lartë i TMK-së), administratori i OKB-së në Kosovë, Zoti Shtajner, AKSH-në e shpalli « organizatë terroriste ». Sipas informacioneve tona, që ne kemi arrijtur t’i grumbullojmë, Ju Zoti Adili, keni urdhëruar që Kryesia Qendrore e FBKSH-së, përmes një deklarate publike, të merrte edhe përgjegjësinë për këtë aksion. Pse e keni bërë këtë kur shumica e bashkëpuntorëve tuaj kanë qenë kundër kësajë deklarate publike? 

Unë: Serbia dhe IRJM rregullisht Zvicrën e kanë akuzuar si strehuese të «terroristëve », siç na kanë quajtur dhe vazhdojnë të na quajnë ne clirimtarëve pushtuesit e kolonizatorët serbë dhe sllavo-maqedonas, sepse atje kemi qenë të strehuar politikisht, jo vetëm unë që po hakmerret shteti policesk zvicerian, por edhe ish lideri i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Zoti Hashim Thaçi me bashkëveprimtarët e tij, dhe së fundi edhe ish lideri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Zoti Ali Ahmeti. 

Dhe, përfundimisht Zvicra, një shtet mbi 700 vjecar, që pretendon se është shembull i shtetit demokratik dhe ligjor, në mënyrën më flagrante ka shkelur jo vetëm normat demokratike por edhe ligjet e veta që janë apo duhet të jenë të sanksionuara konform normave juridike ndërkombëtare, mbi të drejtat themelore të njeriut. 

Ndikimi i lobit serb në Zvicër është shumë më i madh se në cdo vend tjetër të Evropës. Unë këtë e kam vërejtur edhe gjatë gjithë kohës 18 vjecare që kam jetuar e vepruar atje. Lobi serb prej shumë kohësh është integruar në organet shtetërore të Zvicrës. 

Pra, vendimi i Parlamentit të Zvicrës përfundimisht më ka bindur se Zvicra kurrën e kurrës nuk paska qenë shtet demokratik, por ka qenë dhe vazhdon të mbetet vetëm një shtet policesk, sepse po të kishte qenë shtet demokratik dhe ligjor, siç është proklamuar dhe vazhdon të proklamohet, do të duhej të priste që të përfundonte procesi gjyqësor këtu në Tiranë dhe pastaj, nëse do të shpallesha fajtorë edhe të merrte një vendim të tillë që e ka marrë në kohën (shtator 2003) kur edhe u proklamua se prokuroria e Tiranës lëndën e ka dërguar në gjykatën e rrethit tëTiranës dhe shumë shpejt pritet të fillojë procesi gjyqësor. Për sa kohë je i akuzuar nuk do të thotë se je fajtorë, nuk do të thotë se i ke kryer ato vepra që paraqet pala akuzuese, në rastin konkret Serbia dhe IRJM, akuza të cilat aktualisht i përfaqëson qeveria, hetuesia dhe prokuroria e Republikës së Shqipërisë, sepse fajësinë apo pafajësinë e përcakton vetëm gjykata, dhe unë me përgjegjësinë më të madhe moralo-politike po iu siguroj që unë nga kjo gjykatë do të dalë i pafajshëm dhe do marrë pafajësinë. 

Them kështu sepse i gjithë aktiviteti im i deritanishëm ka qenë konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në Preambulën e së cilës decidivisht thuhet : « Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar… », si dhe në nenin 8, alinea 1, të së cilës, thuhet : « 

Por, mua nuk më bëhet aspak vonë, sepse unë paraprakisht, kur i jamë futur kësaj punë, që në vitin 1978, i kam llogaritur edhe reperkusionet ndaj meje nga armiqtë dhe tradhëtarët e kombit t’im, si dhe nga aleatët e tyre ndërkombëtarë, sepse unë jam përgaditur që për idealin t’im, që është një dhe i vetëm, ribashkimin kombëtar shqiptar, të dhuroj jo vetëm djersën por edhe më të shtrenjtën – jetën, ashtu siq kanë bërë shokët e mi të idealit, tani dëshmorë të kombit : Kadri Zeka, Nuhi Berisha, Enver Hadri, Abedin Rexha, Harun Beka, Femi Ladrovci dhe 7 luftëtarët e AKSH-së me në krye Komandant Lamin (Islam Berishën), të cilët Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-së dhe Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së tani më i kanë shpallur dëshmorë të kombit e të Shqipërisë së Ribashkuar. 

Kurse, sa i përket pyetjes suaj se pse kam urdhëruar që Kryesia Qendrore e FBKSH-së të dalë me deklaratë publike dhe të marrë përgjegjësinë për aksionin e kryer te Ura e Ibërit në Mitrovicën Veriore, po iu përgjigjem shumë shkurt : Edhe pse unë nuk kam patur dijeni për aksionin në fjalë, sepse njësitet tona kanë të drejtë të kryejnë aksione mbi bazën e vendimeve të tyre individuale, kudo që ata konsiderojnë që aksioni luftarak nuk cënon planin strategjik të F.B.K.SH.-së dhe të kombit shqiptar, siç ka qenë edhe aksioni në fjalë, ku Komandant Lami ka gjykuar se përmes asaj ure për në Beograd po transportohet pasuria e eksplotuar nga nëntoka e Kosovës, për çka edhe aksionin e kanë kryer në ora 4 të mëngjesit, kur nuk lëvizin trena me njerëz, ku mund të vriten njerëz të pafajshëm, qofshin këta edhe civilë serbë të pafajshëm, dhe akti realisht do të ishte një akt i pastërt terrorist, por në këtë kohë po lëvizin vetëm trena me mallra që transportojnë mallrat e eksploatuara nga kolonia e Serbisë me emrin Kosovë, urdhërova marrjen e përgjegjësisë për arësye, si vijon : 

E para, familjet e luftëtarëve që aksidentalisht dhe heroikisht ranë në këtë aksion nuk e dinin ku i kishin bijtë e tyre. Gjaku nuk mund të bëhet uj Zonjë. Ne nuk jemi nga ata që hedhim gurin dhe fshehim dorën. Ne dijmë të marrim edhe përgjegjësi, përderisa kemi vendosur që të marrim në dorë e të bartim mbi shpatulla edhe përgjegjësi më të mëdha kombëtare, ndër të cilat është ribashkimi kombëtar shqiptar. 

E dyta, përderisa të gjitha forcat e errëta kombëtare shqiptare dhe ata ndërkombëtare me të gjitha format dhe mënyrat e tyre të ndyra po përpiqen që përfundimisht ta prishin T.M.K.-në, kur kuptova që Hamëz Behrami gjithashtu kishte qenë edhe oficer i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjykova që, sikur ne të heshtim dhe të mos ta marrim përgjegjësinë, këta forca të errëta do ta shfrytëzojnë këtë armë në duart e tyre dhe T.M.K.-në do ta akuzonin për organizatë « terroriste », dhe me këtë armë përfundimisht edhe do ta prishnin, ashtu siç bëri më vonë Zoti Steiner me A.K.SH.-në, për cka nuk ka patur as të drejtën më minimale ligjore, sepse ai nuk është Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por është vetëm një administrator i OKB-së në Kosovë. 

Zoti Steiner ka patur vetëm të drejtën që një gjë të tillë t’ia kërkonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku si avokat i F.B.K.SH.-së, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të shkoja unë Kryetari i F.B.K.SH.-së, ku do të shpalosja një rezolutë të OKB-së, në të cilën thuhet se : « Komiteti Special i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, të gjitha organizatat clirimtare që luftojnë kundër kolonializmit duhet t’i mbështesi jo vetëm moralisht por edhe materialisht ». Dhe, unë besoj se do të arrija që A.K.SH. fillimisht të shpallej organizatë çlirimtare dhe pastaj të pasonte edhe mbështetja morale për luftën e saj të drejtë kundër kolonializimit sllavo-grekë. Por, Zotëria në fjalë, ka qenë më se i sigurt se një gjë të tillë nuk do të arrinte ta realizonte, sepse janë me dhjetëra konventa dhe rezoluta që veprimet dhe aksionet e tilla jo vetëm nuk i cilësojnë terrorriste, por përkundrazi, edhe i klasifikojnë si aksione çlirimtare dhe antikoloniale. 

Pra, ne e dijmë që ju edhe do ta prishni T.M.K.-në, sepse këtë edhe keni filluar ta bëni, përderisa ate e keni denigruar deri në një organizatë civile dhe zjarrfikëse, por unë nuk tolerova dhe as që do të toleroj ndonjëherë që këtë ta bëni me duart e F.B.K.SH.-së, që në të ardhmen F.B.K.SH. dhe A.K.SH. nga populli im dhe historia të gjykohen si shkaktare për prishjen e asaj që në popull njihet si trashëgimtare e të lavdishmes Ushtria Clirimtare e Kosovës, që sot quhen Trupa Mbrojtëse të Kosovës (T.M.K.). 

IV. 11. Zoti Adili, po flisni me gjuhën e Enver Hoxhës kur përdorni terminologjinë politke, siq është edhe shprehja pushtuesë e kolonizatorë. Që në fillim unë ju ua bëra me dije se ne kemi grumbulluar shumë informacione për ju. Na kanë thënë se ju, Kryetari i F.B.K.SH.-së, në xhepin, herë të këmishës dhe herë të palltos, po mbani fotografinë e diktatorit Enver Hoxha. Është e vërtetë kjo apo jo? 

Unë:
 Jo Zonjë e nderuar, aspak nuk është e vërtetë që unë në xhepin e këmishës apo të palltos të mbajë fotografinë e shqiptarit më të madh që ka lindur populli im, të pavdekshmit Enver Hoxha, sepse kam bindjen se po ta mbaja në xhep fotografija e Tij do të dëmtohej. 

Enver Hoxhën e kam në zemër. 

Dhe, Ju do më pyesni pse dhe unë po i përgjigjem si më poshtë vijon: 

Ishte ai bir i popullit shqiptar që popullin t’im e rrjeshtoi në krah të fitimtarëve, të koalicionit antifashist, pjesë e të cilit ishte edhe Anglia juaj. 

Kam bindjen e patundur që sikur populli im të mos e kishte lindur këtë birë më të devotshëm, si dikur Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, sot unë nuk do ta kisha këtë Shqipëri, sepse populli im do të ishte me humbësit, me koalicionin nazi-fashist, dhe humbësit gjithmonë dënohen, siq u dënua edhe Gjermania, apo te ne shqiptarët siq u dënua Camëria, jo vetëm nga shovinizmi grek por edhe nga ju nderkombëtarët, populli i së cilës krahine shqiptare nuk arrijti që të organizojë një levizje nacionalclirimtare, siç bëri populli i Kosovës Historike, dhe këtë e shfrytëzoi shovinizmi grek dhe në emër të akuzës për gjoja bashkëpunim të camëve me nazizmin gjerman kreu edhe gjenocidin mbi popullsinë shqiptare të Camërisë, dhe ju ndërkombëtarët jo vetëm që nuk ndërhytë fare për të parandaluar këtë gjenocid, por përkundrazi, në heshtje edhe e përkrahët dhe e miratuat këtë akt kriminal të kriminelëve fashistë grekë me në krye kriminelin Napoleon Zerva. 

Shqipëria, Zonjë e nderuar, është i vetmi vend në Botë që u clirua pa ndihmën e asnjë fuqie tjetër, por vetëm për vetëm me forcat e veta. Kur Anglia juaj, me në krye Curcilin, krijonte traktate miqësie me Hitlerin, shqiptari Mujo Ulqinaku me shokët e tij (6 prill 1939) në Durrës luftonte kundër këmishëzinjëve fashistë italianë. Çetat e para partizane, që pushtuesve fashistë ditën ua bënin terr dhe natën ferr, ishte çeta partizane e Myslim Pezës, çeta partizane e Haxhi Leshit dhe ceta partizane e Baba Fajë Martaneshit. 

Këtë kontribut madhor të popullit t’im të udhëhequr nga Enver Hoxha, ju ndërkombëtarët zonjë e nderuar, në vend që ta respektonit dhe ta vlerësonit maksimalisht dhe popullin shqiptar ta pranonit në gjirin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), aty ku në Konferencën e Parist (1945) në vend që të pranonit Republikën Demokratike Popullore të Shqipërisë, ju pranuat Bullgarinë, aleaten e nazifashizmit deri në vitin 1943, dhe Shqipërinë t’ime në OKB shumë vite më vonë, në vitin 1953. 

Dy herë rradhazi, kontributin tonë kombëtar në skenën ndërkombëtare, në vend që të na e shpërblenit na e keni injoruar dhe na keni gjymtuar e dënuar si popull e si vend. Herën e parë, në vitin 1913, kur na e copëtuat Shqipërinë, përkundër kontributit kolosal të popullit tonë me në krye Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, i cili për 25 vjetë me rradhë, krahas lufterave të tij për liri kombëtare të shqiptarëve, u bë edhe pengesa kryesore, apo më mire me thën parandaloi invadimin otoman mbi Evropën, dhe ju jo vetëm nuk na e njohët këtë kontribut, por përkundrazi, Shqipërinë tonë jo vetëm e copëtuat, por vazhduat ta konsideroni vetem si një shprehje apo nocion gjeografik. 

Këtë të fundit po ua ilustroj vetëm me një pyetje: Pse Anglia juaj i pranoi të gjithë mbretërit që u larguan nga shtetet e tyre ballkanike menjëherë pas pushtimit nazi-fashist dhe këta mbretëri edhe i njohu si mbretëri të shteteve përkatëse, kurse Ahmet Zogun nuk e pranoi dhe nuk i dha strehim, çka do të thotë se nuk e njohu si mbret të Shqipërisë?! 

Sepse, zonjë e nderuar ju nuk e keni njohur si shtet as Shqipërinë, por e keni quajtur vetëm si një shprehje gjeografike. Kjo u pa edhe në takimin e Jaltës, midis tre të mëdhenjëve: Rusveltit, Curcilit dhe Stalinit, në të cilën hartë që kishin vënë përpara këta zotërinjë askund nuk figuronte Shqipëria. Pra, Zonjë e nderuar, vetëm pas luftës heroike nacional-clirimtare të popullit t’im, i udhëhequr nga Enver Hoxha, Shqipëria jo vetëm u që bë realisht shtet por edhe u njohët ndërkombëtarsisht. 

E dyta, kur Hrushqovi erdhi në Vlorë dhe bashkëpuntorëve të tij iu tha : « Nga këtu Europën mund ta bëjmë kasaphanë », ishte biri i madh i Shqipërisë, ai i cili ashtu siq e dashti popullin shqiptar i ka dashur edhe popujt e Europës, që Shqipërinë e tërhoqi nga Traktati i Varshavës. Por ju, edhepse ngelët me gojën hapur dhe u habitët se nga ky popull i vogël dhe ky bir i Shqipërisë gjen forcën dhe guximin që t’i kundërvihet një superfuqie, siq ishte ish BRSS, në vend që t’i shtrinit dorën e përkrahjes, përkundrazi, ju perëndimorët edhe e izoluat dhe e luftuat Shqipërinë edhe përmes bandave diversioniste që i hidhnit në malet e Shqipërisë. 

IV. 12. Zoti Adili, e duani dhe respektoni Enver Hoxhën si nacionalist apo si komunist? Dhe, nëse e duani nacionalist, kur ta realizoni ribashkimin kombëtar në cilën parti politike shqiptare do të aktivizoheni? 

Unë:
 Si nacionalist shqiptar. 

Unë, Zonjë e nderuar, as nuk kam qenë dhe as nuk jam komunist, sepse nuk kam patur kohë dhe mundësi që të bëhem komunist, pasiqë gjatë gjithë aktivitetit t’im atdhetaro-politik, më është dashur të përpiqem për çlirimin e trojeve të mia nga pushtimi e kolonializimi sllavo-grekë. 

Përderisa trojet e mia shqiptare vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara, në kohën kur siq dihet pas Luftës së Dytë Botërore kanë përfunduar kolonitë dhe nuk ka të kolonizuar dhe kolonizatorë, por ka vetëm neokoloni, dhe mua dhe gjithë bashkëveprimtarëve e bashkëluftetarëve të mi na është dashur dhe ende po na duhet që të organizohemi për të fituar lirinë dhe pavarësinë kombëtare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në ballkan, në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane, rrjedhimisht del se nuk kemi patur as kohë dhe as mundësi që të bëhemi komunistë. 

Gjithashtu, nuk ka as pushtime klasike, por ka pushtime ekonomike. Dhe, janë rast unikat që trojet shqiptare të Shqipërisë vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara, me plotëkuptimin e fjalës të pushtimit e kolonizimit klasik nga pushtuesit dhe kolonizatorët klasikë, serbë, malazezë, sllavo-maqedonas dhe grekë. 

Kurse, sa i përket asaj se në cilën parti do të veproj unë në Shqipërinë e Ribashkuar, mund t’iu them se do të veproj në ate parti, programi i së cilës do të përfaqësojë interesat e mia personale, sepse nga vetë nocioni parti del se partia politike mbron dhe përfaqëson interesat grupore të një grupi apo shtrese të caktuar, të një klani dhe rrjedhimisht edhe të individit, i cili angazhohet në parti sipas interesave të tij individuale. 

Kurse, çështja madhore kombëtare shqiptare nuk është çështje e një partie të caktuar, dhe jo rastësisht Platformën Politike të F.B.K.SH.-së thuhet, si vijon: „F.B.K.SH. është bashkim vullnetar i forcave politike, organizatave e shoqatave joqeveritare, intelektualëve atdhetarë dhe i masave të gjëra popullore pa dallim krahine, feje, ideje, gjinie dhe përkatësie politike, që punon, vepron dhe lufton për ribashkimin e kombit dhe të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan, me emrin SHQIPERI...“ 

Zonjë e nderuar, a mund të më bindni mua me fakte që trojet tona stërgjyshore shqiptare nuk janë të pushtuara e të kolonizuara, apo më mirë të them, të më bindni se sllavët (serbët, malazezët dhe sllavo-maqedonët) dhe grekët nuk janë pushtuesë e kolonizatorë të më tepër se 70% të trojeve etnike të Shqipërisë Historike? Nëse vërtetë do të arrini që të më bindni se koha e pushtimeve dhe e kolonive klasike, si dhe e pushtueve dhe e kolonizatorëve klasikë paska përfunduar njëherë e përgjithëmonë, atëherë edhe unë me ju nuk do ta përdorja gjuhën e Enver Hoxhës. 

Si ka mundësi që në mes të Evropës të praktikohet pushtimi dhe kolonializmi kur propagandohet që kjo ka përfundur edhe në Afrikë?! Pse, vazhdoni popullin t’im, krahas popujve tjerë të Ballkanit, ta konsideroni si popull të kategorisë së dytë e të tretë?! Cfarë të këqijash u ka sjellur populli shqiptar, kur dihet se ky popull heroik ka lindur bijë si Skenderbeu dhe Enver Hoxha që armiqëve të njerzimit iu kanë thënë STOP, Skenderbeu Perandorisë Otomane dhe Enver Hoxha, fillimisht nazi-fashizmit dhe më vonë Perandorisë së ashtuquajtur Bashkimi Sovjetik. 

IV. 13. Zoti Adili, në janar të vitit 1998, këtu në Tiranë, keni patur disa takime me udhëheqës të organizatave të ndryshme ilegale të Kosovës dhe ju si përfaqësues legal (Zëdhënës) i Partisë Revolucionare Shqiptare (P.R.SH.), jeni përpjekur që të krijonit Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Pse nuk arritët ta realizoni këtë qëllimin? 

Unë: 
Ka shumë shkaqe, dhe arësyet janë të shumta që ne forcat atdhetare (të fshehta) nuk arrijtëm ta krijonim F.B.K.SH.-në apo Këshillin Kombëtar Shqiptar, siç pat edhe disa propozime tjera, për emërtimin e formacionit politik që do të udhëhiqte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në). 

Por, kam bindjen e patundur që sikur ta kishim krijuar një bashkim politik të të gjitha organizatave të fshehta (L.P.K., L.K.C.K., P.R.SH. dhe Komiteti i Trojeve Shqiptare) dhe të krijonim F.B.K.SH.-në, të cilit më vonë do t’i ishin bashkuar edhe shumë parti legale, shoqata dhe asociacione të tjera të Kosovës, si: Partia Parlamentare e Kosovë, Partia UNIKOMB dhe Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës, lufta jonë nuk do të ishte zhvilluar parcialisht sic u zhvillua, fillimisht në Kosovën Administrative, pastaj në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në fund në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit), por do të kishte marrë karakterin e Kryengritjes së Përgjithshme për liri dhe ribashkim kombëtar shqiptar, si dhe kjo luftë dhe çeshtja e pazgjidhur kombëtare nuk do të kishte ngelur në gjysëm të rrugës. 

Megjithate, të gjitha këta beteja të zhvilluara neve të F.B.K.SH.-së na kanë krijuar tri vlera të mëdha kombëtare, të cilat ne jo vetëm i vlerësojmë e i respektojmë maksimalisht, por edhe po përpiqemi që t’i shfrytëzojmë maksimalisht. 

Këta tri vlera të mëdha janë: 

- Vlera e parë është se në popull është vrarë frika. Nëse para luftës armiqtë tanë serbë dhe sllavo-maqedonas përmes dhunës popullit i kishin futur frikën, tani pas lufte kjo frikë është vrarë, dhe jo vetëm rinia heroike shqiptare por i gjithë populli nuk iu frikësohet policëve dhe ushtarëve, pavarësisht se cfarë uniforme mbajnë këta policë e ushtarë. 

- Vlera e dytë është përvoja luftarake, përvojë kjo që para tri betejave shqiptarëve iu mungonte. Nëse në Republikën e Shqipërisë kemi patur dhe kemi gjeneralë me akademi ushtarake tani pas tri betejave të zhvilluara kemi edhe gjeneralë që akademitë e tyre i kanë kryer në poligonet e dyluftimeve me pushtuesit e kolonizatorët sllavë. Pra, tani e në të ardhmen ne të F.B.K.SH.-A.K.SH. do të dijmë që shumë mirë të konsolidojmë akademinë ushtarake të Tiranës me ate të akademisë ushtarake të maleve të Shqipërisë Verilindore të pushtuar e kolonizuar. 

- Vlera e tretë është se, nëse dikur djemtë tanë, luftëtarët e luftetaret e U.C.K.-së duhej që të vrisnin mendjen për të gjetur një pushkë apo një kallash, si dhe ata t’i bartnin në krahë nëpër kufijtë administrativë, ku edhe shumë djemë e cuca na janë vrarë, tanimë drejtuesit e lartë të A.K.SH.-së nuk kanë nevojë fare ta vrasin mendjen për t’i gjetur ato, sepse i kanë në popull, dhe besoj se ata (eprorët madhorë të A.K.SH.-së) tani duhet me e vra mendjen ku me i gjet e siguruar raketat e sofistikuara. 

IV. 14. Zoti Adili, me përgjegjësinë më të madhe po ju them se ne, Bashkimi Evropian, jemi të gatshëm që Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar, ta pranojmë palë në bisedime për zgjidhjen e problemeve në Ballkan, por duhet ta largoni A.K.SH.-në nga F.B.K.SH.-ja, dhe në të ardhmen të mos e mbani si krah të armatosur të FBKSH-së. Dhe, Ju më herët më thatë se për këtë duhet të vendosë Organi më i Lartë i F.B.K.SH.-së, Kuvendi Kombëtar i F.B.K.SH.-se, por unë iu them se duke qenë të bindur se organizimi i një Kuvendi Kombëtar kërkon shpenzime dhe Ju posa te delni nga burgu nuk do të keni mjete financiare, ne jemi të gatshëm që t’i përballojmë të gjitha këta shpenzime, deri në 1 (një) million euro. Gjithashtu, bashkarisht do ta organizojmë edhe referendumin mbarëshqiptar, të cilin do ta mbështesim edhe financiarisht. 

Unë:
 E para, Zonjë e nderuar, edhe më sipër ju thashë se, unë as nuk shitem dhe as nuk blihem. E keni shumë gabim nëse mendoni të më joshni me para. Para kam pasur dhe kam sa të dua, sepse pasuria ime më e madhe ka qenë, është dhe deri në vdekje do të jetë ideali im për liri dhe ribashkim kombëtar, dhe se pasuria ime dua që të jetë krenaria kombëtare e nipërve dhe mbesave të mia për gjyshin e tyre që vuri një gur në themelet e Shqipërisë së Ribashkuar. 

E dyta, shqiptarët e Kosovës, në vitin 1992 me referndum plebishitar Kosovën e shpallën shtet të pavarur dhe sovran, por përkundër përpjekjeve maksimale të përfaqësuesve të Kosovës, nëpër kancelaritë botërore, ky vullnet i sovranit popull, jo vetëm nuk u respektua, por edhe u injorua. Ju as nuk donit të dëgjonit zërin e vullnetit të popullit të Kosovës. Kështu u sollët përderisa populli shqiptar i Kosovës nuk rroku armët. Avni Rrustemi në Paris dikur iu pat thënë: „Na detyroni të krisi pushka dhe pastaj na thoni pse krisi ajo“. Edhe vullnetin e shqiptarëve të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) përmes referendumit për Autonomi Politiko-Territoriale me të drejtë ribashkimi më Kosovën, të vitit 1992, ju nuk e njohët dhe e injoruat, siq nuk e njohët as referendumin e shqiptarëve të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), apo edhe ate të Sanxhakut, populli i së cilës, gjithashtu në vitin 1992, Sanxhakun e shpalli Krahinë të Republikës së Kosovës. 

E treta, e gjithë kjo ndodhte kështu sepse drejtuesit politikë të këtyre proceseve të sipërcekura e mbivlerësuan faktorin e jashtëm (ndërkombëtar) dhe e nënvfleftësuan faktorin e brendshëm (faktorin popull), dhe nuk organizuan asnjë instrument force, që kur të shtereshin të gjitha mjetet politiko-diplomatike, për të cuar në vend vullnetin e sovranit popull do të duhet të përdornin mjetet politiko-demokratike të dhunës, gjë që do t’iu detyronte që të mos e bënit veshin e shurdhër karshi kërkesave të përfaqësuesve nëpër kancelaritë tuaja, siq bëtë me politikanët pacifistë të Kosovës dhe të trojeve të saj. 

E katërta, ju duhet ta dini se jemi ne shqiptarët ata që më së paku, gjatë gjithë historisë sonë, që e kemi dashur dhe e duam luftën, sepse ajo sjellë vrasje, djegje dhe shkatërrime, dhe se në luftë jemi futur kur nuk kemi patur rrugëzgjidhje tjetër për të mbijetuar dhe për t’u mbrojtur nga aneksionistët dhe pushtuesit e shumtë shekullor. Edhe ne bijtë e ketij populli, që aktualisht jemi rradhitur në rradhët e F.B.K.SH. - A.K.SH.-së, aspak nuk e duam luftën. Por, edhe në rastin konkret sikur ju ta mbani premtimin tuaj të mësipër dhe pasi ne shqiptarët përmes referendumit ta shpallim ribashkimin kombëtar, dhe nga ana tjetër ta kishim prishur A.K.SH.-në, si mund t’iu besojmë se ju nuk do ta injoroni këtë vullnet të sovranit popull, kur ju e keni injoruar vullnetin e popullit tonë të shprehur përmes referndumeve të vitit 1992. 

Prandej, A.K.SH. edhe në të ardhmen do të qëndrojë si krah i armatosur i F.B.K.SH.-së dhe nuk do të vihet në veprim deri kur F.B.K.SH. të bindet se janë shterur të gjitha mjetet politiko-diplomatike për realizimin e Platformës Politike të F.B.K.SH-së, ndër të cilët është edhe realizimi i kësaj platforme përmes referendumit mbarëshqiptar. Por, në momentin që F.B.K.SH. të bindet se janë shterur të gjitha mjetet politiko-diplomatike të zgjidhjes së cështjes madhore kombëtare, ribashkimit kombëtar shqiptar, si dhe nëse ju do të vazhdoni që ta injoroni këtë kërkesë sa të drejtë po aq edhe legjitime të shqiptarëve dhe do ta bëni veshin e shurdhët karshi kërkesave tona të parreshtura, atëherë në shprehje do të vijnë mjetet politiko-demokratike të dhunës, bartëse e të cilave do të jetë Armata Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.). 

IV. 15. Zoti Adili, keni ndonjë porosi për Zotin Havier Solana? 

Unë:
 Gjithsesi se kam një porosi, të cilën kerkoj që Ju e deleguara e vecantë e Tij, t’ia transmetoni, që është një dhe e vetme, si më poshtë vijon: 

Ta faleminderoni nga unë për punën e Tij që po bën më shumë se unë për idenë e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm në Ballkan, me emrin Shqipëri. 

Them kështu, sepse sikur ju ndërkombëtarët Kosovës t’ia kishit njohur vullnetin e shprehur përmes referendumit të vitit 1992 dhe Kosovën ta kishit pranuar dhe njohur si shtet të pavarur dhe sovran, apo edhe sikur ta kishit pranuar dhe njohur edhe Autonominë Politiko-Territoriale të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit), të shprehur gjithashtu përmes referendumit të vitit 1992, apo edhe Autonominë Politiko-Territoriale me emrin ILIRIDA, po të vitit 1992, në këta hapësira nuk do të ishin zhvilluar tri beteja dhe F.B.K.SH.-së nuk do t’i ishin parapërgaditur tri vlera madhore, të cilat ua spjegova më sipër, dhe kur ne tani të kishim dalë me Platformën Poltike të F.B.K.SH.-së, unë kam bindjen se, jo vetëm nuk do ta gjenim këtë përkrahje nga populli shqiptar, por përkundrazi edhe do të ishim shumë të injoruar; sepse, populli do të ishte manipuluar shumë lehtë nga poltikuajt aktual, të cilët edhe sot e kësaj dite po përpiqen që ta manipulojnë me shpresa të kota se gjoja pavarësia e Kosovës do të na vjen si në pjatë nga faktori ndërkombëtar, manipulim dhe mashtrim të cilin ne e demaskojmë për çdo ditë, duke i thënë popullit se betimi i dëshmorëve të kombit ishte pavarësia e Kosovës siçpo përpiqen të manipulojnë politikuajt e vetëshpallur si të dalur nga lufta, por betimi i tyre dhe i gjithë U.C.K.-së ishte clirimi dhe ribashkimi i trojeve shqiptare me Shqipërinë. 

V. PËRFUNDIMI I PËRBALLJES 

Me Zonjën Walker e lamë që të takoheshim edhe jashtë, sepse siq më tha edhe ajo se shumë shpejt do të dilja nga burgu. U ngritëm dhe fillimisht ajo me përkthyesin e saj doli nga ajo salle, e cila atë ditë ishte zyra e F.B.K.SH.-së siç e quajti Zoti Xhemajl Qefalia ate zyrë të Burgut 313, ku u mbajt ky takim, që zgjati rreth katër orë, dhe më pas nga kjo sallë dola unë dhe shkova në dhomën e izolimit, ku pastaj gjatë kohës së shetitjes te dhoma e ajrosjes përafërisht gjithë debatin me Zonjën nga Europa ia tregova shokut t’im të bashkëvuajtjes, Taipit. 

Një javë më vonë Zonja Walker erdhi përsëri te Burgu 313, dhe po te ajo Zyrë u takua me shokun t’im, Taip Mustafa, për të cilin fillimisht, jo vetëm hetuesia shqiptare, por edhe ndërkombëtarët kishin dyshuar se mund të ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.), gjë të cilën që në fillim Taipi ia kishte mohuar Zonjës Walker. Atëherë Zonja Walker e kishte pyetur Taipin se mos vallë e dinte se kush ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të A.K.SH.-së, por që Taipi i ishte përgjigjur se, askush tjetër përvec Kryetarit të F.B.K.SH.-së, Z. Gafurr Adili, nuk e din se kush është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të A.K.SH.-së, dhe se është dashur ate pyetje (një javë më parë) të ma kishte bërë mua. Edhe me Taipin përafërisht të njejtat tema i kishin diskutuar, por kuptohet se jo edhe aq gjatë, sepse Zonja Walker kishte parë se të dy ne kishim të njejtin qëndrim politik për të gjitha problemet që i kishte shtruar Zonja Walker. 

Pas daljes nga burgu, Zonja Walker më kishte shkruar një letër në e-mailin t’im, të cilin sipas të gjitha gjasave e kishte siguruar përmes shërbimeve inteligjente të Republikës së Shqipërisë (SHISH), të cilët na përcillnin në çdo hap që ne lëviznim, kuptohet edhe kur unë shkoja në internet-kafe dhe ua këtheja përgjigjet gjithë atyre anëtarëve të F.B.K.SH.-së, të cilët në pamundësi për të ardhur me na pa, siq bënin me mijëra të tillë nga të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, mesazhet e urimit për daljen tonë nga burgu na i dërgonin përmes postës elektronike. Përmes këtij e-maili Zonja Walker më kishte kerkuar takim dhe me kishte lënë numrin që unë ta thirrja dhe t’i tregoja se kur unë do të kisha kohë dhe mundësi për të shkuar te Zyrat e Bashkimit Europian këtu në Tiranë. 

Në takim, unë dhe Taipi, shkuam në fillim të muajit shkurt të vitit 2004, kohë kjo kur nga një ftohje që e kisha pasur në muajin janar 2004, prej kohësh më kishte ikur edhe zëri dhe nuk flisja dot, por që më duhej që të shkoja në takim, sepse edhe Bashkimi Europian kishte shpallur “Listën e Zezë”, ku vetëkuptohet se unë isha i pari në këtë “listë…”, por që padrejtësisht në këtë “listë…” Bashkimi Europian e kishte futur edhe Taipin dhe ish Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof, dr, Fadil Sulejmanin.

Debatit përafërisht prej dy orësh, fillimisht u fokusua në kundërshitimit t’im për futjen në “Listën e Zezë” të Taipit, i cili nga gjykata e Tiranës ishte shpallur i pafajshëm dhe nuk ishte dënuar me asnjë ditë burg. 

Arsimi, e pyeta Zonjën Walker, i dëmton apo i përparon popujt?! I përparon mu përgjigj. Atëherë pse e keni futur profesor Fadil Sulejmanin, të cilin në vend që ta dekoronit për kontributin e dhënë, ju po e ndëshkoni ashtu siq e paten dënuar edhe pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas? Heshti Zonja dhe nuk ma dha asnjë përgjigje. Pra, Zonjë e nderuar, këta lista ju i përpiloni sipas porosive të pushtuesve e kolonizatprëve sllavo-grekë, të cilët ne shqiptarët na akuzojnë edhe si destabilizues të Ballkanit, për të cilën temë kemi diskutuar edhe atëherë kur më vizituat në Burgun 313 të Tiranës, për të cilat tema nuk e shoh të arësyeshme që të flasim sot, por që unë konsideroj se duhet të flasim për perspektivat e së ardhmes së Ballkanit dhe rrjedhimisht edhe të Europës; prandej, më lejoni që në emër të Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, t’u dorëzoj këtë APEL që ua kemi drejtuar gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare, ndër të cilet është edhe Keshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Europian. Zonja e morri APELIN në shqip dhe në anglisht, filloi ta lexonte dhe unë vazhdova : 

Kurse, sa më përket mua, i thash Zonjës Walker, aspak nuk më shqetësojnë listat tuaja t’ashtuquajtura të zeza, sepse unë jamë ruajtur dhe deri në vdekje do të ruhem që të mos futem në listen e zezë të kombit shqiptar. 

Më vonë Taipi ka zhvilluar edhe tre takime të tjera me Zonjën Walker, dy prej të cilëve gjatë muajit mars 2004, njërin para dhe tjetrin pas revoltave popullore të 17 e 18 marsit 2004, dhe takimin e tretë në muajin prill 2004. Sipas raporteve që më jepte Taipi, në takimin e parë Zonja Walker kishte vazhduar të kërkonte të dinte se kush ishte Shef I Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.). Kurse, në të takimin e dytë dhe të tretë, kishin diskutuar rreth revoltave popullore. Taipi ka mbrojtur qëndrimin e F.B.K.SH.-së, se këta revolta popullore i kanë degjeneruar shërbimet e huaja antishqiptare, ndër të cilët rolin kryesor e kanë luajtur shërbimet serbe, të cilët edhe i kanë djegur kishat dhe manastir serbe në Kosovë. Shqiptarët këta kisha dhe manastire kanë mundur t’i digjnin edhe gjatë luftës (1998-1999), dhe jo vetëm që nuk i kanë djegur, por përkundrazi, djemtë e cucat e U.C.K.-së edhe i kanë ruajtur këta kisha dhe manastire, sepse ata kanë qenë dhe janë kisha të ortodoksisë shqiptare, por që Serbia i kanë transformuar në kisha dhe manastire serbe. 

Tiranë, dhjetor 2003 – dhjetor 2009 

Mona Agrigoraiei: 

PASTHËNIE 

“Anmiku plak s’të bahet kurrë mik, e në t’u baft s’bahet i drejtë” Frang Bardhi (1606-1643)
 

Pa dyshim se një nga problemet më të ndjeshme të sferës së politikës së sotme shqiptare është çështja ende e pazgjidhur kombëtare, ne kërkohet që t’i ndryshojmë këto rrethana, të projektojmë drejt strategjinë tonë se si duhet të funksionojë diplomacia shqiptare dhe çfarë raportesh duhet të kenë shqiptarët me përfaqësuesit e shteteve të huaja apo të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. 

Libri i dytë i Mr. Gafurr ADILIT, “Përballja F.B.K.SH.-B.E.” nxjerr në pah vlera dhe virtyte politiko-diplomatike që paracaktojnë dhe trasojnë portretin e asaj që do të thotë diplomaci e mirëfilltë kombëtare, një diplomaci imune ndaj shantazheve, përkuljeve dhe rrjedhimisht edhe raporteve “feudale” të vasalitetit me qarqet përkrahëse të shteteve koloniale anti-shqiptare. Autori rrëfen detajisht për takimin që e ka pasur më 9 nëntor 2003, në cilësinë e Kryetarit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH.) me Shefën e Misionit të Bashkimit Evropian (BE) për Balkanin, zonjen Witoria Walker. 

I zhvilluar në kontekstin e procesit politik të montuar ndaj Gafurr ADILIT dhe Taip MUSTAFAJT, ky bashkëbisedimnuk qe fare i rastësishëm, ashtu siç nuk ishin të rastësishme as burgosjet, as akuzat të trilluara ndaj tyre. Shihet shumë qartë se të gjitha këto ishin pjesë të një plani tjetër të fëlliqur të Evropës Plake, të veshur në veshje të reja nuseje, që në vend që ajo të përmirësojë gabimin e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës së vitit 1913, ajo edhe më shumë të të thellohet në ujërat e fëlliqura të aprovimit në heshtje të kolonizimit sllavo-grek mbi trojet shqiptare. Çdo gjë që bëhet me fatin e shqiptarëve nuk është rastësi. Çdo gjë është e planifikuar dhe këto plane janë bërë në bashkëpunim me sllavo-grekët okupatorë, në kuzhinat greko-serbo-sllavo-maqedono-malazeze. Mirëpo, gabojnë rëndë në Bruksel, nëse besojnë se populli shqiptar është një fëmijë që dikush mund ta shtyjë me zorr në gjumë çdo herë kur fillon të qajë! 

Konkretisht, zonja Walker, erdhi në Burgun 313 të Sigurisë së Lartë të Tiranës jo vetëm t’ia”masë pulsin” zotit ADILI (siç e lëshoi si tullumbace “shakanë” në fillimin e takimit që sipas mendimit tim, kishte karakterin e një kërcënimi indirekt), por edhe ta “bindë”, madje edhe me shantazh financiar, për arritjen e një marrëveshjeje midis tyre (përkatësisht midis F.B.K.SH.-së dhe B.E.-së) për shkrirjen e strukturës ushtarake të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH.), gjegjësisht, Armatës Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.). 

Lexuesit e këtij libri duhet të kuptojnë që nga fillimi se çështja kombëtare është çështje e shtruar për zgjidhje nga pesha koloniale, këtë barrë me vendosmëri të paepur e ka marrë mbi supe një Lëvizje anti-koloniale, çlirimtare (siç ishte Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar me të gjitha strukturat e tij dhe siç është tani, pas legalizimit të FBKSH-së, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar) por, kjo Lëvizje nuk mund të ketë rezultate të duhura, nuk mund të imponohet si forcë reale para bashkësisë ndërkombëtare, pa pasur të gjitha mjetet dhe instrumentet politike, diplomatike, ushtarake, të inteligjencës, etj. 

Dhe rrjedhimisht, eliminimi i A.K.SH.-së prej F.B.K.SH.-së (i propozuar nga zonja Walker dhe mbarë B.E.-në) do të thoshtë, në ato kushte kohore, transformimin e F.B.K.SH.-së në një organizim pa asnjë peshë, siç janë sot edhe disa parti “shqipfolëse, me të cilët ndërkombëtarët po “luajnë” si macet me minjtë, duke e bërë pre të mjerën Shqipëri e copëtuar dhe e pushtuar, duke e bërë “vend transit” e llogoreve në betejat imperialiste për interesat e ruajtjes së ekulibrit të forcave midis tyre. 

Në fakt, ky premtim pa asnjë mbulesë ishte i ngjashëm me atë të Rambujesë, ku delegacioni shqipfolës parcialisht u “josh” se, nëse do të pranonte diktatin e autonomisë së Kosovës në kuadrin e Jugosllavisë, pas tre viteve do t’i akordohej popullit shqiptar të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes. Kurse pas njëmbëdhjetë viteve, akoma e drejta e vetëvendosjes jo vetëm se po i injorohet popullit shqiptar, për më keq, Kosovës së ngushtë iu rezervua gjithnjë e më shumë një “status” të “pavarësisë” me kokën nën Serbi dhe sipas modelit boshnjak. 

Mirëpo, është pjekuria politike e kombëtare, janë qëndresa dhe palëkundshmëria e fuqishme të Mr. Gafurr ADILI, përballë atyre që e hedhin poshtë pazarin e tmerrshëm, duke ua bërë të ditur se: “Unë, Gafurr Adili, as nuk shitem dhe as nuk blihem, sepse nuk jam shitur dhe nuk jam blerë as tek ish-Lidhja Komuniste Jugosllave, kur isha shumë i ri”. 

Dhe, në përputhje me vlerat kombëtare dhe me veprimtarinë e pandërprerë e tij 25 vjeçarë në radhet e Lëvizjes Atdhetare shqiptare, qëndrimi i tij para zonjës Ëalker (dhe pyetjeve të saja më shumë a më pak provokative) ishte dinjitoz, këtë qëndrim e artikulloi me fortësi dhe me vendosmëri për interesat e popullit shqiptar. 

Ai mbrojti, imponoi dhe nuk i cënoi në asnjë rrethanë të bashkëbisedimit, të drejtat e pakundërshtueshme të shqiptarëve për liri dhe ribashkim kombëtar. 

Ai ngriti zërin kundër padrejtësive dhe moskokëçarjes së Fuqive të Mëdha të Evopës Plake që dje dhe sot, i kanë shkaktuar vetëm vuajtje dhe vdekje, i kanë mbjellë vetëm masakra dhe dëbime të llahtarshme. 

Ai kërkoi që shqiptarët të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe korrekte me kombet e tjera të rruzullit tokësor, me pranimin e të drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, duke paralajmëruar në rast të kundërt, zgjerimin e përsëritshëm të zjarrit të “fuçisë së barutit” kolonial ballkanik mbi projektin e “Evropës së Bashkuar” dhe djegjen e tij në furrën e jostabilitetit dhe të luftërave. Këtyre bartësve të “stabilitetit” evropian të verbër dhe të shurdhër karshi çështjes shqiptare, edhe patrioti Abdyl Frashëri u ka paralajmëruar në kohën e Konferencës së Berlinit (1878) se: “Në rast se Fuqitë të Mëdha do ta dënojnë këtë popull trim dhe liridashës të mbetet në robëri dhe ca më keq të copëtohet midis shteteve fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë asnjëherë së luftuari për të përfituar pavarësinë kombëtare. Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet faktori i paqes dhe do të jetë si një digë kundër ekspansionizmit carist, i cili rrezikon jo vetëm Gadishullin Ballkanik, por edhe kontinentin evropian”. 

Pikërisht kur B.E. u përpoq me të gjitha forcat e saj se të çrrënjosë Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar me prapaskenat të kurdisura të një procesi politik kundër Gafurr ADILIT dhe Taip MUSTAFAJT, ose “ta bëjë “të vetin”…,”përballja F.B.K.SH.-B.E.” merr kuptimin e afirmimit të fuqishëm të të gjitha jehonave të revoltës për padrejtësitë të bëra popullit shqiptar me pranimin e pushtimit dhe kolonizimit greko-sllav mbi trojet të Shqipërisë. 

“Përballja F.B.K.SH.-B.E.” është një përballje midis dy koncepteve të kundërta diplomatike ndaj problemit të pazgjidhur shqiptar, pro e kundër gjallërimit të këtij ideali fisnik. Është një përballje midis të padrejtës dhe të drejtës që në afat të gjatë do të vazhdojë pa kompromis, deri kur Nëna Shqipëri me të gjithë bijtë të saj që ende janë të detyruar të jetojnë në kolonizimin dhe robërinë e rëndë të huaj sllavo-grek, do të bëhen një qenie e vetme territoriale, në shtetin e njësuar shqiptar që krejt natyrshëm do të quhet: Shqipëria e Ribashkuar. 

Rumani, mars 2012 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Facebook 'Like' Button
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free